Nje studim i ri ka treguar se aplikacionet e smartfoneve jane po aq te besueshem dhe te sakte ne fushen e fitnesit sa aparaturat e tjera si pedometri apo accelerometri. Gjithashtu jane edhe me te lire, ndersa shumica prej tyre ofrohen falas. Me poshte keni aplikacionin perkates qe mund tju vije ne ndihme per llojin e stervitjes qe ju beni:

Per vrapuesit: Aplikacioni Nike+ Running eshte dizenjuar per tju ndihmuar te arrini qellimet. Fokusohuni ne shpejtesi dhe distance dhe pergatituni te fitoni trofe dixhitale teksa arrini objektiva te caktuar. Aplikacioni ofrohet me GPS, mates te kohes si dhe numerues te kalorive. Gjithashtu ka programe trajnimi te integruara per distancat qe variojne nga 5 kilometra deri ne nje maratone te plote. Plus, Nike+ pershtatet me muziken tuaj dhe ju jep mundesine te aktivizoni “power songs” nje opsion qe ju jep nje motivim ekstra. Kerkoni nje shok stervitjeje? Lidhuni me shoket qe mund te gjenden ne aplikacion per te qendruar te perditesuar me arritjet e njeri-tjetrit dhe per sfida te ndryshme.

Per praktikuesit e Yoga-s: Doni nje mesues te Yoga-s ne dhomen tuaj te ndenjes? Yoga Studio ofron 65 seanca yoga dhe meditimi, me pothuajse 300 pozicione te ndryshme. Aplikacioni ju lejon te gjurmoni progresin tuaj, te shenoni te preferuarat, dhe te programoni stervitjet e ardhshme ne menyre qe te mos humbisni asnje seance. Nese nuk u ofrohet ne ritmet qe ju kerkoni, mund te personalizoni stervitjet tuaja. Fokusohuni ne fuqi, perkuelshmeri, balance, relaksim, ose nje kombinim te stileve. Dhe me videot ne dispozicion per cdo ushtrim, mund te shikoni gjithmone “mesuesin” per te kontrolluar pozicionin e duhur.

Per ciklistet: Nese forma juaj e preferuar e fitnesit perfshin dy rrota, Strava mund tju ndihmoje te sterviteni. GPS dhe matesi i kohes regjistrojne stervitjet tuaja dhe raportojne ngritjen e te ardhurave, shpejtesine e pergjithshme dhe kalorite e djegura. Ciklistet me karakter kompetitiv mund te ngjisin majat e tabelave duke vendosur rekorde personale, ose rekorde te shpejtesise se pergjithshme ne shtigje ose rruge bicikletash ku ka shume trafik. Gjeni shoket tuaj cikliste ne Strava, dhe komplimentojini duke komentuar bicikletat apo aksesoret e tyre. Ata mund te bejne te njejten gje per ty.

Per atletet ne ambjente te jashtme: Kryeni shume aktivitet fizik jashte? Aventurat e cdo lloji mund tju stervisin me shume me aplikacionin The North Face’s Mountain Athletics. Programet 6-javore te stervitjeve bazohen ne gjinine e cdo personi dhe ofrohen per 6 fusha te ndryshme: ski,ski ne zona te pashenuara, vrapim, ngjitje malore, ngjitje shkembore dhe fitness i pergjithshem. Hap pas hapi videot demostrojne ushtrimet dhe formen e duhur. Atletet mund te punojne drejt permiresimit te atributeve sportive si rezistenca, teknika dhe performanca e pergjithshme. Perdorni pajisjet gjurmuese te aplikacionit per te llogaritur kohen qe ju shpenzoni duke u stervitur dhe per te shikuar raportet permbledhese te progresit tuaj.

Per te gjithe: Mbase nuk po kerkoni te vraponi nje maratone te gjate apo te ngjisni nje mal. Ju thjesht doni te rrisni aktivitetin fizik ne nje perpjekje per te qendruar te shendetshem. Gjurmuesi i levizjes Human mund tju ndihmoje per kete gje. Qellimi i aplikacionit Human eshte tju frymezoje per te levizur te pakten 30 minuta cdo dite. Gjurmon ne menyre automatike, te ecuren, vrapin, levizjen me biciklete, teksa numeron kohen, distancen e pershkuar dhe kalorite e djegura. Human gjithashtu regjistron levizjet tuaja te tjera si pastrimi i shtepise, rruga drejt qendres tregtare ne menyre qe te dini saktesisht sa aktivitet ndermerrni cdo dite.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!