12 ushqime për më shumë fuqi gjatë ushtrimeve

Manaferrat, arrat, peshku janë “superushqime” në çdo moment, por ja cilat janë alternativat e tjera, veçanërisht kur doni diçka të shpejtë para se të dilni nga shtëpia për të shkuar në palestër.një burim natyral energjie.

Integroni në dietën tuaj ushqimet e mëposhtme. Kërkimet tregojnë se ato ju bëjnë të fortë, përmirësojnë metabolizmin, djegin yndyrnat e  largojnë stresin.

Tërshëra: Ju siguron fuqi të qëndrueshme kështu që nuk do të rrëzoheni që në përkuljen e 10-të apo të 11-të.

Rrushi i thatë: Rrëmbeni një grusht rrush të thatë kur keni një stërvitje të gjatë për një burim natyral energjie. Bananet: Janë po aq efektive sa pijet sportive për të mbajtur elektrolitet të balancuara dhe nje vakti i shpejte pa mundime.

Xhinxheri: Lufton të vjellat dhe redukton dhimbjen muskulore në 20 përqind.

Qershitë: Neutralizojnë radikalet e lira, duke garantuar rikuperim të shpejtë.

 

Shafrani: Kjo erëz do t’ju bëjë të mënjanoni ibuprofenin kundër dhimbjeve të muskujve.

 

Vezët: Këto burime të pasura të aminoacideve rikuperojnë dhimbjet e muskujve.

Proteinat Whey: Janë materiali bazë për abs të tendosur dhe gluteale të tonifikuara.

Salmoni ose toni: Proteinat e tyre nxisin muskujt për të nisur procesin forcues.

Fistikët: Hiqni urinë pas stërvitjes me këto fruta të thata që mund t’i mbani nëpër xhepat tuaja.

Panxhari i kuq: Këto perime ju bëjnë të shtyni më fort me më pak mundim gjatë stërvitjes.

 

Bishtajat e sojës (Edamame): Janë të dobishme në djegien e proteinave dhe janë të pasura me fibra.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *