10 gjëra që duhet t’i konsumoni për trup më të shëndetshëm

Harrojini çokollatat apo pijet energjike, ushqimet e shëndetshme dhe bio mund të rrisin energjinë e trupit tuaj pa iu shëndoshur.

Perimet, agrumet dhe zarzavatet janë disa prej ushqimeve që mund të shtojnë energjinë e trupit tuaj duke ruajtur linjat.

Arroret

Janë ndër ushqimet më të pasura me proteina dhe rrisin energjinë trupore pa rritur peshën e trupit tuaj.

Jogurt

Kosi i frutave ose kosi natyral kanë vlera të larta ushqimore dhe i bëjnë mirë lëkurës, sidomos kosi natyror.

Salmoni

Është një ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të omega-3 i cili ul kolesterolin dhe lufton sëmundjet e zemrës. Gjithashtu iu jep shumë energji.

Kërpudhat

Një racion me kërpudha iu oforn gjysmën e sasisë së hekurit që i nevojitet trupit tuaj, përpiquni të mos ia ndani tavolinës suaj.

Spinaqi

Është i pasur me hekur, magnez dhe kalcium. Mund ta gatuani të zjerë apo sallatë.

Kunguj dhe fara luledielli

Janë të pasura me magnez. Ndihmojnë në forcimin e kockave dhe në relaksimin e muskujve.

Patatet

Përmbajnë hekur, karbohidrate, proteina të shumta, vitaminë C dhe D. Kot nuk quhen edhe “buke dhe gjellë” nga populli.

Uji

Megjithëse mund të duket si një shprehje tepër e rëndomte pa ujë s’ka jetë. Transporton oksigjenin në qeliza si dhe ul lodhjen.

Zarzavate të freskëta

Është thënë shpesh që zarzavatet dhe dietat mesdhetare janë idealet për shëndetin. Përpiquni të mos mungojë domatja, kastraveci apo specat nga tavolina tuaj.

Vezët

Dikur konsideroheshin të tepërta vezët sidomos nëse haje më shumë se 1 në ditë, por gjërat kan ndryshuar. Sa më shumë vezë të hani aq më shumë proteina dhe vitamina dom të merrni.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *