Pa marrë parasysh shkakun për të cilin keni vendosurtë shkoni në palestër, do të duhej t’i hidhnit një sy disa këshillave që mund të ndërmerni para se të filloni me ushtrimet, çfarë pajisjesh do duhej të keni me vete dhe si do të bashkëpunoni me trajnierin tuaj.

Para dhe pas ushtrimeve, si dhe para vrapimit, një tendosje apo një ngrohje paraprakisht është gjithmonë e detyrueshme. Gjatë peshëngritjes muskujt tuaj mund të kenë ngërçe, prandaj një ngrohje paraprake është e domosdoshme.

Rrobat

Nëse vendosni se me çfarë ushtrimesh do të merreni, veshja juaj duhet të jetë sa më komode, nuk duhet t’iu shtrëngojnë dhe duhet të jenë prej pambuku.

Jeleku

Gjithmonë përdorni një model “sportiv”, në mënyrë që gjoksi juaj të jetë më I shtrënguar gjatë aktiviteteve tuaja fizike.

Peshqiri dhe papuçet

Gjithmonë mbani me vete një peshqir dhe një palë këpucë, për t’u siguruar se do t’u shmangeni infeksioneve të mundshme. Prandaj mos ecni këmbë zbathur në dhomën e ushtrimeve.

Mbathjet

Pjesa e poshtme e këpucës duhet të jetë më e fortë, në krahasim me të përpamen. Nëse keni vendosur të merreni me tenis, pingpong, atëherë këpucët tuaja duhet të jenë të një niveli të ulët. Në shtrime hyni me një palë këpucë të tjera, ndërsa ushtrimet i bëni me një palë të tjera.

Bashkëpunimi me instruktorin

Para se të filloni ushtrimet, gjithmonë konsultohuni me trajnerin për gjërat e tua fillestare, mënyrën e jetës suaj dhe për qëllimet që doni të arrini. Detyrimisht njoftojeni nëse vuani nga ndonjë sëmundje apo keni ndonjë pengesë.

Frymëmarrja

Është mjaft e rëndësishme që gjatë ushtrimeve të merrni frymë nëpërmjet hundës. Kështu lodhja do të jetë më e pakët. Merrni frymë pandërprerë. Sa më thellë të merrni frymë aq më pak lodhje do të ndieni.

Pini ujë

Me djersitjen tuaj gjatë shtrimeve humbin edhe mineralet, kështu që së paku duhet të konsumoni një litër ujë natyral. Nëse vendosni për ndonjë pije tjetër, atëherë zgjidhni ndonjë që përmban vitamin C.

Nxehja

Ushtrimi nuk duhet të fillojë pa një ngrohje. Muskujt e përgatitur për ushtrime janë më elastik dhe e durojnë më shumë lodhjen.

Të ushqyerit

Shmangiuni ushtrimeve me barkun plot, por edhe me barkun bosh. Nëse jeni të uritur nuk do të keni energji. Para se të fillonit ushtrimet do të ishte mirë të hani banana.

Ushtrimet dhe kilogramët

Nëse qëllimi kryesor i ushtrimeve për ju është largimi i kilogramëve të tepërt, atëherë mos e teproni, dhe mos jinni shumë të kënaqur me rezultatet që tregon peshorja. Një pasqyrë më të qartë e japin dukja dhe garderoba që keni veshur.

Mos i lini pas dore yndyrnat

Është mjaft e rëndësishme që të mbani një barazpeshë për trupin tuaj dhe për të mos humbur yndyrën në përgjithësi. Yndyra është një masë energjitike e cila e furnizon organizmin kur ka nevojë për të.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!