Të gjithë e pamë disa nga arsyet kryesore që duhet të hani shegë. Në njërën nga arsyet, folëm edhe për ndikimet e shegës në të pasurit lëkurë të bukur dhe shëndetshme. Fakti se kjo pemë e shijshme përmban antioksidantë të fuqishëm  e bën një agjent natyral kundër plakjes. Tani ka ardhur koha fusni shegën në dijetën tuaj, ashtu që të keni një lëkurë më të bukur dhe të shëndoshë përpara se të shkoni në deti dhe të rreziteni. Më poshtë mund të lexoni për 5 arsyet pse kjo pemë e shijshmë është e shëndoshë dhe e mirë për lëkurën.

Antioksidantë i fuqishëm – Një nga çelësat kyç për të trajtuar apo ngadalsuar mplakjen e lëkurës është përmes një ushqimi më të mirë për lëkurën. Pasi që shega është e pasur me antioksidantë, jo vetëm që e bëjnë lëkurën të shkëlqejë, por edhe parandalon rrezikun dhe dëmtimet që sjellinr radikalet e lira.

Rigjenerimi i qelizave – Për më shumë në lidhje me efektet anti-inflamatore dhe nivelin e lartë të acideve yndyrore, shega ka edhe komponime të forta kundër mplakjes, që ndihmojnë në stimulimin e qelizave keratinocite duke ndihmuar në rigjenerimin e qelizave.

Kundër mplakjes së lëkurës – Vitamina C që është prezente në shegë luan rol kyç në formimin e kollagjenit(lëkura përbëhet nga kollagjeni dhe fibrat elastik), kështu duke ja mundësuar proteinave të ndryshme që luajnë rol në ndërtimin e eshtrave të forta dhe lëkurës së fortë. Një shegë përmban 48% të dozës ditore të Vitaminave C.

Kundër lëkurës së thatë – Lëngu i shtrydhur i shegës organike është jashtëzakonisht i mirë për lëkurë. Jo vetëm që depërton thellë në lëkurë, por edhe e bën lëkurën më pak të thatë me mikroushqyes dhe fitokemikale.

Shtresimi – Farat e shtypura të shegës veprojnë si një ndihmë natyrale e shkëlqyeshme për shtresimin dhe largimin e qëlizave të vdekura në lëkurë.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!