Është shtruar pyetja shumë herë se a është me mirë të ushtrohet vetëm apo me partner?

Nese je një që ke ushtruar vet dhe tani je duke e menduar iden  për të marrë një partner, atëherë ne ju rekomandojmë që të gjeni dikë dhe të ushtroni bashkë. Ka njerëz që preferojnë të ushtrojnë vet në fitnes dhe nuk ka asgjë gabim pasi që shumë kanë arritur suksese duke ushtruar në këtë mënyrë.

Megjithatë, mund të ketë mundësi më të madhe për sukses nese dikush është aty për të ju ndihmuar, shtyer, motrivuar kur ju keni nevojë. Si fillim duhet ta kuptoni se ka më shumë për tu bërë partner i ushtrimeve me dikë sesa te ngritni pesha dhe ti ndihmoni njëri-tjetrit në pesha. Qe të jeni partner i mirë ne trening ju duhet të keni dëshirë që partneri juaj të arrijë sukses po aq sa dëshironi për veten tuaj. Edhe partneri juaj duhet të ketë të njëjtin mendim ose nuk do të mund te funksionoj ushtrimi së bashku.

1. Krijoni qëllime të ngjashme

Nuk do të iu ndihmoj të gjeni një partner i cili kërkon ti humb 15 kg dhe ju jeni duke kërkuar të shtoni peshë. Treningu juaj do të jetë i ndryshëm dhe qëllimet do të ndryshojnë bashkë me motivimin.

Nese dëshironi të keni sukses me qëllimet e juaja gjeni dikë që dëshiron të arrijë të njëjtin qëllim si ju, në menyrë që ta shtyeni njëri-tjetrin për të arritur maksimumin.

2. Shkoni në ushtrime me kohë

Keni dëgjuar ndonjeherë për thënjen “Nese jeni herët jeni në kohë dhe nese jeni në kohë jeni vonë”? Kjo është strategjia që duhet të përdoret kur ushtroni me partner

3.  Gjeni kohën e përshtatshme për t’i ndihmuar.

Janë disa persona të cilët nuk dëshirojnë të kenë askënd afër deri sa të arrijnë në pikën e dështimit (pikën e fundit) dhe janë të tjerët të cilët dëshirojnë që ju ti mbani duart në shufër gjatë gjithë kohës së ushtrimit.

Gjeni se cilën mënyrë e preferoni ju, e cilën partneri juaj në mënyre që të mos ketë keqkuptime më pas.

4. Kujdesuni për formën

Kujdesuni që kur është radha e partnerit tuaj të jeni vigjilent e jo të mendoni se qfare do të bëni më vonë. Nese partneri juaj është duke bërë diqka gabim ju duhet ti tregoni në mënyrë që ta përmirësoj formën e ushtrimit.

Gjithashtu edhe partneri juaj duhet të iu korigjoj gjatë gjithë kohës për gabime.

5. Pranoni kritikat

Nese dëshironi që partneri juaj të iu ndihmoj në zhvillimin tuaj, ju duhet ti pranoni këshillat dhe kritikat. Në një pikë ai ose ajo do të kuptoj që ju jeni duke bërë diqka gabim dhe do të ju tregoj.

Mbani mend se kritika nuk është ofendim mirëpo është këshillë që ju të përmirsoni formën e ushtrimeve dhe të arrini rezultate më të mira.

6. Kuptoni çka ju motivon

Që të jeni partner perfekt i ushtrimeve do te thotë më shumë se sa veçse t’i dini qëllimet e tjetrit. Ju duhet të dini se pse partneri juaj dëshiron të bëjë atë që është duke e bërë dhe ti rikujtoni atij ose asaj në ato 2-3 përsëritjet e fundit që dëshiron ta lëshoj peshën.

Diçka e thjeshtë sikurse rikujtimi i motivimit se për çfarë ata janë duke ushtruar mund të ngrisë partnerin tuaj në një nivel më të lartë. Gjithashtu tregoni partnerit tuaj se për çfarë jeni ju duke ushtruar në mënyrë që të iu motivoj kur keni nevojë.

Ato përsëritjet e fundit shpesh herë mund të bëjnë dallimin në mes të së mirës dhe perfektes.

7. Ndaleni telefonin

Përdorimi i telefonit gjatë ushtrimeve mund shumë lehtë të ju shpërqendroj prej qëllimeve tuaja të fintesit. Do të dëshironit që partneri juaj të përgjigjet në telefon kur jeni në mes të ushtrimit?

Për këtë arsye nuk është e preferueshme përdorimi i telefonave gjatë ushtrimeve.

8. Bisedat mbani në minimum

Nuk është shumë produktive që të përfundoni ushtrimet për një orë ose një orë e gjysmë nëse koha e planifikuar për këto ushtrime është 40 minuta. Ju mund të bisedoni para treningut edhe pas treningut sa të doni. Kur është koha për t’i filluar ushtrimet ju duhet të koncentroheni 100 % në ushtrime dhe të harroni gjithçka tjetër.

9. Bëhuni pozitiv

Nuk mund të theksohet sa është e rëndësishme kjo. Nëse shkoni në fitness me një qëndrim negativ atëherë edhe partneri juaj do të ndjehet në siklet  dhe asnjëri nga ju nuk do të arrijë sukses.

Nuk është shumë motivuese për partnerin tuaj nese ju shkoni ne fitnes me një qendrim negativ për ndonjë gjë që ka ndodhur në punë, në shkollë apo kudo tjetër. E di që ndonjë herë është shumë vështirë të i largoni mendimet negative kur keni ndonje ditë të keqe mirëpo ju duhet të koncentroheni në gjërat pozitive dhe të harroni ato negative gjatë qëndrimit në fitnes.

Të qenurit entuziast dhe energjik është faktor kyç në mënyrë që ju dhe partneri juaj të përfitoni sa më shumë nga bashkimi i forcave.

Nese partneri juaj i arrin qëllimet e tij/saj derisa jeni duke ushtruar bashkë, bëni shprehi që të jeni të gëzuar për të sikurse për veten tuaj. Ju keni luajtur një rol në suksesin e partnerit tuaj dhe është një shpërblim edhe për juve. Çdo arritje e qëllimeve është rast për të festuar. Bëni  këtë kur i arrini qëllimet e juaja dhe të partnerit tuaj.

10. “Tani gjeni partnerin tuaj të ushtrimeve.”

Ndjekja e këtyre 10 këshillave do të siguroj që ju dhe partneri juaj të përfitoni dhe ti shijoni ushtrimet bashkë. Është një gjë të keni sukses në fitnes vet dhe është edhe më e madhe të dini se e keni ndihmuar edhe dikë tjeter të arrijë sukses./ab/

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!