Mësoni më shumë për benefitet shëndetësore të ëmbëlzuesit më të vjetër në tokë. Bletëzat e gëlltisin, e tresin dhe dhe përsëri e prodhojnë nektarin për të bërë mjaltën; nektari përmban gati 600 komponime kimike. Neve na nevojitet bletëzat, ashtu që të bëjmë çdo gjë që ti shpëtojmë dhe ti mbajmë ato në këtë botë.

Mjalta është aq e mirë ashtu që ne e kemi future në superushqimet që duhet të jetë në kuzhinën tonë.

Benefitet shëndetësore:

  1. Parandalon sëmundjet e kancerit dhe zemrës

Mjalta përmban flavonoide, antioksidantë që ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut nga disa sëmundje të kancerit dhe zemrës.

  1. Zvogëlon ulçerën dhe ç’rregullimet e tjera gastrointestinal

Sipas hulumtimeve të fundit, është treguar se konsumimi I mjaltës mund të ndihmojë në trajtimin e ç’rregullimeve si ulçera dhe bakteriet gastroenteritis. Kjo mund të lidhet me benefitin e 3-të.

  1. Anti-bakterial, anti-fungal

E tërë mjalta është antibakteriale, sepse bletët I shtojnë enzimë që e formon hidrogjenin peroksid –thotë Petër Molan, drejtor I njësisë për hulumtime të mjaltës, pranë Universitetit Ëaikato në Zelandën e Re.

  1. Rritë performancën atletike

Atletët e lashtë grekë do ta konsumonin mjaltën dhe fiq të tharë për të rritur përformancën e tyre. Kjo është vërtetuar në ditët e sotme sipas studimeve të kohës së sotme, duke treguar kjo osht superiore në mirëmbajtjen e nivelit të glikogjenit dhe përmirsimit të kohës së rigjenerimit.

  1. Zvogëlon kollitjen dhe iritimet në fyt

Mjalta ndihmon në trajtimin e kollitjes, sidomos mjalta hikërrore. Një studim I kryer në 110 fëmijë, një dozë e vetme e kësaj lloj mjalte, ka qenë efektive në këta fëmijë po aq sa një dozë dekstrometrofan në çlirimin nga kollitja dhe të pasurit e një gjumi të mirë.

  1. Baraspesha e 5 elementeve

Mjalta është përdorur në mjeksinë auverdike në Indi për 4000 vite me rradhë dhe konsiderohet që ndikon në 3 materiale primitive të trupit në mënyrë pozitive. Është përdorur në përmirësimin e të pamurit, humbjen e peshës, trajtimin e mos të pasurit fuqi dhe ejakulimin e parakohëshëm, ç’rregullimet e traktit urinal. Mjalta njihet si “Yogavahi” përshkak se ka aftësi të depërtojë në indet e thella të trupit. Kur mjalta përdoret me barishte të tjera shëruese, ajo rritë cilësinë mjeksore të atyre barishteve dhe gjithashtu ndihmon ato të arrijnë indet e thella.

  1. Rregullon sheqerin në gjak

Edhe pse mjalta përmban sheqer të thjeshtë, nuk është I njëjtë sikur sheqeri I bardhë apo ëmbëlsuesit artificialë. Është saktësisht kombinim I fruktozës dhe glukozës që ndihmon trupin të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Disa lloje të mjaltës kanë indeks të vogël të hipoglicemikëve, kështu që ato nuk e nxisin sheqerin në gjak.

  1. Shëron plagët dhe djegjet

Përdorimi I jashtëm I mjaltës është treguar efektivë si një shërues klasikë. Spekulohet për efektin thatësues që sheqeri I thjeshtë në mjaltë me antibakterie kombinohen për të krijuar këtë efekt.

  1. Probiotik

Disa lloje të mjaltës përmbajnë sasi të shumta të bakterieve. Kjo përfshin deri në 6 specie të laktobacileve dhe 4 specie të bifidobakterieve. Kjo mund të shpjegojë shumë veti misterioze terapeutike të mjaltës.

  1. Lëkurë të bukur

Cilësitë antibakteriale janë posaqërisht të mira për lëkurën, dhe, kur përdoren me përbërës të tjerë, mund të bëjnë lëkurën të shkëlqyeshme.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!