5 Gabime që nuk duhet t’i bëni gjatë vrapimit

Shumica e njerëzve e konsiderojnë muajin Mars si kohën më të përshtatshme për të filluar ndryshimet në stilin e jetës së tyre me shpresë që kjo të zgjasë sa më shumë.

Disa ja dalin e disa të tjerë fatkeqësisht pas disa javë ose muaj përpjekje rrëshqasin prapa dhe i kthehen formës sedentare të jetesës duke u ushqyer jo shëndetshëm dhe duke mos bërë fare aktivitet fizik.

Për të gjithë ata të cilët kanë zgjedhur ta ndërrojnë stilin e jetës dhe dëshirojnë apo veçse kanë filluar të merren me ushtrime fizike, më poshtë mund t’i gjejnë të listuara disa nga gabimet më të zakonshme të cilat bëhen gjatë vrapimit:

1.     Nisja shumë e shpejtë: Një nga gabimet më të zakonshme tek fillestarët është nisja shumë e shpejtë dhe me shumë vrull. Në këtë mënyrë, do të përfundoni ushtrimet e planifikuara shumë më heret sesa e keni menduar dhe shumë më të rraskapitur, duke bërë që pjesa e mbetur e seancës të jetë e mundimshme dhe e mërzitshme në të njëjtën kohë. Kjo poashtu do të bëjë që të ndiheni të lodhur gjatë tërë kohës dhe t’i ndaloni ushtrimet plotësisht. Zgjidhja e duhur është të filloni më një ritëm të ngadalshëm dhe gradualisht ta rrisni intensitetin deri në atë masë që të ndiheni komod gjatë vrapimit dhe nuk keni dhimbje në nyje apo në ndonjë pjesë tjetër të trupit.

2.     Këpucët e papërshtatshme: Përceptimi se çdo lloj i këpucëve sportive është i përshtatshëm për vrapim është i gabuar. Në fakt, këpucët kanë rol të rëndësishëm në teknikën e vrapimit e poashtu edhe në eliminimin e impaktit të cilin e pranojmë nga forca e gravitetit. Nga këpucët e papërshtatshme mund të këmi dhimbje të nyjeve të këmbëvë, gjunjëvë, ijeve si dhe pjesës së poshtme të shpinës. Përdorimi sistematik i këpucëve të papërshtatshme mund të çojë edhe deri tek disbalanci muskulor dhe devijimet e pjesëve të ndryshme të trupit. Zgjidhja do të ishte të blini një palë këpucë të cilat e absorbojnë impaktin sidomos në zonat në të cilat pozicionimi dhe mënyra në të cilën ecim apo vrapojmë janë më të ngarkuara gjatë lëvizjes.

 Synimet  joreale: Problemi me fillestarët është se ata shkojnë në palestër apo edhe në park për të vrapuar dhe shohin individ të cilët ushtrojnë për periudha të gjata kohore dhe tentojnë që ta mbajnë të njëjtin ritëm. Mos harroni që i vetmi individ kundër të cilit jeni duke garuar është vetvetja. Nëse provoni, ju edhe mund ta përshkoni distancen prej 5 km duke vrapuar, por gjasat janë shumë të mëdha që kjo të ndodh vetëm një herë të vetme pasi që stresi në këmëbt tuaja do të jetë aq i madh sa që do të ndjeni dhimbje disa ditë më pas. Mënyra më e mirë për t’i përballuar problemet të cilat shfaqen në fillim të një programi të ushtrimeve është të synoni caqe të cilat arrihen shumë lehtë. Kështu, vetëbesimi juaj do të rritet dhe qëndrimi ndaj vrapimit do të bëhet edhe më pozitiv.

Ushqimi i papërshtatshëm: Sikurse makinat të cilat nuk mund të ecin pa karburant, njëjtë duhet të mendoni edhe për mënyrën e funksionimit të trupit tuaj. Vrapuesit fillestar shpesh e ndjejnë veten se janë duke “fluturuar” ndërsa ditën tjetër pothuajse nuk mund ta bëjnë ndërrimin e hapave. Kjo ndodh për arsye se rezervat (lëndët ushqyese) nuk janë plotësuar përshtatshëm dhe kjo ka efekte negative në performancë. Nëse koha për të vrapuar është afruar në vetëm një orë atëherë konsumoni një përzierje të vogël të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave. Nëse keni 2 orë në dispozicion atëherë rrisni sasinë e të njëjtës përzierje duke shtuar ngapak nga secili përbërës. Nëse jeni duke u përgatitur për të vrapuar për një distancë të gjatë, merrni eventualisht ndonjë produkt i cili ka përmbajtje të lartë glicemike e që mund të jetë në formë të lëngshme.

Godtija me thembër: Shumica e individëve as që e vërejnë se janë duke e bërë këtë gabim por në fakt është shumë i zakonshëm sidomos tek fillestarët. Hapat e mëdhenj çojnë në ulje ose takim me sipërfaqen mbështetëse përmes thembrës. Ky gabim në teknikën e vrapimit mund të shkaktojë simptomën e “shin splint-it”, dhimbje në pjesën e përparme të kërcinjëve (tibisë anteriore). Tentoni të mbështeteni me tërë shputën gjatë kësaj faze. Për ta bërë këtë duhet eventualisht ta zvogëloni gjatësinë e hapit tuaj, por do të jeni të kënaqur që këtë mund ta bëni për një kohë më të gjatë dhe pa probleme eventuale.

1 thought on “5 Gabime që nuk duhet t’i bëni gjatë vrapimit”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *