10 arsye për ushtrime të mëngjesit

Disa prej njerëzve mendojnë se nuk ka shumë rëndësi se a do të bëni ushtrime në mëngjes apo në darkë. Sepse në fund prap rezultati do të jetë i njejtë, si në orën 7 të mëngjesit, si në orën 7 të mbrëmjes. Ndërsa një grup tjetër i njerzve, mendojnë se më mirë është në mëngjes të bëhet palestër, ndërsa grupi tjetër mendojnë  të kundërtën. Ka shumë debate lidhur me këtë çështje, se cila do të jetë koha më e përshtatshme për të bërë palestër. Mirëpo, tani do të prezantojmë 10 arsye pse duhet bërë palestër në mëngjes.

Përmirësojeni dijetën tuaj

Qëndrimi për kohë të gjatë në zyre dhe ngrënia e ushqimit, qëndrimi ulur në zyre prap pas ngrënies së ushqimit, janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shtimin e peshës si dhe në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme. Prandaj bërja e palestrës çdo mëngjes, është një mundësi e mirë, pasiqë trupi do të formësohet çdo ditë. Edhepse do të keni drekën tuaj të përditshme, ju do të arrini që t’a mbani trupin tuaj më të shëndetshëm dhe do të jetë edhe një gjë e mirë, sepse këto ndikojnë edhe në përmirësimin e dijetës tuaj. Kjo për faktin se metabolizmi do të jetë më i përgatitur në pranimin e ushqimeve të ndryshme dhe nuk do të ndikojë në shëndetin tuaj.

Fleni më mirë

Duke pasur një orar të gjërave të përditshme, atëherë do të keni edhe jetën më të organizuar. Nëse bëni palestër çdo mëngjes, atëherë trupi do të jetë më i relaksuar dhe do t’a keni më lehtë që t’i organizoni punët mbrenda një dite. Pra, pasiqë arrini ti vendosni gjërat e ditës në vendin e vet, atëherë do të jeni edhe më të qete dhe do të flini më lehtë, sepse nuk keni brenga në kokën tuaj.

Rriteni nivelin e disiplinës

Niveli juaj i disciplinës do të rritet dhe do të keni më shumë motiv, që çdo mëngjes të zgjoheni për të bërë palestër. Pra bërja e palestrës në mëngjes, përveç që do të rritë nivelin e disciplinës, që të zgjoheni çdo ditë në mëngjes, poashtu do të ndikojë edhe në kualitetin e jetës, sepse do të jeni më të disciplinuar në respektimin e orarit të cilin e keni caktuar në jetën e përditshme.

Rrite vetëdijen nervore

Palestra e mëngjesit është një veprim shumë i mirë, dhe më vonë do të vëreni vehten tuaj se do të jeni gjithmonë të gatshëm për çdo gjë dhe trupi do të jetë në gjendje që të përballojë pothuajse çdo sfidë, por kjo do të ndodhë nëse ju çdo ditë do të bëni palestër në mëngjes, para se të shkoni për punë. Pasiqë këto ndikojnë edhe në rritjen e vetëdijes nervore dhe ndikojnë në tru duke e furnizuar atë me oksigjen, edhe qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë.

Rregullojeni apetitin tuaj

Bërja e palestrës në mëngjes, poashtu ju ndihmon që apetiti juaj të jetë më i rregulluar çdo ditë. Gradualisht ju do të zbuloni se koha e ushqimit do të jetë sikur koha kur do të shkoni në punë, pra orari dhe apetiti juaj do të jenë të rregulluar.

Pastrojeni mendjen tuaj

Përmes këtij artikulli, nuk jemi duke u munduar që t’ju shtyejmë pa dashje për të bërë palestër, por jemi duke potencuar ndikimin e palestrës në shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Bërja e palestrës, ndikon shumë që mendja juaj të jetë më e freskët. Bërja e palestrës  çdo ditë para se të filloni punën, do t’ju bëjë që dita juaj të jetë më e freskët dhe do të largoni stresin. Pra kjo do t’ju ndihmojë që të mos jeni të ndikuar nga ditë të tëra me stres, por të keni ditë të tëra të palodhshme dhe pa stres.

Ju jep energji

A keni menduar ndonjëherë për palestër në versionin militar (ushtarak)? Është një mënyrë e mirë dhe të bën që të jesh më rigoroz në ushtrime të përditshme. Varësisht  nga koha dhe përgatitja juaj për të bërë palestër, por mos harroni kohën e mëngjesit si më të përshtatshme. Pra, duhet t’i veni vehtes rregull që ato të bëhen çdo mëngjes dhe duhet të jeni më rigoroz në këtë drejtim, në mënyrë që të mbani trupin tuaj më të shëndetshëm.

Vendoseni në funksion metabolizmin tuaj

Punoni më shumë në mënyrë që ta vendosni në funksion metabolizmin tuaj. Pra, ndezni motorrat tuaj sa më shpejtë që të jetë e mundur. Në këtë mënyrë, ju do t’a vëni në funksion metabolizmin tuaj duke e bërë që të konsumoj (djegë) më shumë kalori. Nëse jeni në grupin e personave të cilët tërë ditën janë të ulur në zyre, atëherë ata duhet patjetër që të bëjnë palestër në mëngjes.

Mos prisni

Ushtrimet në mëngjes duhet të bëhen pasi që trupi është i relaksuar dhe ka më shumë kondicion. Tani kur shkoni në palestër, mos prisni për ushtrime nëse dikush e ka zënë makinën tënde të preferuar, atëherë ju bëni ndonjë ushtrim tjetër deri sa të ju vijë rendi. Pra, nëse ju do të bëni palestër herët në mëngjes, atëherë do të keni një kënaqësi dhe lëhtësi të trupit që do ta ndieni gjatë tërë ditës. Mos prisni, filloni që tani duke bërë palestër çdo mëngjes.

Ndërtimi i orarit

Ju ndoshta do të keni mendimin më të mirë, kur thoni se palestër mund të bëni edhe gjatë kohës së pushimit të drekës ose pas orarit të punës. Por fatkeqësisht  lista e gjërave të cilat duhet t’i bëni gjatë ditës, është shumë e gjatë dhe do të jetë shumë e vështirë për të bërë palestër në kohën e drekës, ndërsa pas orarit të punës do të jetë e pamundur  që të vendosni këmbën në palestër. Por ju do të mund t’i shmangeni kësaj situate, nëse vendosni që ushtrimet t’i bëni në mëngjes. Pra nëse do të shkoni në mëngjes në palestër, atëherë do të keni kohë të mjaftueshme për të shijuar pushimin e drekës me kolegë, ose pas orarit të punës keni kohë të mjaftueshme për të bërë plane për punën ose familjen tuaj.

Kurdiseni alarmin

Është një metodë e mirë për t’u zgjuar në orën 7 në mëngjes. Provojeni dhe do të bindeni se si do të ndikoj pozitivisht tek ju, pastaj ajo do të bëhet një shprehi e përditshme. Palestra e bërë në mëngjes do të ju ndihmoj shumë gjate ditës dhe do të keni shumë përfitime për shëndetin tuaj. Mirëpo, nëse kjo nuk do të funksionoj me juve, ska gjë! Kjo është një ndër mënyrat më të mira tëe mbajtjes së trupit në nivel, të keni një metabolizëm më të shëndetshëm dhe do të ndiheni  më mirë gjatë gjithë kohës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *