Do të mësoni si të zhvilloni trup të bukur.

Ndalu për një çast dhe mendoni se çfarë dini për trupin tuaj. Sigurisht se e dini se sa KG peshoni. Me dy gishta që i vendosni në zemër mund t’i dini të rrahurat e zemrës. Numrat janë të rëndësishëm në fitnes, por se nëse filloni një regjim të ri në fitnes, duhet të mendoni të ndërtoni një profil te hollësishëm të trupit tuaj.

Problemi? Të dhënat fiziologjike të hollësishme për atletët kërkojnë vizitë në laborator me pajisje të përsosura.

Sean McArdle udhëheq një laborator të tillë në Rochester Institute of Technology. Ai teston studentët dhe atletët me një sërë pajisjejesh, dhe thotë që ju nuk keni nevojë për to që të matni 5 pikat e të dhënave të rëndësishme të fitnesit.

“Ju dëshironi që vet të zbuloni se çfarë pika të forta keni dhe çfarë të dobëta, ” thotë McArdle. Jo vetëm të dini se sa i shëndetshëm jeni, por edhe të dini nëse programi i ushtrimeve që keni zgjedhur do të ketë sukses për juve. “Duke bërë teste rregullisht gjërat për të cilat paguani të holla dhe nëse kanë sukses cilësor.”

Përderisa shumica e matjeve dallojnë duke u bazuar në llojet e ndryshme të atletit dhe qëllimeve specifike të tij, më poshtë keni 5 testë në shtëpi të fitnesit që duhet t’i kryeni për të përcjellur përparimin tuaj në fitnes, dhe matni nivelin tuaj të përgjithshëm të fitnesit.

  1. Kompozimi i trupit

fitness-measurements1

Ky është një test të cilin asnjë atletë nuk duhet ta injoroj, thotë McArdle. Duke e ditur përqindjen e yndyrërave në trup, jo vetëm që ju sjellë motivim, por është një tregues për shëndet më të dukshëm.

Për të ditur kompozimin e trupit në mënyrë më të saktë në shtëpi, ju duhet një aparat kaliper për lëkurë, një mjet të hollë plastik që pickon lëkurën për të matur trashësinë. McArdle ju rekomandon që të përdorni instruksionet dhe llogaritësin nga webfaqja www.exrx.net .
Kjo webfaqe ju drejton tek informacionet për të matur trashësinë në 7 lokacione të trupit ku ju më pas mund të fusni ato informata në këtë llogaritës për të ditur përqindjen e yndyrërave në trup dhe peshën.

“Kompozimi i trupit jo vetëm që ka një ndikim të madh në performancën atletike, por ka ndikim edhe në shëndet, ” thotë McArdle. “Sa mase yndyrore keni, tregon mjaft se çfarë do të jenë rezultatet e tjera.”

  1. Kapaciteti i punës së zemrës dhe mushkërive(Cardiorespiratory)

fitness-measurements2

Nëse keni parë një varg figurash të atletëve të njohur duke vrapuar në Treadmill përderisa bartin maska që i bën ata të duken se veç sa ja kthyer nga vozitja e motorit të ujit, ju keni parë testin laboratorik që mat VO2max. Pajisja thjeshtë llogaritë se sa oksigjen atletët përmbajnë dhe sa në mënyrë efikase ata mund të përdorin oksigjenin kur tendosen.

Nëse jeni një atletë i durueshëm, VO2max është një numër i përsosur për të ditur nivelin tuaj të tanishëm të fitnesit. Dhe ju nuk keni nevojë të shkoni në laborator për këtë punë, vetëm përcjelleni me orëmatës.

Pasi të keni bërë nxemje si duhet, gjithë ajo se çfarë duhet të bëni është të vraponi sa më shumë që mundeni brenda 12 minutave. Kjo distancë do të i mundësojë një llogaritësi në internet të ju përcaktoj VO2Max.

Ju mund të përmirësoni atë numër përmes planeve të ushtrimeve me durim standard, por McArdle thotë se fakti se çfarë hani mund të jetë një faktor kyç. “Vetëm me një dijetë të mirëfilltë ju mund t’a ndryshoni, duke zvogëluar ndonjë tejkalim të shtimit të yndyrërave. ”thotë ai.

  1. Një përsëritje më së shumti

fitness-measurements3

Ajo që po shihni në fotografi, është një dhomë ku ka pesha për ushtrime si dhe është një nga mënyrat më të lehta për të matur përparimet në fitnes.

“Nëse dikush ka më shumë përvojë në ngritjen e peshave, i sygjeroj ata më përvojë që të masin suksesin e fitnesit vet, që do të thotë të gjeni peshën e duhur që ju nevojitet për të performuar saktësisht një përsëritje, ” thotë McArdle. Por, ai paralajmron që fillestarët në peshëngritje nuk duhet të provojnë të ngrisin pesha sa më shumë që munden për një përsëritje.

Në vend, ata mund të përdorin ekuacionin e Brzycki, që shëndrron një seri me shumë përsëritje në një përsëritje të ushtrimeve që maksimalisht mund të jetë.  Ëebfaqja e përmendur më lartë, ExRx ka edhe një llogaritës për të përdorur këtë ekucion.

4.Qëndrimi muskuloz

fitness-measurements4

Matjet standarde për qëndrimin muskuloz vijnë duke testuar vetvetën me ushtrimet Push-ups dhe Sit up.

Për testin e ushtrimeve Push-ups, ju duhet të kompletoni sa më shumë përsëritje që të mundeni dukë bërë këto ushtrime si duhet. Sa i përket specifikacioneve të përdorura nga ExRx, ju duhet të i shtrëngoni duart dhe formoni grushte dhe shtriheni me bark kah dyshemeja si dhe t’i vendosni duart në dysheme.

Sit up test bëhet me kohë, duke matur se sa përsëritje të ushtrimeve mund të kryeni për 60 sekonda në formë të duhur: partneri ju qëndron në këmbë, duart i shtrengoni dhe vendosni prapa qafës suaj, dhe bërrylat tuaj prekin ose lëvizin përgjat gjunjëve tuaj në çdo përsëritje.

McArdle poashtu ju rekomandon të shikoni se sa mund të qëndroni duke bërë ushtrimin plank. Nuk ka numra krahasues ashtu që ju mund t’a matni vet se sa mund të përparoni, por McArdle thotë se forca e kurrizit është një tregues i rëndësishm i fitnesit në përgjithësi.

  1. Fleksibiliteti

fitness-measurements5

Drejt nga përfundimi i shkollës fillore, testi ulu-dhe-arrijë është ende standard për të matur fleksibilitetin.

Edhepse rezultatet do të jenë më të sakta sipas të gjitha gjasave, nuk ju nevojitet ndonjë test standard ulu-dhe-arrijë për të kryer këtë test. Ju duhet ta inçizoni matjen dhe dikënd që do të ju ndihmoj. Le të qëndroj partneri juaj 2-3 metra nga ju dhe ngrisni këmbën dhe partneri juaj do të ju mbajë këmbën e ngritur. Vazhdoni edhe më tutje të qëndroni më këmbë lartë, dhe filloni të përkuleni kah këmba e ngritur.

Sipas McArdle, performanca e dobët e testit ulu-dhe-arrijë është zakonisht një tregues i dhembjes në pjesën e poshtme të shpindës.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!