Çfarë vlere ofrojnë ushtrimet me topuz në fizikun tonë?

Me siguri e keni parë një topuz në të kaluarën, me shumë gjasa në televizion, e keni parë edhe në palestër por nuk jeni të sigurt se si ta përdorni këtë vegël. Për këtë na ndihmon Grant Weeditz me profesion arkitekt i trupit tek ‘Anatomy 1220’ në Miami, Florida, i cili ka 16 ushtrime të cilat mund t’i inkuadroni menjëherë ne programin tuaj të stërvitjes.

Pra cka e bënë speciale këtë vegël? Weeditz thotë se topuzi ju ndihmon për të kontrolluar më shumë forcën dhe stabilitetin me ngarkesa relativisht të lehta. Duke ngritur pesha të lehta kjo i bie që të kemi më pak stres në nyje dhe gjithashtu kjo vegël shërben si ndihmesë shtesë për të ngritur peshat e rënda. Gjatë procesit të stërvitjes duke përdorur lëvizje dinamike muskujt do të ndërtohen, forcohen dhe zgjaten.

Lëvizjet e preferuara të Weeditz-it me topuz janë lëvizjet anësore, si për shembull zhvendosja anësore dhe zhvendosja anësore me shtrirje, ai i preferon këto sepse janë lëvizjet më të mospërfillura në një program stërvitor standard. Këto ushtrime shpesh janë të shoqëruara me ‘squats’, me peshëngritje dhe ‘lunges’. Lëvizjet apo ushtrimet të cilat nxisin aktivitetin e duarve, krahëve dhe pjesës së pasme (shpinës) ndikojnë që ju të keni një trup më të forcuar dhe me muskuj, dhe sinqerisht do të ju sugjeroja që të gjeni një pajisje apo vegël përafërsisht të njejtë sikurse ‘topuzi fitnesit’ në mënyrë që ju të filloni të vëreni rezultate në trupin tuaj.

Ju mund t’i bëni disa ushtrime me këtë vegël pa pushim dhe ti përsërisni herë pas here për 5 deri në 10 minuta.  Gjatë ushtrimeve ju mund të shpalosni edhe kreativitetin tuaj, në linkun e mëposhtëm keni një shembull nga Weeditz për të filluar me keto stervitje.

Ndonjëherë dhe disa ushtrime apo vegla që asnjëherë nuk i keni menduar të shtoni në programin tuaj të ushtrimeve mund të ndihmojnë që të sjellin rezultate super të mira. Prandaj mos shikoni që të bëni të njejtën rutinë cdo ditë njejtë.

Për më shumë shikoni videon mëposhtë me demonstrime se si të bëni stërvitjet me topuzin e fitnesit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!