Bajamet mund të bëjnë mrekulli në lëkurën, flokët si dhe shëndetin tuaj në përgjithësi.

Bajamet janë të pasura me antioksidantë, përmbajnë vitamina E, yndyrëra dhe proteina si dhe disa ushqyes të tjerë të rëndësishëm. Marrja e përditshme e vajit të bajameve mund të trajtojë shumë sëmundje dhe probleme me flok.

Benefitet dhe përdorimi i vajit të bajameve për lëkurë, flokë dhe shëndet në përgjithësi

Vaji i bajameve për lëkurë:

Vaji i bajameve vjen në dy variante: me shije të ëmbël dhe ithtë. Vaji i bajameve që ka shije të ëmbël është më i njohur dhe i përdorur. Përmban benefite të shumta për lëkurën, flokët dhe shëndetin, duke e bërë të njohur si produkte të bukurisë.

Vaji i bajameve është një vaj i rëndësishëm që përdoret në aromaterapi dhe është i përshtatshëm për shumicën e llojeve të lëkurës. Përdoret poashtu si produkt për lëkurën e foshnjeve. Më poshtë keni disa benefite të vajit të bajameve për lëkurën.

Benefiti  1: E bën lëkurën më të shëndetshme

Vaji i bajameve është i pasur me vitamin A, B dhe E, që janë të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Në të vërtetë, shumica e produkteve për kujdesin e lëkurës përmbajnë këto vitamina. Vaji ndihmon në mirëmbajtjen e lagështisë të lëkurës dhe thithet në çast pa bllokuar poret e lëkurës. Mbi të gjitha, vaji i bajameve ndihmon në:

  • Përmirësimin e çehrës dhe kthimin e shkëlqimit të lëkurës
  • Ndihmon lëkurën të jetë më pak e tharë
  • Zbut lëkurën ndaj irritimeve dhe inflamacioneve të lëkurës
  • Lehtëson lëkurën ndaj irritimeve the tharjes
  • Ushqen lëkurën duke e bërë më të butë dhe të lëmueshme
  • Shëron buzët e qara dhe skuqjet e lëkurës

Benefiti 2: Zvogëlon nximjen e lëkurës përfundi syve

Nëse po kërkoni për një zgjidhje natyrale për të larguar nxirjet e lëkurës përfundi syve, vaji i bajameve është ilaçi i duhur për këtë gjë. Vetëm përdoreni vajin e bajameve përa se të fleni në mbrëmbje dhe do të ketë efektin e saj, përderisa ju të fleni. Për rezultate më të mira, bëjeni këtë gjë regulllisht për disa javë me rradhë. Do të keni më pak të nxier kapakët e syve si dhe perfundi syve.

Benefiti 3: Vonon shenjat e mplakjes

Vaji i bajameve është i shkëlqyeshëm të parandalojë shenjat e mplakjes duke rigjeneruar qëlizat e lëkurës dhe gjallëruar lëkurën, duke ju bërë të dukeni të ri, më të freskët dhe keni lëkurë më vezulluese.

Benefiti 4: Largon papastërtitë dhe qelizat e vdekura të lëkurës

Lëkura duket keq për shkak të qelizave të vdekura që mund të vie si pasojë e faktorëve të jashtëm si ndotja, papastërtia, djersitja etj. Në mënyrë që të largoni këto qeliza të vdekura të lëkurës dhe të keni lëkurë më të shkëlqyeshme, përzieni një smoothie duke copëtuar 4-5 bajame, një lugë të vogël me qumësht, një limon të vogël të shtrydhur, dhe një gram miell. Kombinoni këto dhe vendosini në fytyre për së paku 30 minuta para se ta pastroni fytyrën me ujë.

Benefiti 5: Zgjidhje e mirë për Psoriazen dhe Eczemën

Vaji i bajameve ndimon në zvogëlimin e inflamacioneve, kruarjen dhe skuqjen e lëkurës. Bëni një përzierje duke shtuar 2 lugë të vogla më vaj të bajameve, 5 lugë të vogla kamomile, 5 lugë livando, dhe 3 lugë vaji që përmbajnë vitamina E. Përdoreni këtë përzierje në lëkurë disa herë gjatë ditës për të lëhtësuar simptomet dhe larguar problemet e lartpërmendura me lëkurën.

Benefiti 6: Zvogëlon rrezitjen e lëkurës

Për shkak të ekspozimit ndaj diellit, shumë pjesë të trupit dhe fytyrës rreziten duke u bërë me ngjyrë gjithnjë e më të mbyllët. Nëse dëshironi të mos rrezitni ekstrem, bëni një përzierje me vaj bajamesh, mjalt, limon të shtrydhur dhe pluhur qumështi. Aplikoni pëtë përzierje në vendet ku jeni rrezitur shumë për 20 minuta para se të pastroheni me ujë. Kjo do të ju ndihmojë në largimin e tepruar të rrezitjes së lëkurës dhe kthejë lagështinë e lëkurës.

Benefiti 7: Zvënvendësues i kremës për duar dhe këmbë

Vaji i bajameve është më pak i yndyrshëm dhe një zëvendësues i përkryer për duar dhe këmbë. Për shkak se është i butë, ai thithet shpejtë nga lëkura. Për më shumë, lenë një erë të ëmbël në lëkurë. Për shkak se është i pasur me veti të zinkut, njihet si shërues i lëkurës si dhe lufton thatësinë në lëkurë në të gjithat pjesët e trupit.

Benefiti 8: Ndihmon në heqjen e grimit

Fakti se vaji i bajameve është shumë pak i yndyrshëm tregon se ai mund të shërbejë si një preparat për të hequr grimin nga fytyra. Ai hap poret e lëkurës duke siguruar që grimi është larguar në tërësi nga lëkura juaj. Për më shumë,  ai largon gjasta që aknet puçërrat të shfaqen në fytyrë.

Vaji i bajameve për flokë:

Vaji i bajameve i jep shkëlqim dukjes së flokëve dhe i bën të të duken më të shëndetshme. Përdoret mjaft shumë për trajtimet ndaj kujdesit të flokëve. Më poshtë lexoni si vaji i bajameve ndikon në shëndetin e flokëve.

Benefiti 9: Flokë të gjata dhe shëndetshme

Vaji i bajameve ëshë i pasur me burime të magnezit dhe përdoret  për prodhimin e produkteve të flokëve si shamponat, gellat etj. Mungesa e magnezit rezulton me rënie të flokëve. Përdorni vajin e bajameve për të bërë lëkurën e kokës të shkëlqejë. Kjo zvogëlon rënien e flokëve dhe përmirëson cilësinë e flokëve. Pas masazhimit, lageni në ujë të ngrohtë një peshqir dhe vendoseni në kokë. Kjo do të ju ndihmojë në thithje më të mirë të vajit ta bajameve nga lëkura e kokës.

Benefiti 10: Trajton zbokthin

Vaji i bajameve trajton zbokthin në lëkurën e kokës duke larguar qelizat e vdekura. Një përzierje e kulumbrit të copëtuar dhe vajit të bajameve e vendosni në kokë dhe më pas e leni për 30 minuta, më pas e pastroni kokën me ujë, dhe kështu e zbutni lëkurën e flokëve për të pasur flokë më të shkëlqyeshëm.

Benefiti 11: Zvogëlon inflamacionet e lëkurës së kokës

Lëkura jonë e kokës është çdo ditë e ekspozuar ndaj ndotjes, prodhimeve kemikale që qojnë deri tek inflamacionet. Dhe neglizhohet ky problem, mund të përballeni me zbokthin, infektimet e lëkurës së kokës, dhe rënien e flokëve. Vaji i bajameve duhet të përdoret rregullisht në lëkurë të kokës për të zvogëluar inflamacionet. Për shkak se përmban acide yndyrore, ajo e zbut dhe e bëm më të lagështa indet e lëkurës së kokës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, që ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit.

Benefitet shëndetësore të vajit të bajameve

Konsumimi i bajameve është shumë i dobishëm. Sidoqoftë, vaji i bajameve i ka benefitet e veta shëndetësore si më poshtë:

Benefiti 12: Parandalon sëmundjet e zemrës

Vaji i bajameve është i pasur me acide folike, yndyrëra të pangopura, proteina dhe kalium. Të gjitha këto janë dëshmuar së përmbajnë benefite për funksionimin e zemrës. Vetëm shtoni një lugë të vogël me vaj të bajameve në ushqimin tuaj ditor, për t’ë përfituar nga benefitet e tij.

Benefiti 13: Rregullon shtypjen e gjakut dhe nivelin e yndyrës në gjak (Kolesteroli)

Vaji i bajameve përmban kalium dhe pak sodë që ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut dhe nivelit të yndyrës në gjal (Kolesteroli). Kjo parandalon zhvillimin e problemeve që lidhen me zemrën.

Benefiti 14: Rritë imunitetin dhe ndihmon tretjen

Vaji i bajameve njihet per rritjen e imunitetit dhe konsumimin e rregullt që e bën trupin më të fortë për të luftuar sëmundjet e zakonshme. Përveç kësaj, vaji i bajameve është një pastrues efektiv që ndihmon në tretje.

Benefiti 15: Përmirëson kujtesën dhe forcon sistemin nervor

Vaji i bajameve përmirëson kujtesën dhe forcon sistemin nervor. Shtoni pak vaj të bajameve në një gotë me qumësht dhe konsumojeni rregullisht. Vaji i bajameve përmban omega-3 që e bëjnë edhe më ideale për t’a konsumuar. Baji i bajameve mund të përdoret si shtesë edhe në sallata.

Benefiti 16: Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zhvillimin e eshtrave tek foshnjet

Masazha me vaj të bajameve pëmirëson qarkullimin e gjakut në trup dhe ndihmon në zhvillimin e eshtrave më të forta tek foshnjet. Bëjini foshnjes suaj një masazh të rregullt me vaj të bajameve për të pasur një lëkurë më të butë si dhe eshtra të shendetshme.

Benefiti 17: Heq dhembjen dhe stresin në muskuj

Vaji i bajameve përmban veti analgjezike që ndihmojnë në heqjen e dhembjes dhe stresit në muskujt e tendosur. Disa lugë të vogla me vaj te bajameve të ngrohur, kur të bëni masazh në trup, do të ndikojnë në zonat ku i ndjeni të lodhura, ashtu që do të ndjeni se ata muskuj po ju lirohen gradalisht nga dhembjet.

Benefiti 18: Përkrahë thonjë të fortë dhe shëndetshëm

Për të pasur thonjë të fortë dhe shëndetshëm, bëjuni masazh më ca pika të vajit të bajameve. Kaliumi dhe zinku i bëjnë thonjët më të fortë dhe më të hidratuar, duke i bërë më pak të thyeshëm.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!