Proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat janë tre makronutrientët thelbësorë për shëndetin e organizmit tonë, për rritjen e funksionimin e duhur të trupit të njeriut. Proteinat, të cilat ndërtohen nga aminoacidet, ndihmojnë shtimin e peshës trupore dhe në uljen e kësaj të fundit nëse përdorni një dietë hipokalorike. Një teprim i sasisë së proteinave, nuk është e këshillueshme sepse çon në një punë shtesë të veshkave për eliminimin e mbeturinave. Një pjesë e aminoacideve esenciale për trupin duhet të vijnë nga proteinat shtazore dhe bimore.
Një mungesë në proteina shkakton debolesë muskulore dhe çrregullon funksionet e organizmit. Nevoja ditore e një të rrituri parashikon konsumimin e 0.75 gr proteina për çdo kilogram të peshës.
Më poshtë mund të gjeni listën e ushqimeve që përmbajnë proteina në sasi të konsiderueshme:
- Mishi i lopës dhe viçit, 36 gr proteina
- Frutat e thata, 33 gr
- Djathi i freskët, mocarela dhe gjiza, 32 gr për një porcion prej 100gr
- Mishi i pulës dhe gjelit të detit, në 100 gr gjenden 30 gr proteina
- Peshqit si toni e halibuti, 26 gr proteina në 100 gr ushqim
- Fileto gici, 25 gr proteina
- Soja, 17 gr proteina
- Veza, 13 gr proteina
- Kosi dhe qumësht soje, 6 gr proteina