5 arsye për të shtrënguar kockat

Joga është një ushtrim i përkryer për të ndërtuar kocka të forta dhe për t’ju mbajtur fit. Ushtrimet që përfshihen në aktivitete si vrapi, jogging, basketbolli madje edhe kërcimi do t’i forcojnë kockat tuaja, por mund dhe të shkaktojnë dëmtime në sistemin tuaj muskular. Nëse ushtrohet siç duhet, joga do ta barazpeshojë sistemin tuaj muskular dhe do të ndihmojë në ndërtimin më të mirë të sistemit kockor. Kështu që praktikoni joga për një shëndet më të mirë kockor me qëllim largimin e dhimbjeve, stresit, dobësimit and çarjeve në kocka.

PËRSE JOGA PËR TË NDËRTUAR KOCKA MË TË FORTA?

Si të ndërtosh kocka më të forta është shqetësimi më i madh i njerëzve. Me kalimin e moshës kockat fillojnë të dobësohen. Kështu që për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, praktikoni joga për kocka më të shëndetshme.

JOGA PËRMIRSON ELASTICITETIN NË ARTIKULACIONE.

Përveçse të keni kocka më të forta, joga ndihmon gjithashtu për të patur artikulacione më elastike dhe të lëvizshme. Nga qafa e deti tek kockat e legenit, nga gjunjtë tek nyja e këmbës, joga ndihmon në largimin e ngurtësisë së artikulacioneve dhe i sjell elasticitet të gjithë trupit. Në dallim nga ushtrimet e tjera, që mund t’i dëmtojnë artikulacionet dhe shtrëngojnë trupin, joga i lubrifikon artikulacionet duke ju dhënë atyre një masazh të brendshëm.

Disa pozicione joge çlirojnë lëngje trupore që ndihmojnë në pasjen e një funksionimi më të shëndetshëm të artikulacioneve. Lëngu synovial gjendet në artikulacione aty ku lëvizje më të lira të kockave janë të mundshme si për shembull qafa, bërrylat dhe gjunjtë. Pozicione të ndryshme joge rrisin rrjedhën e lehtë të këtij lëngu drejt artikulacioneve tuaja dhe ju ndihmojnë që të lëvizni përreth më me lehtësi.

JOGA PËRMIRËSON QARKULLIMIN E GJAKUT DREJT KOCKAVE

Stretching që bëhet në joga jo vetëm forcon artikulacionet dhe muskujt tuaj, por ushqen dhe kockat tuaja gjithashtu. Joga ndihmon në rritjen e fluksit të gjakut dhe qarkullon ushqyes të shëndetshëm drejt kockave tuaja.

Pozicionet qëndruese, që përfshijnë shumë kockat dhe muskujt e këmbëve, ndikojnë në shtyllën kurrizore dhe legen. Duke ushtruar këto pozicione përmirësohet qarkullimi i gjakut në trup dhe përfiton shëndeti kockor, pasi ato furnizohen me oksigjen dhe ushqyes të shëndetshëm.

JOGA PËRMIRËSON EKUILIBRIN

Ndërtoni kocka të forta me jogën e ndërkohë sillni harmoninë në trupin tuaj. Ushtrimi i përhershëm i jogës ndihmon në permiresimin e qëndrimit tuaj anatomik. Kur trupi është i ekuilibruar, muskujt tuaj dhe aktiviteti i tyre ekuilibrohen gjithashtu. Joga ju bën të ndiheni të freskët me rivendosjen e ekuilibrit në trupin tuaj. Me ekuilibër dhe koordinim të përmirësuar, joga ndihmon në parandalimin e rënies dhe rrit elasticitetin dhe lirshmërinë në trupin tuaj.

Joga ka gjithashtu një ndikim ekuilibrues edhe tek gjëndrrat endokrine, të cilat ndihmojnë në ndërtimin e kockave më të forta. Gjëndrrat endokrine sekretojnë hormone, që janë furnizim për trupin tuaj në pasjen e kockave të shëndetshme. Pozicionet e jogës si psh: Këmbët Lart apo Qëndrimi në Mur ndihmojnë në uljen e stresit në kocka si dhe zvogëlojnë sekretimin e tepërt të kalciumit.

Joga jo vetëm që i sjell harmoni trupit tuaj, por gjithashtu edhe mendjes e shpirtit.

JOGA PËR TË LUFTUAR OSTEOPOROZËN

Joga është një trajtim efikas ndaj osteoporozës. Osteoporoza është një sëmundje e karakterizuar nga hollimi dhe dobësimi i kockave, gjë që çon drejt thyerjes së tyre. Me qëllim parandalimin e simptomave të osteoporozës, ndërtoni kocka më të forta me joga. Duke qenë se joga është një disiplinë sportive e lehtë për trupin tuaj, ju mund të parandaloni formimin e osteoporozës nëpërmjet jogës.

Mungesa e stretching si dhe një pozicion i keq i trupit mund të rezultojnë në humbje të gjatësisë trupore, kjo për shkak të shkurtimit të hapësirave midis disqeve vertebrale. Filloni të ushtroheni me joga, në fillim me pozicione të lehta dhe pastaj me ngadalë vazhdoni me ato më të vështirat, që ushtrojnë më shumë trysni në kockat tuaja. Provoni pozicionet Vrksasana dhe Trikonasana (pozicioni i trekëndëshit) për të zvogëluar simptomat e osteoporozës.

JOGA PËR GJUNJË TË DOBËT

A po vuani nga dhimbjet e gjunjëve? Joga është kura. Joga është e dobishme për gjunjët pasi e sjell të gjithë trupin në harmoni. Duke u ushtruar në pozicionet e jogës dërgohet fluksi i gjakut drejt muskujve dhe indeve si dhe shpërndahet oksigjen e ushqim në zonat e dëmtuara. Nëse joga ushtrohet në mënyrë graduale, pesha që ushtrohet në kocka rritet me kujdes dhe me siguri, si dhe kjo gjë sjell më pak stres në artikulacionet. Gjithashtu përveç gjunjëve, joga ndihmon dhe në forcimin e qafës, bërrylave dhe shputave të këmbëve.

Joga është një process gradual ku kockat stërviten që të mbajnë më shumë peshë ndërkohë që ju rrisni aftësitë tuaja me pozicione më të përparuara. Me një rritje në përkulje dhe lëvizje, joga rrit elasticitetin dhe lirshmërinë në kockat tuaja duke bërë që ato të jenë elastike dhe të shëndetshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *