A jeni gati të ndërroni nga pesha e panevojshme në dobësim të duhur? Lexoni për 5 dijetat e zakonshme më poshtë, dhe shkrini më shumë yndyrë më këshillat nga Hunter Labrada!

Ju shikoni në pasqyrë njëherë në ditë, dhe të rrahurat e zemrës suaj bien kur shikoni se maica nuk ju bie si duhet. Ju kërceni lartë për të luajtur futboll dhe ndjeni erë ndjerse rreth jush. Ju bëni më I madh dhe I fuqishëm, por fatkeqësisht gjërat përkasin me trendin në rritje. Më besoni: E di këtë ndjenjë!

Edhe nëse ushtroni fortë dhe tentoni të ushqeheni shëndetshëm, çdoherë vie një kohë kur duhet të ndërroni mendjen nga “rritja e muskujve” në “shkrirjen e yndyrës.” Edhe nëse mendoni të humbni 5 kg ose 25 kg, gjëja më e rëndësishme është se çfarë bëni ose mos e bëni.

Gjatë rrugës për humbjen e peshës, keni vëmendje për këto 5 gabimet e zakonshmë në humbjen e peshës. Ju mund të I korrigjoni tani dhe kurseni veten nga humbja e kohës së kotë në përpjekje për të humbur peshë në mënyrë të duhur.

Gabimi 1: Të ushqyerit e pamjaftueshëm

Në mënyrë ironike, të ushqyerit I parregulltë është një gabim I zakonshëm që njerëzit që dëshirojnë të rrisin peshën e bëjnë. E përfshij këtu, sidoqoftë, gjëja e parë që të bie në mend kur përpjekeni të shkrini yndyrë është të mos hani shumë. Kjo logjikë duhet mirë kuptuar, prandaj duhet të keni qasje strategjike. Mendoni të sulmoni me bombë precise por jo me bombë nukleare.

Si çdo burim në internet për fitnes që do të ju tregojë, njerëzit shkrijnë kalori duke konsumuar më pakë kalori se sa harxhojnë gjatë ditës. Por nëse dëshironi që madhësia e mungesës së kalorive gjatë ditës të jetë mjaftueshëm e vogël që nuk ndikon negativisht në muskujt tuaj që keni formuar. Nëse filloni dijetën më të rastisur, ose shumë intenzive, dhe merrni kalori përgjysmë gjatë ditës, mund të keni pasoja fatkeqe në zingjir.

Në fillim, do të ndjeheni I lodhur, mentalisht I pasigurtë, dhe ndoshta çuditshëm dhe trullosur përderisa niveli I sheqerit në gjak bie më posht se niveli që duhet pasur ne gjak. Përderisa vazhdoni me shkurtimin e kalorive , trupi juaj do të alarmohet duke u mbajtur në yndyrërat në trup, në vend se të jenë të metabolizuara. Në kombinim me vrapim, ju sigurisht keni bërë vrapim për të ri-sforcuar dijetën agresive për shkrirjen e yndyrërave të tepërta në trup, ju mund shtyni trupin me zorr të djeg muskuj në vend të yndyrërave.

1

Mënyrë më e mirë për të trajtuar shkurtimin e kalorive është të shkurtoni një sasi të vogël që nuk ju nevojitet. Për të filluar, përpiquni ti heqni nga marrja e kalorive, 500 kalori nga marrja e kalorive gjatë ditës. Për shembull, nëse normalisht konsumoni 3000 kalori gjatë ditës, ju do të mund t’a zvogëloni në 2500. Zvogëlimi I marrjes së kalorive për 500 kalori në ditë më pak, I bie se për një javë ju zvogëloni konsumin e kalorive për 3500 kalori më pak, dhe kjo nuk është rastësi – por sasia e kalorive që ruhet në yndyrërat e trupit tuaj.

Pas disa javësh, ju do të kuptoni se mungesë e madhe apo e vogël e kalorive në trupin tuaj, do të jetë më mirë për ju bazuar në trupin dhe ushtrimet tuaja. Çelsi është se nëse jeni preciz në zvogëlimin e kalorive, për shembull në rritje të kalorive për 100 kalori, në vend se të bëni ndryshimë dramatike dhe të paqëndrueshme. Mungesa e arsyeshme e kalorive duhet t’i sjell trupit tuaj kalori të mjaftueshme për të ushtruar intenzivisht dhe kujdeseni për mirëqenien tuaj në punë.

Kur flasim për shkurtimin në marrjen e kalorive, ende konsumoj 5-6 racione të ushqimit në ditë, por e zvogëloj sasinë e racionit. Ende sigurohem në marrjen e proteinave të duhura, karbohidrateve komplekse dhe yndyrërave të shëndosha. Juve ju nevojitën këto. Moz I neglizhoni, ose do të ju kthehet për të keq.

Gabimi 2: Konsumimi I rostiçerive në mes racioneve të ushqimit

Në rregull, ju keni marrur 2500 kalori me letra. Tani pyesni vetvetën: A reflekton kjo çdo gjë në atë se çfarë hani në të vërtetë? Jeni I sinqertë.

Shumë njerëz që ushtrojnë, përcjellin dijetat e tyre në shumicën e kohës, vetëm për të marrur kaloritë që gjenden në rostiçeritë që nuk janë paraparë me planin e dijetave të tyre. Mbani në mend, nëse I përmbaheni rregullës numër 1 dhe hani mjaftueshëm shëndetshëm, ju nuk keni hapsirë shtesë në organizmin tuaj për të pranuar ushqim jo të mirë – ose edhe rostiçeri të shëndosha.

2

Ja një gjë për mungesën e kalorive në sasi të vogla: Mund shumë lehtë të shëndrrohet në tepricë duke konsumuar ca bajame, granola ose pemë. Efekti rritet kur rostiçeritë janë jo të shëndosha si – çipsat, karamelet, ose akulloret, për shembull.

Ruaj ushqimin jo të mirë për racionin javor jashta planit të dijetës. Dhe nëse nuk hani një herë një javë kësoni racioni të ushqimit, është më e rëndësishme të jeni krenar dhe keni diciplinë të dini se keni përcjellur planin tuaj të dijetës. Ju premtoj, ndjenja e arritjes do të jetë më e këndshme më shumë se ndonjë qërasje me pije.

Gabimi 3: Ushqimi I duhur, sosi I gabuar

Nuk mund ta përshkruaj se sa herë kam parë një racion perfekt të dijetës që ka pasur zgjedhje të sosit të gabuar ose biberit të zi apo kuq. Salsat e sallatave, uthullat, dhe soset janë të mbushura me kalori, dhe nuk njoh ndokënd që I përdor me kujdes duke matur me lugë të çajit sasinë që e përdorin në racion të ushqimit – posaçërisht kur janë të urritur.

Për të filluar, shikoni për llojet e lehta të soseve të preferuara që keni. Ato gjenden çdokund me bollek të gjërave që nuk kanë yndyrëra që nuk janë të dedikuara për njerëzit që mbajnë dijetë. Për shembull, më pelqen sosi mustardë dhe Sriracha sepse kanë shije të rëndë me pak kalori.

3

Ju më së miri I shmangni soset kur hani në restorant. Nëse duhet ti vëni sos ose ndonjë salcë ushqimit tuaj, kërkoni për këtë shtesë, ashtu që të mund të kontrolloni saktë sasinë që e konsumoni.

Mbani në mend: Fileta e salmonit mund të jetë e shijshme, por nuk ka me sosin e limonit që I vëhet salmonit, dhe ju do ta shijoni salmonin deri në maksimum.

Gabimi 4: Pirja e kalorive të panevojshme

Njëra nga mënyrat më të lehta për të humbur shpejtë yndyrëra është të mos konsumoni pije me sheqer. Nëse momentalisht konsumoni këso pijesh, dhe nuk keni ndërruar asgjë ne dijetën tuaj, do të shihni se trupi juaj do të lëshohet, dhe ndoshta do të vëreni këtë gjë mjaft.

Kjo nuk do të shokojë shumicën e njerëzve, sepse ata dijnë vetëm për kokakollën, pepsin, dhe pijen energjike Monster and Rock Star që përmban sasi të paarsyeshme të sheqerit. Dhe më shumë për këtë, shumica nga ne mundohem të arsyetojmë gjërat e paarsyeshme. Ka ardhur momenti! Vizato një vijë në përmes kanaqes!

Përderisa mendoni të përmirsoni këtë gabim, atëherë largojini burimet e tjera të sheqerit që fshehen nën maskën e shëndetit. Edhe pse ju mund të gjeni lëngje që nuk përmbajnë sheqer të shtuar, pema ka sheqer natyral, posaçërisht kur ju largoni farat, lëvoret dhe fijet. Përderisa lëngjet përmbajnë lëndë ushqyese dhe antioksidantë, nuk kanë pse të ju duhen kur ju mbani dijetë, edhe ato lëngje që njihen ndryshe si “lëngjët e gjelbërta.” Merrni këto lëndë ushqyese vetëm nga burimet e ushqimit. Hani një mollë ose sallatë.

4

Një tjetër gjë që nuk duhet konsumuar, janë pijet sportive si Gatorade dhe Poëerade. Ato përmbajnë sheqer si pijet e gazuara, dhe elektrolitet që ato ofrojnë janë të vogla. Kompanitë që prodhojnë pijet sportive, I bëjnë njerëzit të mendojnë se po pijnë diqka të shëndetshme ose të mira për rritje te performancës. Kaloritë që I merrni nga këto pije me sheqer është më mirë të I konsumoni në formë të proteinave, karbohidrateve komplekse dhe yndyrërave të shëndetshme.

Gabimi 5: Nuk po konsumoni yndyrëra mjaftueshëm

Në kohën e babait tim, Lee Labrada, kur ai ushtronte bodibilding, nuk keni parë këtë gabim në listë të gabimeve që njerëzit e kanë pas. Në ato ditë, yndyra ka pasur reputacion të keq, dhe sasitë e mëdha të karbohidtrateve janë konsideruar si të pa dëmshme. Tani që e dijmë se nuk është aq e thjeshtë, yndyra është një pjesë e rëndësishme e një dijete të shëndetshme.

Yndyrërat e shëndetshme, si ato që gjenden në peshk, vajë të peshkut, vaj të gaforreve, janë të rëndësishme për efektin e yndyrës në tërë trupin tuaj. Disa mund t’i ndjeni menjëherë, duke rritur ngopjen dhe kontrolluar nivelin e urisë. Të tjerat ndjehen gjatë kohës, sikur rritja e funksionimit të trurit, ballancimit të hormoneve, dhe niveleve të testosteroneve të shëndetshme, si dhe rritje të humbjës se yndyrërave. E vërtetë, ju mund të rrisni humbjen e yndyrërave duke konsumuar yndyrëra.

Kjo duke kundër-intuitive për disa njerëz, që mund të gabojnë në kufizimin ose eliminimin e tërësishëm të yndyrërave nga dijeta duke u përpjekur të humbin peshë. Jam përpjekur të përshijë 2 lugë çaji të vajit të peshkut çdo ditë në dijetën time, dhe ju bëjë hapsirë yndyrërave në trupin tim. Sigurisht, ato janë me kalori të dendura, por ajo do të thotë që ju duheni ti monitoroni dhe kufizoni ato – jo t’i shmangi ato të gjithat.

Konsumoni yndyrërat që ju nevojiten – jo të I përzieni me yndyrërat që I dëshironi tërë kohën – dhe do të keni rezultate më të mira. Është shumë e thjeshtë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!