Nëse keni lindur fëmijë, apo ndër vite ju është mbledhur pesha e tëpert në trup, kur duhet të humbni 30, 40 apo edhe më shumë kilogramë, kjo detyrë shihet të jetë paksa e frikshme, sa që ju më përpara mendoni t’a lërni krejt këtë punë, në vend se të provoni të heqni këtë peshë të madhë që është e tepërt për ju. Më poshtë i keni disa gjëra ti mbani në mend që do të ju ndihmojnë të jeni i motivuar në këtë detyrë shumë të vështirë sipas shumë njerzve.

Mos harroni se rezultatet nuk ndodhin brenda natës: Kur e përcjellni marrjen e kalorive si dhe ushtrimet e rregullta, është më se e mundur të humbni 1 kg në javë. Ajo mund të ju duket jo edhe aq shumë, por me kalimin e kohës, ato pak kg që i humbni do të shtohen. Ju nuk keni fituar peshë brenda natës, prandaj mos prisni të humbni peshë të tepërt brenda natës.

Planifikoni qëllime reale dhe të vogla dhe më pas festoni suksesin e tyre: Sigurisht, qëllimi juaj përfundimtar është që xhinset që i keni blerë, të ju bijnë tamam, por në mënyrë që të jeni e motivuar, ju duhet të keni qëllime të vogla për gjatë rrugës në shkrirjen e peshës së tepërt. Çdo të diele në mbrëmje, vendosni për qëllimet tuaja – të ushtroni 3 herë gjatë javës, hani ushqime të gjelbërta çdo ditë, ose edhe të takoni trajnerin tuaj personal. Atëherë kur të keni arritur qëllimin deri në fund të javës, shpërbleni vetën më një shishe ujë, magazinë fitnesi, ose ndonjë këngë të re në iTunes që t’i ndihmoni ushtrimet tuaja kardio.

Mbani shënime për çdo kilogramë të humbur: Pasi rruga juaj për humbjen e peshës është e përbërë nga hapa të vegjël përgjatë rrugës, është e rëndësishme të mbani shënime për çdo kilogramë të humbur. Hartoni një plan javor të peshës në kalendar, fotografohuni çdo javë për të parë se si keni përparuar. Çfarëdo mënyrë që zgjedhni për të shënuar përparimin tuaj, duke e parë se me sa përpjekje po ushtroni do të ju inspiroj përfundimisht që të vazhdoni deri në fund.

Mbani ditar se çfarë hani: Keni konsumuar ushqim të shëndetshëm gjatë tërë javës, por nuk keni humbur asnjë kilogramë. Përderisa mbani shënime për çdo gjë që hani, është e lehtë të e prishni këtë plan me ndonjë pomfrit apo keks. Grushtet me keksa apo pomfrit, nëse i shkruani në ditar, më mirë të dini se pse nuk keni lëvizje në humbjen e peshës. Por do të jeni më të sinqert me vetën nëse i shkruani edhe kto në ditar. Nëse dëshironi të jeni më e përgjegjeshme ndaj vetës, ndajeni Nëse dëshironi të jeni më e përgjegjeshme ndaj vetës, ndani çdo gjë që hani me miken tuaj.

Mos i bëni të gjitha vet: Mbështetja nga miqët dhe familja është e rëndësishme kur është në pytje motivimi. Thuaju të gjithëve që i keni të afërt që po përpjekeni të humbni peshë ashtu që të mund të ju ndihmojnë të rrini në rrugë të duhur dhe mos devijoni. Caktoni ushtrimet, ndani recepte të shëndetshme, lëshoni DVD, dhe keni një mike të besueshme që mund të llogaritni në të që t’a thirrni kur të jeni në disponim për të vrapuar.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!