“Trupi juaj është reflektim i stilit të jetës tuaj”

Shpesh dëgjoni njerëz të thonë se kanë nevojë të ushtrojnë fitnes,po nuk mund të gjejnë motivimin. Por, mos harroni edhe atletët botërorë përjetojnë momente kur nuk janë të motivuar të ushtrojnë.
Ka shumë mënyra si mund ta motivoni veten dhe këtu mund të gjeni disa nga to. Edhe nëse keni shumë punë e angazhime ditore, ju duhet të keni prioritet kohën kur ju kushtoheni vetes.

1. Ndjenja pas ushtrimeve

Kur dilni nga palestra, ju ndiheni të fuqishëm, keni vetëbesim dhe ndjeni se mund të arrini gjithçka në jetë.

2. Koha kushtuar vetes

Ju duhet të keni kohë t’i kushtoheni vetes. Përderisa gjeni kohë të kujdeseni për të tjerët (fëmijët, burrin, gruan, familjen, shefin), ju shpesh neglizhoni kujdesin për vete. Prioriteti juaj duhet të jetë koha për veten dhe mos prishni orarin për ushtrime.
featured-content-large_ds-photo_getty_article_81_192_78362824

3. Ndjenja e zhgënjimit

Duhet të urreni ndjenjën e fajit, zhgënjimit kur nuk ushtroni fitnes, sepse kështu do të dini që keni humbur diçka shumë të rëndësishme, kur ju nuk shkoni në stërvitje.

4. Shpërblimet

Pas çdo ushtrimi në fines, ju duhet të shpërbleni veten me diçka. Nuk duhet të jetë diçka e shtrenjtë. P.sh. blini një libër një palë këpucë …nëse humbni motivimin, kujtoni se do të shpërbleni veten pas arritjes së qëllimeve ne fitnes.

5. Lirimi i stresit

Keni pasur një ditë shumë të stresuar në punë? Dilni nga puna dhe shkoni në fitnes. Do të lironi të gjithë stresin akulumuar dhe do të ndihmoni ndërtimin enjë trupi perfekt.

6. Do të mund të përdorni rrobat e vjetra

Kujtoni se në dollapin tuaj keni rroba që me të vërtet dëshironi t’i vishni, por ndoshta nuk ju pëlqejnë si ju rrinë. Ky është një motiv më shumë për ju. Mendoni sa mirë do të ndiheni kur të vishni rrobat që doni, pas një kohe të gjatë.

10 motivation scr4

7. Kohë për të menduar

Qëndrimi në palestër ju dhuron mundësinë të mendoni, mbase mund të gjeni edhe zgjidhje për problemet e ndryshme ditore që mund të keni.

8. Gjeni një partner për ushtrime

Kjo përpos që do të jetë argëtim për ju, që t’i bëni bashkë ushtrimet në palestër, por edhe do të jetë motiv që të shkoni vazhdimisht në palestër.

9. Angazhoni një trajner

Me të vërtet ja vlen, që të keni një trajner të ushtrimeve. Mbase vetëm për motivim dhe për mbajtjen e orarit, kjo do t’ja vlejë.
tumblr_n227tveKvy1tuhbxyo1_1280

10. Mbani një ditar të ushtrimeve

Njerëzit që mbajnë ditar të ushtrimeve kanë shancë më të mirë të arrini qëllimet që i kanë vënë vetes. Ditari juaj është një checkpoint personal për t’ju kujtuar juve cfare keni kaluar, ku jeni tani dhe cfare keni qëllim të arrini.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!