Këto ushtrime janë ato të llojit që asnjëherë nuk do të harrohen nga shoqëria për shkak të rëndësisë që kanë në mirëmbajtjen fizike të njeriut. Kur flasim për ushtrimet për kurrizin, asnjë ushtrim tjetër nuk I bën konkurrencë efikasitetit që ofrojnë ushtrimet Plank. Lëvizjet që duhet t’I bëni gjatë performimit të ushtrimeve Plank sfidojnë tërë trupin dhe e bëjnë atë të shkrijë më shumë kalori. Ndikojnë poashtu edhe që shpinda të jetë më e fortë dhe t’u bëjë ballë lëndimeve të mundshme. Më poshtë mund të lexoni për 5 arsye përse duhet të ushtroni Planks për çdo ditë.

  1. Definimi I pjesës së muskujve të kurrizit

Ushtrimet e barkut ngarkojnë muskujt e barkut, vitheve, kukave, anësor. Kjo është e rëndësisë së veçantë sepse secili grup I muskujve shërben për qëllim të ndryshëm dhe ju jep një definim tjetër të këtyre muskujve. Përmes këtyrë ushtrimeve ju forconi abdomenin (barkun), që është më I përballueshëm ndaj presionit kur te ngrisni pesha që ngarkojnë muskujt e sipërm te trupit. Forcimi I muskujve të barkut poashtu rrit përformancën në atletikë psh në kërcime dhe ju jap dukjen SIX PACK të muskujve të barkut. Muskujt anësor të barkut do të ju mundësojnë lëvizje me fleksibile të belit.

  1. Zvogëlojnë rreziqet nga lëndimet

Një kurriz I fortë I jep trupit një aftësi për të performuar lëvizje në të gjitha mënyrat. Në mënyrë që të performoni në sport ose aktivitete ditore pa ndjerë ndonjë dhimbje, është e rëndësishme për të pasur një kurriz të shtrënguar.

  1. Mund të ushtroni Planks çdokund

Planks janë të përsosura sepse mund t’I bëni kudo. Nuk keni nevojë për ndonjë pajisje specifike ose hapsirë të madhe për të bërë planks, por edhe nëse jeni me kohë ngushtë, atëherë ju mund të bëni planks për pak minuta. Vetëm lëshohuni në tokë dhe nxitni metabolizmin si dhe shkrirjen e kalorive duke bërë planks.

  1. Përmirson qëndrimin e trupit

Një kurriz I fortë do të thotë në një pjesë të sipërme të trupit të zhvilluar drejtë dhe mirë. Muskujt e kurrizit mbështesin shpindën që ka rolin kryesor në qëndrimin tuaj të trupit.

  1. Përmirëson baraspeshën

Një kurriz I shtrënguar mirë rrit stabilitetin në tërë trupin. Është e rëndësishme forca e kurrizt për baraspeshën dhe koordinimin. Nëse keni një kurriz të dobët, do të keni më të vështirë që të keni ekuilibër. Arsyeja se personat që ushtrojnë yoga kanë më shumë baraspeshë, është se kurrizi I shtrënguar I tyre mbështet çdo lëvizje që e performojnë dhe I mban në vijë.

 

Artikuj të ngjashëm

recent comments

1 Comment

Arta July 19, 20154 years ago

Pergezime per faqen. Sugjerim: core muscles – muskujt e trungut.

Keep it up!

reply

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!