4 aplikacione për telefona të mençur për ushtrime fitnesi

Zakonisht mungesa e financave për të shkuar në palestër është arsyetim i shumë njerëzve për të shmangur ushtrimet fizike.

Mirëpo, aplikacionet falas në celularë të mençur jua mundësojnë të bëni ushtrime fizike edhe në shtëpinë tuaj.

Sworkit Lite

Ka shumë ushtrime për çdo person që dëshiron të jetë në formë. Vetëm e zgjedhni llojin e ushtrimeve që dëshironi të provoni (joga, zgjatje, pilate etj.), e caktoni kohën dhe vetëm e ndiqni trajnerin në video që ju tregon se çfarë të bëni.

Aplikacioni i ruan rezultatet dhe ju rikujton për ushtrimet çdo ditë.

Ky aplikacion gjendet në iOS dhe Android.

Nike Training Club

Ky aplikacion është i dizajnuar vetëm për femrat.

Për të filluar ushtrimet duhet që fillimisht të zgjidhni qëllimin tuaj, nëse dëshironi të bëheni me e fortë, e dobët etj.

Çdo opsion i ushtrimeve përmban ushtrime të shumta, të cilat shoqërohen nga instruksione hap pas hapi, fotografi dhe video.

Ky aplikacion gjendet në iOS dhe Android.

7-minute workouts

Ky aplikacion është i dizajnuar për njerëzit që nuk kanë kohë të lirë dhe nuk mund të shpenzojnë shumë kohë duke bërë ushtrime fizike.

Ky aplikacion gjendet në iOS dhe Android.

Push-ups

Ky aplikacion mundëson që t’i bëni pompat në mënyrë të duhur. Krejt çfarë duhet të bëni, është të caktoni sasinë e pompave që dëshironi t’i bëni dhe të vendosni celularin poshtë gjoksit tuaj.

Nëse i bëni pompat në mënyrë të duhur, do të dëgjoni një zë.

Ky aplikacion bën vetëm për Android. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *