Një dietë ushqimore e papershtatshme ndalon humbjen e peshës dhe shkakton shtim në peshë.Por përvec dietës ka dhe disa faktore të tjerë qe shpesh i harrojmë dhe ndikojnë po aq shume sa dieta ushqimore. Më poshtë do të gjeni listën e tyre.

Stresi

Stresi shkakton rritje te kortizolit ne gjak, një hormon që është thelbësor për të mbajtur ekuilibrin biokimik te trupit. Rritja e niveli te kortizolit ndikon ne shtimin ne peshe, sidomos në zonën rreth stomakut dhe belit. Këto lloje të depozitave yndyrore njihen dhe si “dhjami”toksik. Nje efekt po aq negativ i kortizolit eshte

ndikimi i tij në nivelet e insulinës cka sjell një c’rregullim të baraspeshimit të sheqerit.

Sa me të stresuar aq më i lartë niveli i kortizolit. Kur ky nivel është më i lartë se normalja, shkakton një rritje të oreksit. Për këto arsye, duhet te shmangen sa me shumë situatat stresuese, në qoftë se doni të mbani peshën e dëshiruar.

Kështu që, herën tjeter kur kafja është më e forte se zakonisht tek lokali I preferuar thjesht lëreni dhe mos u stresoni, kur shitesja në supermarket është me turinj edhe pas asaj përshendetjes tuaj të përzemërt përsëri thjesht buzeqeshni dhe vazhdoni, dhe ju kërkoj një nder mos I bini borisë së makinës që nga rreshti I pestë se nuk do zgjidhni gjë. Ai xhaxhai ose teta përpara është pa stres dhe boria juaj thjesht do stresojë dikë tjetër.

 

Gjumi

Shumë pak gjumë mund të ngadalësojnë procesin e humbjes së peshës. Studimet tregojnë se gratë që flejne më shumë se shtatë orë, janë me të holla se ata që flenë shumë më pak. Kjo për shkak se niveli i kortizolit fillon të rritet pas ores 22:30 dhe 23:30 , në qoftë se ju jeni ende zgjuar.

Prandaj, koha ideale për gjumë do të ishte rreth 22:00. Niveli i kortizolit është zakonisht më e ulët në mbrëmje, por në qoftë se ju rrini deri natën vonë rritja e niveleve te kortizolit mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e oreksit, kështu që ose verini drynin frigoriferit ose flini heret.

Nëse ju dëshironi të humbni peshë, caji gjelbert do te ishte nje zgjidhje e thjeshte dhe ekonomike.Studimet kanë treguar se gratë që e konsumojnë atë rregullisht kanë një përthithje më të ulët të kolesterolit dhe triglicerideve.

Gjithashtu, studimet kanë treguar se kater gota të çajit të gjelbert në ditë mund të reduktojë nivelin e yndyrës në gjak, duke përfshirë dhe kolesterolin. Duhet të theksohet se këtu kafeina nuk luan ndonjë rol pra nuk eshte kafeina ajo qe jep kto efekte.

Çfarë ju duhet të shmangin është alkooli, të gazuarat dhe lengjet e frutave industrial, dhe pini më shumë ujë dhe çaj gjelbërt.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!