10 gjëra të pasakta për ushtrimet dhe palstrën

Nuk janë te rralla rastet kur edhe pas seancash të tëra stërvitjesh të mos mbetemi të kënaqur me rezultatet e arritura. Atëherë sigurisht që kjo do të thotë se diçka nuk ka shkuar për mire me ne.

Në ndihme në vjen një nga specialistet më të mire të fitness-it, Maik Ëiendenbach me librin e tij “101 Fitness Myths”, në të cilina ai zbulon 10 momente lidhur me fitnesin të cilat deri tani i dinim për të vërteta.

1. Ushtrimet fizike na lejojnë të shmangim anashkalimin e dietave. Kjo është e gabuar. Kjo pasi mënyra e të ushqyerit përcakton në masën 80% format trupore. Kështu që mbajtja e dietave konsiderohet si primare në këtë drejtim.

2. Palestra tonifikon muskujt. Në fakt muskujt janë gjithnjë të tonifikuara. Në të kundërt nuk do të kishim mundësi as të lëviznim. Stërvitja në fakt bën të mundur që të shkrihet dhjami që i vesh ato, duke i bërë më të dukshme.

3. Ushtrimet e femrave duhet të jenë të ndryshme nga ato të meshkujve. Në të dyja rastet duhet thënë se të dyja sekset kanë strukture muskulore të njëjtë, por ndryshimi përcaktohet nga prezenca e hormoneve që përcaktojnë një forcë të ndryshme të sistemit muskulor. Një tjetër ndryshim në stërvitje ka të bëjë me atë që femrat kujdesen më shumë për këmbët dhe meshkujt për krahët dhe që të dyja shpesh harrojnë gjysmën tjetër të trupit.

4. Femrat duhet të përdorin pesha më të lehta me më shumë përsëritje. Sipas specialistit, në fakt edhe femrat duhet të përpiqen të përdorin pesha më të renda më pak përsëritje.

5. Përpara stërvitjes duhet bëjmë seanca zgjatje muskujsh. As jo nuk është e vërtetë, pasi zgjatja dobëson muskujt ne masën 30% ndërsa zgjatja rrit mundësinë e dëmtimit te tyre. Kështu qe rekomandohet zgjatje vetëm pas stërvitjes.

6. Pijet proteinike ndihmojnë në uljen e peshës. As kjo nuk është e vërtetë. Këto lloj pijesh as nuk largojnë ndjenjën e urisë dhe as aktivizojnë tretjen.

7. Kaloritë digjen me aktivitet aerobik. Në fakt rekomandohet alternim i stërvitjeve aerobike, biçikleta, pedanat etj, me ato te forcës. Kjo ndihmon më shumë në djegien e kalorive.

8. Me stomak bosh digjen më shumë kalori. Në këtë rast digjen muskujt, që do të thotë se efekti është i kundërti i asaj që dëshirojmë. Ushqimi është karburanti i domosdoshëm për një seancë stërvitore.

9. Dhjami mund të eliminohet në një zonë të caktuar. Në fakt humbja e këtij indi bëhet uniformisht në të gjithë trupin, kështu që mënyra më e mirë për te arritur objektivin është stërvitja me intensitet e shoqëruar me një diete të hekurt.

10. Nuk duhet të hahet e verdha e vezës, por vetëm e bardha. Në fakt nuk është e saktë, e verdha e vezës ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Veç kësaj ajo është shumë e pasur në vitamina, kripëra minerale aq të nevojshme për stërvitjen dhe linja e trupit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *