Ky margaritar tropikal vie me një përmbajtje përplotë me të mira. Më poshtë i keni 10 arsyet përse duhet të konsumoni kokos ditëve të sotme.

Duke u ç ‘malluar për sheqer dhe humbjen e peshës, ka më shumë të mira për kokosin se që ne mendojmë.

  1. Të gjitha yndyrërat nuk formohet njësoj

Vaji i kokosit përmban acide yndyrore të ngopura dhe mesatarisht në formë zingjirore që është një formë e shëndoshë e yndyrërave të ngopura(MCFA) krahasuar me yndyrërat tjera. Konsumimi i yndyrërave tjera lidhet me problemet e zemrës, depresionit dhe rritjen e nivelit të kolesterolit. Çfarë do të thotë konsumimi i yndyrërave MCFA për trupin tuaj? Trupi jonë i metalizon këto yndyrëra në mëlçi, menjëherë duke shndërruar këtë në energji (si ushqyes për trurin dhe mendjen) në vend se të ruhet si yndyrë.

  1. Kontrollimi i peshës

Një studim i bërë ka shikuar në humbjen e peshës tek femnat që konsumojnë kokos dhe ka zbuluar se zvogëlon trashjen e barkut. Hulumtuesit kane zbuluar se vaji i kokosit lehtë tretet, dhe e mbron trupin nga rezistenca e insulinës. Filloni të konsumoni vaj të kokosit duke marrë nga një lojë këso vaji dhe me kohë rrisni konsumimin e tij deri në 4 lugë çaji me kokos në ditë.

  1. E lehtëson tretjen

Nëse vuani nga tretja ose fryrja e barkut, provoni të konsumoni vajë kokosi në dijetën tuaj. Tek vaji i kokosit është zbuluar se rregullon çrregullimet me tretje. Acidet yndyrore në kokos përmbajnë veti mikrobale, që do të thotë se kanë ndikim qetësues në baktere, kandida, dhe parazitë që shkaktojnë tretje të dobët.

  1. Menaxhon e diabetit të llojit të dytë

Në studim i fundit i bërë nga Istituti për Hulumtime Mjekësore i Garvanit ka gjetur se vaji i kokosit mbron trupin nga rezistenca e insulinës, duke zvogëluar rrezikun e diabetit të dytë. Yndyrërat MCFA janë mjaftueshëm të vogla për tu thithur në qeliza ku shpejt shëndrrohen në energji. Në këtë proces jo vetëm që zvogëlohet sasia e yndyrërave që ne e ruajmë në organizmin tonë, por edhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj rezistencës përballë insulinës.

  1. Mbështet imunitetin

Vaji i kokosit përbëhet nga yndyrërat e acidit laurik, acidi kaprilik dhe kaprik që përmban veti antifungale dhe antibakteriale për të forcuar sistemin imun. Acidi laurik përmban koncentratin më të madh të acideve yndyrore MCFA, përafërsisht 75%. Trupi e shndërron këtë yndyrë në monolaurin që thuhet se ndihmon në shërimin e viruseve si p.sh.: urdhjet, gripin, citomegalovirusin, helikobakterin pilor, dhe kandidan.

  1. Forcon metabolizmin

Një studim i shkruar në Ditarin e Nutricionit ka gjetur se vaji i kokosit forcon metabolizmin. Hulumtuesit kanë gjetur se të anketuarit që kanë konsumuar dy lugë çaji kokos gjatë ditës, kanë shkrirë më shumë kiloxhul se ata që kanë konsumuar më pak. Një metabolizëm i përshpejtuar ndihmon në sistemin imun të trupit dhe të qëndroni larg nga shtimi i peshës së tepruar.

  1. Trajtim i lëkurës

Kokosi nuk përdoret vetëm për gatim – është një hidrat i përsosur për trajtim të lëkurës. E mban lidhjen mes indeve të lëkurës në mënyrën më të mirë, që parandalon rrudhjen e lëkurës. Përdorni vajin e kokosit direkt në lëkurë për të zbutur paraqitjen e vijave të padëshiruara dhe lyni çdo ditë fytyrën dhe trupin për një shkëlqim të shëndetshëm. Sigurohuni që përdorni vaj kokosi pa ndonjë ekstrakt shtesë.

  1. Gatuhet në temperatura të larta

Për arsye se vaji i kokosit është një acid yndyror gjysmëzingjiror të ngopur, i jep një temperaturë me tymosje më të lartë më shumë se vajrat gjysmë-pa-ngopura ose mono-pa-ngopura. Nëse jeni duke përgatit recept që duhet gatuar në temperatura të larta, duke ta konsideroni vajin e kokosit për këtë qëllim. Ndryshe nga vaji i ullirit, që do të oksidohet në temperatura të larta, duke krijuar radikale të lira.

  1. Ndalon dëshirat për të ngrënë ushqime të ëmbla

Në vend se të shijoni një gjel sheqeri pasi të jeni kthyer nga puna, provoni të konsumoni një lugë çaji vaj kokosi të papërpunuar për të larguar dëshirën për gjëra të ëmbla. Kjo është për arsye se një yndyrë cilësore është më shumë e ngopur se karbohidratet, kështu që nëse zvogëloni konsumimin e gjërave të ëmbla, do të ndjeheni më pak grabitqar. Shumica nga ne nuk e kuptojnë por uria e vazhdueshme është arsye kryesore që trupi juaj nuk po ushqehet si duhet. Me sasi të proteinave dhe yndyrërave të duhura, mund t’i ushqeni rezervat e energjisë mirë, dhe largoheni nga konsumimi i gjërave të ëmbla.

  1. Gatimi me vaj të kokosit është i thjeshtë

Provoni këtë recept me përmbajtje të lartë të proteinave, glutenit:

1 tas bajamesh ose arra

1 tas datash organike

3-4 lugë çaji të pluhurit të papërpunuar të kokosit

Kokos i copëtuar(shikoni nëse nuk përmban konservantë)

Vendosni të gjithë përbërësit në një mikser të ushqimit. Rrotullojini në copëza të vogla në formë të topzave dhe vendosini mbi kokosin e copëtuar. Vendoseni pastaj në frigorifer për 15 minuta sa të jetë gati për servim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!