Të gjithë e kemi ndëgjuar atë thënien e njohur se mëngjesi është racioni kryesor dhe më I rëndësishmi I ditës. Por a keni menduar në të vërtetë se përse? Më poshtë lexoni për 5 fakte interesante se përse nuk duhet anashkaluar racionin e mëngjesit.
Ju ndihmon që të hani më mirë edhe në racionet tjera të ditës

Njerëzit që hajnë mëngjes të shëndetshëm, është vërtetuar sipas disa studimeve se ata mund të zgjedhin më mirë lloje të ushqimeve që do t’I hajnë në racione e ardhshme te ushqimit përgjatë ditës. Filloni me mëngjes të pasur me proteina.

Ju ndihmon në rritjen e të koncentruarit

Në mëngjes, pasi të zgjoheni nga gjumi, truri the trupi kanë nevojë për energji dhe ushqyes nga ushqimi I mëngjesit që më pas të nisni ditën si është më së miri. Të konsumuarit e mëngjesit me proteina. Të ushqyerit me ushqim të pasur vitaminash dhe proteinash në mëngjes  mund të kenë efekte përfituese për koncentrimin dhe kujtesën përgjatë ditës. Një arsye e mirë për të konsumuar ve në mëngjes është se ato përmbajnë kolinë, që ndihmon trurin të jetë më I shendetshëm.

Ju ndihmon të jeni FIT

Pa marrë parasysh së kur ushtroni gjatë ditës, duhet të hani që të I jepni trupit fuqi për ushtrime. Hani një mëngjes të lehtë para ushtrimeve të mëngjesit, ose nëse planifikoni të ushtroni në mbrëmje, hani ushqim të shëndetshëm për të I jepur fuqi trupit përgjatë ditës.

Ju ndihmon të mbani ritmin e zemrës në nivel normal

Një dijetë me yndyrëra të ngopura është e rrezikshme për sëmundjet koronare të arteries. Të konsumuarit e ushqimit të shëndetshëm, duke përfshirë proteinat me yndyrërat e duhura(si psh vetë), pak yndyrëra të djathit, drithërat me përmbajtje të fibrave, pemët dhe perimet si dhe vajrat e perimeve si psh ato që përdoren si shtesa për sallatë. Racioni I baraspeshuar I mëngjesit ju ndihmon të të kontrolloni urinë ashtu që ju të mos ushqeheni me rostiçeri që përmbajnë yndyrëra të dëmshme.

Ju ndihmon të merrni atë që duhet nga ushqimi I mëngjesit

Duke anashkaluar ushqimin e mëngjesit, do të jetë e vështirë për trupin tuaj për të marrur ushqyesit e duhur, ose thënë më mirë fibrat dhe vitaminat e mineralet e rëndësishme që I nevojiten trupit tuaj për të funksionuar. Nëse nuk hani mëngjes rregullisht, mund të mos merrni ushqyesit më të rëndësishëm për mirëqenien e funksionimit të trupit tuaj.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!