A keni kaluar ore te tera ne fitnes duke i ushtruar muskujt e barkut dhe ende nuk keni pare rezultate? Ju me siguri jeni duke e bere njerin nga keto gabime.

Ketu i keni 5 arsye pse muskujt e juaj abdominal nuk shihen.

Formimi i muskujve te barkut nuk eshte i lehte. Nese keni bere ushtrime te barkut cdo jave dhe ende nuk shihni rezultate, ju me siguri jeni duke e bere njerin nga keta gabime. Ketu i keni 5 arsye pse ju nuk i shihni muskujt tuaj te barkut dhe cfar duhet te beni per ti pare.

Greket e lashte i shihnin muskujt e barkut si simbol te shendetit, fuqise dhe fitnesit fizik. Statujat e Zeusit, Heraklit dhe Poseidonit ju jane gdhendur muskujt abdominal (Six-Pack) ne nje forme perfekte qe simbolizonte fuqine e zotave. Ti kesh muskujt abodiminal te zhvilluar ne ditet e sotme nuk eshte ndonje fuqi mbinatyrale, por prap sjell ne vete nje simol te prestigjit. Kush ka vrapuar ne fitnes pasiqe e ka pare filmin “300”?

1. Ju keni shum dhjam i cili i mbulon muskujt abodminal (six-pack-un)

Ti kesh muskujt abodominal te zhvilluar ne mase shume te madhe nuk eshte komponenti me i rendesishem ne vizibilitetin e “Six-Packut”. Komponenti kryesor eshte perqindja e ulet e dhjamit trupor. Nese keni nje sasi te konsiderueshme te dhjamit i cili e mbulon pjesen e barkut dhe muskujve abdominal atehere pa marre parasysh sa kohe kaloni duke e ushtruar barkun, muskujt nuk do te duke. Menyra me e mire dhe efektive per te arritur muskuj abdominal perfekt eshte perkujdesja ne ushqim. Kur vjen pyetja e muskujve abdominal, ushtrimet ju sjellin deri te nje pike e caktuar dhe me pas ju duhet nje plan ushqyes ne menyre qe te djegni dhjamin trupor. Nese nuk perkujdeseni per ushqimin tuaj, koha e shpenzuar ne fitnes nuk do te sjelle rezultate te knaqshme.

“Ju duhet nje plan ushqimore qe te shkrini dhjamin dhe shpalosni muskujt e barkut”

2. Nuk jeni duke ushtruar sa duhet

“QE te rritni muskujt e barkut duhet ti ushtroni si Çdo muskul tjeter.”

Koheve te fundit ka filluar nje mit i cili thot qe muskujt e barkut duhet te ushtrohet me sasi te madhe te perseritjeve. Disa njerz shkojn deri ne masa shum te larta duke kryer 500 perseritje ne nje ushtrim. Nese jeni duke i ushtruar muskujt abdominal per qendrueshmeri te larte, per ndonje sport specifik ateher vazhdoni. Mirpo ne menyre qe te rritni muskujt abodminal (six pack-un), ju duhet ti stimuloni si cdo muskul tjeter ne trup. Do ti beni 500 perseritje ne ushtrimet e bicepsit? Me siguri qe jo. Filloni te ushtroni muskujt e barkut duke perdoru pesha ne menyre qe ti zhvilloni si cdo muskul tjeter dhe ndryshoni numrin e perseritjeve cdo her qe i ushtroni. Per shembull, ne nje sesion te ushtrimeve, performoni ushtrime me peshe trupore me nga 15-30 perseritje. Gjate sesionit tjeter (diten tjeter), uleni numrin e perseritjeve 8-12 dhe perdorni pesha me te renda. Rriteni levelin e veshtirsise me kalimin e kohes

3. Ju provoni te largoni dhjamin ne menyre te gabuar

Ju nuk mund te djegni dhjam ne pjese specifike te trupit duke e ushtruar ate pjese me shpesh. Nese ndokush ndonjeher ju thot qe ju do te djegni dhjamin ne bark duke performuar ushtrime abominale me shpesh. Shum njerz besojne ne kete gje mirpo nese vazhdoni me kete menyre nuk do te ju sjelle rezultate. Menyra e vetme qe te djegni dhjam nga barku juaj eshte qe te shkrihet dhjami ne krejt trupin dhe gradualisht te eleminohet edhe nga barku. Kjo mund te behet me ane te kardios, planit ushqimor, dhe ushtrimeve me intenzitet te larte.

Per fat te keq, dhjami abdomial zakonisht eshte pjesa e fundit qe shkrihet nga trupi dhe i para qe formohet. Ky fakt mund te jete diskurajus per shum njerz mirpo qelsi ketu eshte vazhdimsia e planit. Mund te ju shkojn muaj ose vite qe te shpalosni muskujt tuaj te barkut mirpo nese i rrini gati ushqimit ju eventualisht do te shihni rezultate.

4. Ju ushtroni bark cdo dite

Kjo eshte nje teme komplekse pasiqe shum atlet te fitnesit i ushtrojne muskujt e barkut cdo dite ne fund te sesionit te ushtrimeve. Mirpo ata i kan ndertuar muskujt e barkut me vjet te tera, dhe cfar funksionon per atletet profesional mund te mos funksionj per juve. Ju i aktivizoni muuskujt e barkut gjat ushtrimeve te ndryshme si, squats, deadlifts, military presses etj., me se miri eshte qe ti jepni pushim abdomenit gjat javes. Edhe pse ju nuk i ushtroni direkt muskujt e barkut ata stimulohen gjat ushtrimeve te ndryshme.

Per te arritur rezultate shum te mira, ju duhet ti ushtroni muskujt e barkut 2-3 here ne jave. Kur te fillojne te ju forcohen muskujt e barkut ju mund ta shkurtoni kohen e ushtrimeve te tyre dhe ti futni ne program cdo te dyten dite.

5. E nderroni shpesh programin tuaj te ushqimit (dieten)

Shum njerez i planifikojne dijetat e tyra dhe planin ushqimor vetem para ndonje gare ose ndonje eventi tjeter. Pasiqe te kryhet eventi ata vazhdojne te hane ushqim jo te shendetshm,  nuk performojne kardio dhe e humbin six pack-un e tyre. Leni anash dietat e renda, te ushqyerit jo shendetshem dhe nutricionit te ndryshueshem. Sic e thash me pare, vazhdimsia eshte faktor kyq per shfaqjen e muskujve abdominal. Ju duhet ta beni fitnesin stil te jetes. Duhet qe ne menyre konstatnte te hani ushqime te shendetshe dhe te vazdoni te ushtroni ne menyre intenzive. Duke e perdorur kete plan ju mund ta keni six pack-un me gjate se disa jave. Duke qene ne forme gjat gjith vitit ju mund te beni foto edhe gjat dimrit dhe ate jo vetem ne sezonen e veres.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!