Kemi numëruar ushqimët më të mira që duhet të gjenden në pjatën tuaj.

Gjoks qurre

1-fittest-food-artikullipare

72 Kalori për 100 gramë që shërbehen

Konsumoni në 3 racione të ushqimit gjatë javës

Bleni qurrë të qëruar, dhe ju do të keni 7 gramë proteina për muskuj për çdo 25 gramë. Qurra përmban vitamina B, zink(që njihet për prodhimin e spermatozoideve), dhe seleniumin që e lufton kancerin. Ajo poashtu përmban edhe sasi të mëdha të aminoacideve, dhe yndyrëra të pangopura. Është njëri nga llojet e mishit që konsumohet më së lehti dhe në forma të ndryshme, prandaj ju lehtë mund t’a hani gjatë javës dhe asnjëherë nuk do të konsumoni me shije të njejtë apo në formë të njejtë.

Vaji i ullirit

2-fittest-food-artikullipare

119 Kalori në një lugë çaji

Konsumoni 2 lugë çaji në ditë

Vaji i ullirit është i pasur me yndyrëra mono-pa-ngopura, duke e bërë një shtesë ushqimorë të përkryer për shëndetin e zemrës. Në të vërtetë, studimet tregojnë  që zëvendësimi i 2 lugëve të çajit me yndyrëra të ngopura me yndyrëra të pangopura mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Por ajo nuk është arsyeja përse duhet të konsumoni vajin e ullirit. Një studim i botuar në ditarin Nature, tregon që vaji i ullirit ka veti të fuqishme anti-inflamatore, që do të thotë se ndihmon në zvogëlimin i dhembjeve dhe ënjtjët sikur një dozë e ibuprofenit. Për më shumë, të gatuarit me vaj të ullirit dhe përdorimi i tij si shtesë në sallatë, ju mund të merrni edhe më shumë në dijetën tuaj duke përzier një apo dy lugë çaji në SHAKE proteinën ditorë që e merrni.

Quinoa

3-fittest-food-artikullipare

318 Kalori në një tas të mbushur gjysmë.

Konsumoni në 2-3 racione ushqimi gjatë javës

Gjasat janë se nuk keni edhe aq njohuri më këtë bimë ekzotike që rritet në malet Ande në Amerikën Jugore. Por ju duhet të dini për këtë bimë më shumë. Ka një shije të lehtë, e përsosur për ata që nuk i preferojnë drithërat. Edhe më mirë, ka përmbajtje të lartë të proteinave më shumë se çdo tjetër bimë në tokë, dhe përmban yndyrëra të pangopura të rëndësishme për shëndetin e zemrës. Quinoa përmban poashtu burime të fibrave dhe vitamina B.

Kokrrat e zeza

4-fittest-food-artikullipare

227 kalori për një tas

Konsumoni në 2 racione të ushqimit gjatë javës

Edhe pse janë të vogla në duke, këto kokrra mund të ju ndihmojnë të ndjeheni energjik më gjatë se çdo lloj tjetër i ushqimit që ju konsumoni. Arsyeja është e dyfishtë: ato përmbajnë fibra në nivele të larta, që mbushin barkun tuaj dhe ua jepin ndjenjën që jeni mbushur plotësisht. Dhe, ato përmbajnë forma komplekse të karbohidrateve në sasi të lartë. Por ndryshe nga mishi, ato nuk  përmbajnë yndyrëra të ngopura. Kokrrat e të gjitha llojeve kanë më së shumti ushqyes. Gramë për gramë, ato përmbajnë fibra kur shërbehen dhe konsumohen më shumë se çdo ushqyes tjetër i familjes se fasuleve.

Çaji i gjelbërt

5-fittest-food-artikullipare

2 Kalori për tas

Pini 1-3 tasa në ditë

Nga mbrojtja nga kanceri deri tek humbja e peshës si dhe zvogëlimi i zhvillimit të sëmundjes së Alzhemerit, çaji i gjelbërt ka treguar se mund të ndihmojë të trajtojë gati çdo sëmundje të rëndë. I ftohtë apo i nxehtë, nuk ka pije më të mirë që mund të pini. Nuk ju pëlqen çaji në qese? Atëherë bleni një ekstrakt të lëngshëm të çajit të gjelbërt. Dhe hedhni pakëz në çaj dhe shijojeni. Çaj i menjehershëm!

Vezët

6-fittest-food-artikullipare

74 kalori në ve të mëdha

Konsumoni 3-7 vezë gjatë javës.

Çdo vezë përmbanë 4 gramë amino-acide  që përmbrenda ruajnë vitaminin që quhet kolinë, që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Është një nga llojet e të ushqyerit që konsumohet rregullisht për rritjen e muskujve.

Qumështi

7-fittest-food-artikullipare

118 Kalori për tas

Pijini 3 gota në ditë.

E dini që qumështi është i mirë për trupin tuaj, por ndoshta nuk e keni ditur që mos konsumimi i produkteve të qumështit, e bën trupin tuaj të ndjehet jo mirë. Kur nuk konsumoni prodhime të këtilla aq shumë, trupi juaj lëshon hormone që i nxisin qelizat të marrin kalciumin dhe yndyrën. Kaloritë hyjnë këtu poashtu, ashtu që duhet të pini qumështin në gotë të xhamit. Vetëm së sigurohuni që pini qumësht. Janë disa komponentë në prodhimet e qumështit që ndihmojnë trupin në kontrollimin më të mirë të yndyrërave si dhe ruajtjen e sa më pak yndyrërave. Edhe pse këto komponentë mund të merren edhe në forma tjera, si për shembull në formë të suplementëve, që po ashtu preferohet, konsumimi i drejtpërdrejt i qumështit është mënyra më emirë për të përfituar nga të mirat që sjellë konsumimi i tij.

Uji

8-fittest-food-artikullipare

0 Kalori

Pini 2 litra ujë në ditë.

E dini se duhet të pini ujë më shumë, dhe ate për shumë arsye. Uji i largon toksinat nga sistemi juaj i organeve, rregullon temperaturën trupore, vepron si insulator për kyçet, parandalon gurët në veshkë, dhe furnizon trupin me një sërë mineralesh. Një trup pa ujë, nuk ka kuptim edhe nëse ushqeheni me gjëra tjera ushqyese.

Edhe pse uji  ju ndihmon në çdo mënyrë, mund të jetë shumë fuqishëm kur ju të vendosni të zbatoni ndonjë dijetë për humbjen e peshës. Nëse pini 2 apo 3 gota gjysmë ore para racionit të ushqimit, ju ndihmon të luftoni urinë që ju ka kapluar për bukë.

Nëse ju duket gjë e mërzitshme të pini ujë çdo ditë, atëhere mbaroni një limonadë që mund ta pini gjatë tërë ditës, ose bleni ndonjë aromatizues që ti shtoni ujit në shishe.

Bajamet

9-fittest-food-artikullipare

82 Kalori për  20 gramë të servimit të bajameve.

Konsumoni 3 herë gjatë javës.

Bajamet përmbajën proteina, fibra, dhe Vitaminë E, dhe të gjitha këto mundësojnë që të keni një zemër të shëndoshë, sistem të mirë të tretjes, dhe lëkurë të shëndoshë.  Edhe pse përmbajnë yndyrëra të pangopura, disa nuk i konsumojnë këto, sepse përmbajnë shumë kalori. Por mos e bëni këtë gabim. Njerëzit të cilët i kanë shtuar dijetës së tyre 50 gramë bajame në baza të rregullta. Ky ndryshim i dijetës ka dalë të jetë i suksesshëm duke mos pasur rritje në peshë. Pasi që arrat janë ushqim i fortë,duket që sasia e konsiderueshme e kalorive të tyre asnjeherë nuk thithen nga trupi.

Për të konsumuar më shumë bajame pëmes dijetës suaj, mbani një qese të vogël me bajame në tavolinën e punës tuaj dhe hajeni kohë pas kohë në vend të gjërave të vogla që i bleni në aparatin e shitjes së këtyre gjërave të vogla.  Ju mund ti bluani bajamet për t’i konsumuar pastaj si gjalpë ose pëzier edhe në Smoothies, ose t’a përdorni në vend të gjalpës së kikirikave. h.

Spanaqët

10-fittest-food-artikullipare

31 Kalori

Konsumoni 2-3 tasa gjysmë të mbushur me spanaq gjatë javës.

Kjo perime e gjëlbërt duhet të jetë në maje të listës së ushqimeve kur mendoni të konsumoni perime, si dhe në maje të listës së ushqimeve kur mendoni të mbani dijetë. Është e pasur me hekur, kalcium, fibra dhe vitamin C, që do të thotë se është e mirë për qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e organizmit në përgjithësi, eshtrat, dhe luftimin e sëmundjeve të ftohjes. Mirëpo shumë njerëz nuk dëshirojnë edhe aq shumë t’a konsumojnë këtë perime. Provojeni në mënyrë tinëzare. Vendoseni në filtere, picë ose copëtojeni për ta gatuar me diçka tjetër që jeni duke gatuar.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!