Portokallin mund ta bleni gjatë tërë vitin në dyqanin e pemëve. Portokalli nuk është vetëm i njohur për copat e shijshme të ëmbla që ka brenda, që ka natyrë të lëngshme, si dhe një shije të ëmbël, por ai njihet edhe për përmbajtje të lartë të vitaminës C. Gjithashtu portokalli njihet si mollë e artë, ai përmban benefite të panumërta që përfshijnë shëndetin si dhe aspektet e bukurisë. Më poshtë mund të lexoni për 10 benefitet e shëndetshme që të përfitoni nësë hani portokall.

  1. Rrit imunitetin

Portokallli përmban sasi të mëdha të vitaminës C. Një portokall i madhësisë së mesme mund të ju plotësojë nevojat për tu ushqyer me vitaminë C deri në 72%. Pasi që vitamina luan rol të rëndësishëm si antioksidantë duke e mbrojtur trupin nga dëmtimet të shkaktuara nga radikalet e lira që prodhohen nga trupi. Ai gjithashtu zvogëlon inflamacionet në sistem imun që lidhen me sëmundjet si artritis reumatoid dhe osteoartritis. Sygjerohet që vitamina C luan rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit ndaj reagimeve të trupit, që mbron ate nga temperaturat e ulëta dhe kolli ose ndonjë infektim i ngjajshëm.

  1. Parandalon mplakjen e lëkurës

Ekziston një arsye përse portokalli përdoret shumë në industrinë e modës. Disa produkte të bukurisë që përfshijnë kremat për fytyrë, maskat, përmbajnë ekstrakt të portokallit si përbërës. Kjo është sepse vitamina C në portokall gjithashtu ndihmon në parandalimin e dëmtimit të lëkurës, duke eliminuar radikalet e lira. Vitamina C, që përfshihet në sintentizimin e kollagjenit, një kompoentë e rëndësishme për të mirëmbajtur dukjen e lëkurës në përgjithësi si dhe cilësinë e saj, duke parandaluar mplakjen e hershme dhe rrudhjen e lëkurës. Përveç vitaminës C, portokalli përmban edhe vitaminë A që ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetshme të membranave të lëkurës.

  1. Mbron sytë

Vitamina A e cila gjendet në portokall, ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetshme të membranave të mukozave në sy. Ajo gjendet në formë të komponimeve karotenioide si luteina, beta karoteni dhe zeaksantini, vitamina A është mbrojtëse e syve  ndaj dobësimit të syve si pasojë e moshës së shtyer. Ajo luan rol shumë të rëndësishëm duke ja mundësuar syve të thithin dritën.

  1. Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Ky është një benefit shumë i rëndëishëm i portokallit që lidhen me nivelin e vitaminës C në trupin tuaj. Radikalet e lira të cilat prodhohen gjatë reaksioneve të ndryshme në qeliza, mund të shkaktojnë oksidimin e yndyrës në gjak(kolesterolit), duke shkaktuar molekulat e oksiduara të grumbullohen dhe ngjiten në muret e arterieve, që më pas shkakton sulm në zemër, sëmundje koronare të arterieve, ose ndonjë shtrëngim në zemër. Vitamina C në portokall përkujdeset që këto radikale të lira të neutralizohen, duke luajtur rol në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ato përmbajnë edhe flavonoide si hesperidin që zvogëlojnë nivelin e yndyrës në gjak(kolestererolit) si dhe parandalon bllokimin e arterieve.

  1. Ndihmon në funksionimin e trurit

Acidi folat/folik i vitaminës B9 që gjendet në portokall, nxit një funksionim më të mirë të trurit dhe mirëmbajtjen e tij në kushte të mira. Në të vërtetë, këta ushqyes poashtu e bëjnë portokallin një pemë të shëndetshme për gratë shtatëzëna pasi që parandalon rrezikun që foshnja të ketë ç’rregullime neurologjike. Portokalli poashtu përmban fito-ushqyes që quhen polifenole që luajnë rol në zhvillimin e funksioneve të të mësuarit dhe kujtesës.

  1. Ndihmon në parandalimin e kancerit

Portokalli përmban komponime që quhen D – limonene që ka rol të rëndësishëm në parandalimin e lloje të ndryshme të kancerit si ai i mushkërive, gjirit, lëkurës etj. Për më shumë, antioksidantët dhe vitamina C ndihmojnë në nxitjen e trupit për një imunitet më të fuqishëm që ndihmon në luftimin e qelizave kancerogjene. Portokalli është një pemë me shumë fibra, që kontribuojnë në mbrojtjen nga sëmundjet kancerogjene. 10 deri në 15 përqind e njerëzve me raste të kancërit të zorës së trashë shkaktohen nga mutacionet ne ADN. Këto mutacione mund të parandalohen duke konsumuar Vitamina C që gjendet në sasi të shumta në portokall.

  1. Parandalon kapsllëkun

Portokalli përmban burime të shumta të fibrave, që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të barkut dhe zorrëve duke parandaluar problemet si sindromin e iritimit të zorrëve. Fibrat që gjenden në portokall ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe zvogëlojnë kohën e kalimit të lëngjeve të panevojshme, që parandalon edhe kapsllëkun dhe tendosjen.

  1. Përmirëson cilësinë e spermës

Vdekja është e pashmangshme, por trashëgimia jonë mund të jetoj përmes pasardhësit tonë. Antioksidantët dhe Vitamina C që gjenden në shumicën e pemëve, përfshirë edhe portokallin, përmirësojnë cilësinë dhe lëvizshmërinë e spermatozoidit për shkak te fertilitetit. Një vitamin tjetër i quajtur acidi folik është poashtu  një ushqyes i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetshme të spermatozoidit, që mund ta merrni nga portokalli. Ajo poashtu e mbron spermatozoidin nga dëmtimet gjenetike, që shkaktojnë lindje me probleme.

  1. E përsosur për diabetikët

Për shkak se portokalli përmban fibra të shumta, ai ka aftësi të përcjellë nivelin e sheqerit në trup, duke parandaluar diabetin. Është nje pemë poashtu e mirë për ata që vuajnë nga diabeti. Edhe pse ja duhet të rikujtojmë se portokalli i shijshëm ka shije të ëmbël, dhe pasi që diabetikët nuk  mund të hajnë gjëra të ëmbla, portokalli është e përjashtuar nga kjo gjërat që nuk mund të hahen nga diabetikët.

  1. Parandalon rënien e flokëve

Portokalli ka përmbajtje të vitaminës C që nevojitet për prodhimin e kolagjenit, që është i përgjegjsëhm për mirëmbajtjen e indeve në flokët tuaja. Askush nuk dëshiron të mos ketë flok fare në kokë, prandaj nëse hani vazhdimisht portokall, nuk do të keni rënie të flokëve në moshat e shtyera.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!