Hedhni një sy në 5 burimet e proteinave në konzervat e shijshme dhe ekonomike. Po, mund të ndërtoni muskuj më një buxhet normal.

Pa dyshim, se kushtueshmëria e të ushqyerit të muskujve mund të jetë e shtrenjtë. Posaçërisht kur karroca që e mbushni në market, me fletë salmoni, fetë tune, shpatulla pule në planin tuaj për të konsumuar ushqim me proteina cilësore të rëndësishme për ndërtimin e muskujve.

Për ata që planifikojnë buxhet në lidhje me këtë punë, mishi në konzervë mund të jetë përgjigja për të marrur proteina të cilësisë së lartë në barkun tuaj, pa ndonjë problem që mund të shkaktoj ndonjë dhimbje. Të mos harrojmë që proteinat janë ushqim që merret me veti. Por ditëve të sotme, nuk jeni të kufizuar vetëm në tuna.

Prëj sendviçëve deri tek pastat, sallatat, supat dhe takot, që konsiderohen ushqime tradicionale që përmbajnë proteina të cilat gjenden në të gjitha llojet e ushqimeve që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve.

1) Pulat në konzervë

Sigurisht që nuk ka shije të njëjtë me pulën e tërë të pjekur, por nuk ka arsye që të mos e provoni mishin e pulës që gjendet në konzervë. Shumica e firmave që prodhojnë ushqim të pulës në konzervë, ofrojnë shpatulla pule, që do të thotë që çdo herë që mbushni me pirun, merrni edhe proteina nga cdo ngrëenie e shpatullave të pulës në konzvervë.

1

Shpatullat e pulës poashtu përmbajnë edhe burime të konsiderueshme të antioksidantëve selenium. Tani mund të gjeni edhe produkte pa krip, nëse kontrolloni marrjen e kripës në organizëm me kujdes.

2) Sardelet në konzervë

Sardelet janë një lloj peshku I hollë, me ngjyrë të argjend, që gjendet kryesisht në detin Mesdhe me një shije të rëndë umami. Këto gjallesa ujore përmbajnë sasi të yndyrërave Omega-3, calcium, niacin, vitamina B, të cilat trupi I përdorë për të shëndrruar ushqimin që konsumoni në energji që ju nevojitet për të ngritur peshën lartë në palestër. Duke qenë kaq të vogla dhe me jetëgjatësi të shkurtër, sardelet nuk arrijnë të mbledhin materie toksike nga deti, sikur speciet e mëdha si tuna e llojit albacore.

Sardelet mund të përgatiten edhe me lloje tjera të ushqimeve përveç sallatave cezariane si: vezë të fërguara, shtesë për sallatë, pica, sallatë të çastit. Për të zvogëluar kriposjen, sardelet mund ti fusni në ujë për 30 minuta, ti thani me kujdes.

Si prodhim, do ta keni të vështirë të gjëni mundësi më të mirë të ushqimit të tillë se mishi I sardeleve nga bota nënujorë. Ato janë shumë të shijshme, kur t’I bleni ato, sdo të pritni të gatuhen dhe vetëm hani ato pa I përgatitur.

3) Pasuli në konzervë

Pasuli është I mirë për zemër, sa më shumë që e konsumoni aq më mirë do t’I keni punët më zemër. Rimimet e këndshmë në fushën e lojërave të shkollës, mendoni për konzerva me pasul si ushqimi më I rëndësishëm I juaj që gjenden në dollapin tuaj. Pasuli nuk është I shtrenjtë, që përgatitet jashtëzakonisht lehtë në kuzhinë, dhe I mbushur më përbërës të rëndësishëm për organizmin tuaj.

2

Një rast: Nje filxhan me kokrra pasuli përmban 13 gram të proteinave së bashku me folate, hekur, fosfor dhe 14 gram fibra për dijetë. Studimet sygjerojnë që konsumimi më I madh I fibrave mund të ndihmojë në mos trashjen duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, duke promovuar ngopjen dhe dukë ju larguar nga konsumimi I biskotave.

Kompania Eden Foods e paketon pasulin organik pa kripë në konzerva që sjanë konform rregullave kimike të bisphenol A.

4) Midhje të tymosura në konzervë

Të tymosura me aromë, midhjet në konzervë mund të ju ndihmojnë të ndërtoni më shumë muskuj se gatimet tradicionale në Anglinë e Re. Një konzervë prëj 85 gramëve, përmban rreth 18 gram protein të cilësisë së lartë, dhe është një burim I fshehtë I yndyrërave Omega 3.

Omega 3 që gjendet në ushqimet e detit, kanë treguar se ndihmojnë të inicojnë sintezës e proteinës në muskuj dhe mund të ndihmojnë shmangin vështirësitë në artierie. Për ushqimet e lehta, provoni të lyeni me mustardë dhe djath, thekër te freskët mbi, si dhe me midhje të tymosura në konzervë.

5) Salmon në konzervë

Shpesh më e lirë se llojet e tjera të peshqive në treg, salmoni në konzervë përmban sasi të konsiderueshme të proteinave poashtu dhe vitamin D. Del të jetë e vërtetë se vitamini I shkëlqimit të diellit është fshehtësia e muskujve të mëdhenj.

Një studim nga “Medicine & Science in Sports & Exercise” – ka gjetur që njerëzit me nivel të lartë të vitaminës D në gjak, kanë pjesën e sipërme dhe epërme të trupit më të fortë. Mendohet se vitamina D ka ndikim në testosteronin.

3

Më së shumti, salmoni në konzervë, përmban nivele të larta të yndyrërave Omega 3, dhe kundërshtari I salmonit, tuna, është gjetur se përmban nivele të vogla të dëmshme të merkurit. Konsumoni eshtrat e buta dhe ju do të konsumoni sasi të mjaftueshme të kalciumit për të ju ndihmuar të forconi eshtrat.

Për prodhimin më të shëndetshëm për ju, kërkoni për salmonin në konzervë me etiketë “I egër”. Përderisa salmoni I llojit Sockeye përmbn aroma të pasura, nuk do të gaboni nëse merrni salmon pembe që kushton më lirë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!