A nuk keni menduar ndonjëherë se nuk është mirë të harroni shishen e ujit, dhe të mos pini ujë rregullisht? Më posht i keni 5 arsye përse duhet t’a mbani organizmin tërë kohën të hidruar më ujë.

Uji është një shtyllë e rëndësishme e jetës suaj, ashtu siç e dijmë të gjithë, dhe ju duhet të jeni në gjendje për të mbajtur organizmin tuaj tërë kohën të hidruar. Ju duhet të pini ujë mesatarisht 3 litra në ditë. Por nuk është arsye vetëm se duhet të jeni i hidruar, por uji përmirëson shëndetin në përgjithësi.

Uji ndihmon në mirëmbajtjen normale të funksionimit të trupit

Uji shpejton metabolizmin, pastron trupin nga toksinat dhe në përgjithësi ndihmon që çdo gjë të rrjedhë mirë dhe pa problem në trupin tuaj. Një i rritur ka rreth 60% ujë në organizëm, dhe kjo tregon mjaft se sa i nevojshëm është uji për organizmin. Uji nevojitet për të ndihmuar në trejtjen e ushqimit, qarkullimin e gjakut, shmangjen nga etja dhe thatësia e gojës. Mos prisni përderisa të ju kap etshmëria – merrni një shishe dhe pini ujë.

Uji ju bën të ndiheni më mirë në jetën tuaj të përditshme

Ata që vuajnë nga kokëdhembjet dhe migrena, kur kanë pirë ujë në baza të rregullta, kanë përjetuar një ndryshim cilësor në jetë dhe shëndet të tyre. Ata madje kanë pirë deri në 7 gota uji në ditë. Pini ujë dhe qëndroni i shëndetshëm!

Uji zvogëlon nevojën për konsumim të dëshiruar të kalorive të thata

Disa njerëz i përziejnë kuptimin e urisë dhe dehidrimit, disa të tjerë mendojnë se njerëzit që hajnë më pak, i rrijnë më shumë gati konsumimit të ujit. Uji nuk do të ju mbajë larg nga konsumimi i ushqimit që keni nevojë për të për të qenë i shëndetshëm, por mund të ju ndihmoj të mos hani ushqim të dëmshëm për trupin tuaj.

Uji ua rritë nivelin e energjisë

Në përgjithësi, dehidrimi ju sjellë lodhje, që ngadalë shkon duke ju prekur çdo funksion të trupit që ju nevojitet për të kaluar ditën normalisht. Sa më shumë ujë që pini, aq më i vetëdijshëm do të jeni. Gjithashtu, nëse pini ujë me pH 8.4(me përqëndrueshmëri) që ndihmon trupin të detoksifiojë dhe barazoj nivelin e acideve në organizëm – duke rezultuar në një parandalim të ndonjë sëmundjeje.

Uji është gjithmonë njëra nga pijet më të shëndosha

Kemi shumë pije të njohura që nuk kanë benefite ushqyese. Pijet e gazuara kanë më së shumti sheqer, dhe shume pije nga pemët e shtrydhura shpeshherë gjenden në të njejtën kategori. Çdokush e di se pijet alkooholike duhet konsumuar në masë të kontrolluar, dhe pijet sportive janë një zgjedhje e mirë kur ju jeni duke bërë ndonjë aktivitet fizik, për shembull jeni duke ushtruar. Në të shumtën e rasteve, nëse do të bleni ndonjë pije, zgjedhja më e mirë është uji.

Uji në shishe VS. Uji nga kroni

Tani që e dini që është e rëndësishme të mos harroni të mbani ujin tuaj tërë kohën te hidruar, domethënë duke pirë ujë. Por çfarë për ujin e kronit vs. ujin në shishe? Mirë, jo vetëm që uji në shishe është më i përshtatshëm për t’u pirë, por edhe është më i sigurtë. Konsumimi i ujit të kronit mund të shkaktoj probleme me sëmundjet gastrointestinale si dhe mosha që mund të sjellë probleme me shpërndarjen e ujit nëpër organizëm. Uji në shishe është i mirë poashtu përshkak se nuk mund të shkaktojë ngërç apo papërshtatshmëri në organizmin tuaj.

Herën tjetër që bëheni gati për të shkuar në fitnes, merrni një shishë ujë nga zyrja. Kërkoni për markat e ujit që janë më të njohura në vendin ku jetoni.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!