Me verën që nuk edhe shumë larg, është koha të filloni të mendoni se si do të dukeshit pa maicë gjatë ditëve të ngrohta të verës. Pa marrë parasysh gjininë, sipas të githa gjasave femrat do të pëlqejnë të ju shohin një bark të formësuar bukur. Nëse dëshroni t’i bëni të tjerët të kthejnë kokën dhe ju shikojnë muskujt e bukur të barkut, lexoni 5 këshillat e mëposhtëme dhe do të lëni përshtypje shumë të mirë.

  1. Ju duhet të humbni peshë

Një nga mitet më të mëdha për formësimin e muskujve të barkut është se duhet të bëni shumë ushtrime për të parë rezultatin në fund. E vërteta është se duhet të bëni ushtrime deri sa nuk keni larguar yndyrërat. Duhet të djegin të gjitha yndyrërat nëse dëshironi të shihni muskujt e formësuar bukur të barkut. Tani që ju kurseva që ju të mos bleni Ab Roller 5000 lexoni 4 këshillat tjera për të formësuar muskujt e barkut.

  1. Pakësoni karbohidratet

E kam gjetur se nëse shkrini yndyrë, karbohidratet do të shkojnë poashtu. Për të ja vënë kuptimin plotësisht, kur trupi nuk merr energji të mjaftueshme nga karbohidratet do të fillojë të shkrijë yndyrë. Kjo temë mund të jetë një shkence më vete, por karbohidratet ë pakëta janë mjaft efikase për shkrirjen e yndyrërave. Megjithatë, karbohidratet nuk duhet të eliminohen plotësisht, kur të konsumoni karbohidrate ato duhet të jenë cilësore siç për shembull: perimet e gjelbërta, bukë të gatuara prej drithërave dhe oriz me ngjyrë kafe. Këto treten më ngadalë, dhe mund të përdoren në mënyrë më efikase nga trupi, poashtu ato nuk do të shëndrrohen në yndyrë siç shëndrrohen karbohidratet e thjeshta.

  1. HITT Kardio

HITT do të thotë High Intensity Interval Training që në shqip i bie ushtrim me intenzitet të lartë në intervale. Kjo do të thotë se ushtrimet me intezitet të lartë, siç janë vrapimet sprint, ose vrapimet e shpejta 1 minutëshe ose më pak, pastaj ecjet dhe kështu me rradhë pasi të keni vrapuar 5 seri të vrapimeve të shpejta (SPRINT). Do të ju rekomandoja 5-10 vrapime SPRINT. Kjo metodë ka dëshmuar të jetë më efikase në shkrirjen e yndyrërave edhe pas të keni përfunduar ushtrimet. Një përparësi tjetër e ushtrimeve HIIT është se ju mund të e kryeni dhe lëvizni në vënd se të shpenzoni edhe një orë duke vrapuar në një ambient me një ritëm nga i cili lotoni.

fotobarku1

  1. Ushtroni muskujt e barkut

Nuk keni mënduar se do të shkruaj një artikull për formësimin e muskujve të barkut 5 duke përmendur ndonjë ushtrim të barkut që ju ka rënë në mend? Ushtrimi im i preferuar për muskujt e barkut është të mbajturit e këmbëve të ngritura. Krijon edhe në lloj ndarje në mes muskujve të barkut ashtu që ato të mund të dallohen. Ky ushtrim ngarkon muskujt e poshtëm të barkut shumë mirë. Ushtrimi im i fundit janë ushtrimet duke kryqëzuar këmbët, ky ushtrim është poashtu i mirë për të kompletuar barkun në tërësi.

  1. Mund të hani diçka ndonjëherë jo sipas planit

Ju e lexoni qartë se mund të hani diçka jashta planit tuaj te dijetës. Duhet ndonjëherë të veproni kështu kohë pas kohe. Dy arsye për të vepruar kështu: 1) për të qëndruar mentalisht në rregull, dhe 2) dhe për të pasur trupin në vijë.

 

Të themi se nëse i përmbaheni një dijete vazhdimisht, do të mërziteni pak nga ajo dhe ndoshta do të thoni “nuk ja vlen”. Për këtë arsye duhet ndonjëherë të hani ushqim jashta planit tuaj dijetal. Do të thoja të veproni kështu dy herë në javë. Veproni kështu sa më parë që të ketë efekt të keni një trup të bukur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!