1. Konsumoni sa më shumë proteina

Përpjekuni që racionet e tuaja të ushqimit të përmbajnë sa më shumë proteina. Sigurisht që keni dëgjuar më herët që të konsumoni proteina do të thotë: 1 gramë proteina për gjysmë kilogrami peshë trupore. Proteina është e rëndësishme të gjejë vend në planin tuaj, nëse dëshironi të ndërtoni më shumë muskujt se sa që ti mirëmbani ato.

  1. Konsumoni llojet e duhura të proteinave

Sigurohuni që proteina t’i konsumoni nga burimet e duhura të ushqimit si mishi i lopës, qurrës, peshkut(salmonit), shpatullat e pulës, pluhurat e proteinave, të bardhat e vesë me pak të verdhë të vesë, qumësht të vluar, gjizë pa yndyrë.

  1. Konsumoni karbohidratet e duhura

foto1

Konsumoni karbohidrate komplekse siç për shembull: produkte të tërshërës, bukë nga gruri, oriz të bardhë dhe të kafët, patate të ëmbla, pasta nga gruri dhe quinoa. Duke konsumuar këto lloje të ushqimeve, do te keni nivel normal të sheqerit në gjak përgjatë ditës, në mënyrë që të keni energji të nevojshme për t’i përballuar ushtrimet intensive.

  1. Konsumoni yndyrëra të shëndetshme

Yndyrërat e shëndetshme janë të rëndësishme për shumë funksione në trup, si trurin dhe zemrën, rregullimin e hormoneve si dhe energjinë. Konsumoni sa më shumë yndyrëra nga burimet siç për shëmbull janë: vaji i peshkut, bajamet, avokado si dhe gjalpa natyrale e kikirikave dhe vajërat për sallatë.

  1. Konsumoni pemë dhe perime

foto2

Hani pemë dhe perime. Pemët dhe perimet përmbajnë  një mori të benefiteve duke përfshirë edhe burime të mëdha të fibrave, fotokemikaleve, vitaminave, mineraleve dhe sheqerit natyral. Kur të konsumoni perime, përpjekuni të konsumoni spanaq, bizele brokoli, si dhe nga pemët konsumoni më shumë banane, molla, qershia, boronica dhe grejpfrut.

  1. Konsumoni fibra

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë shumë fibra, ndihmon në të pasurit e një niveli të sheqerit në gjak në gjendje normale që ndihmon në formësimin e trupit. Fibrat gjenden në ushqime, prandaj ju bëjnë të qëndroni me gjatë pa ngrënë bukë.

  1. Mos hani shumë

Ne po ju tregojmë se çfarë duhet të bëni. Pra, këtu po ju tregojmë edhe një gjë: Mos e teproni me ushqim. Hani mjaftueshëm  ushqim për t’u ndjerë i ngirë duke konsumuar proteina të mjaftueshme dhe marrur energji për ushtrimet intenzive. Nëse hani përtej nevojave tuaja, do të shtoni peshë të padëshiruar.

  1. Proteina për mëngjes

foto3

Sigurohuni që të konsumoni proteina cilësore posa të zgjoheni në mëngjes. Diçka si për shembull vezët, duke konsumuar më shumë të bardhën e tyre, me pak të verdhë të vesë. Vezët treten më së lehti në organizëm dhe përmbajnë sasi të madhe të amino-acideve. Nëse filloni ditën më ushqime që përbajnë proteina, do të keni një nivel normal të sheqerit në gjak si dhe metabolizëm të rregulluar për tërë ditën.

  1. Ushqimi “Cheat-meal”

Cheat-meal nëse nuk e keni ditur, do të thotë që të hani jashta dijetës njëherë në javë, apo në të rrall. Hani një herë në javë këso lloj ushqimi në javë çfarë do që të dëshironi. Sigurisht që sasitë e mëdha të alkoholit dhe ushqimit fast food, nuk ju bëjnë mirë, por mos hezitoni të hani një ëmbëlsirë. Kjo do të bëjë trupin të qëndroj jashta rutinës ushqimore, por se qëndroni besnik ndaj dijetës ditën e nesërme.

  1. Relaksohuni dhe keni durim

Përparimi nuk do të ndodhë brenda natës. Me një planifikim të zellshëm dhe përpjekje, do të shpërbleheni në mënyrën më të mirë, kështu që mos u mërzitni dhe të nxitoni të bëni hap të madh. Relaksohuni dhe kënaquni më procesin e përparimit hap pas hapi.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!