Nëse jeni gati të bëheni vrapuese gjatë këtij viti, mbathja e patikeve në fillim të vrapimit mund të jetë pak e mërzitshme dhe në një far mënyrë lodhëse. Kur filloni të vraponi në fillim, i ndjeni mushkëritë thuaj se po ju djegen nga zjarri, keni vështirësi në frymëmarrje, keni dhembje në muskuj, dhe e tëra çfarë mendoni është që si të ndaleni dhe pushoni. Por mos u dorëzoni ndaj premtimeve që ja keni bërë vetës për Vitin e Ri, se vrapimin e keni një ndër shtyllat e formësimit dhe dobësimit për këtë vit. Më poshtë i keni 5 teknika për t’u përmbajtur çdo javë për të ndihmuar vrapimin të jetë si një erë e lehtë vere në vend se të ju duket si një mundim i përditshëm.

Bëni orar për vrapimin

Në mënyrë që trupi juaj të mësohet me vrapimin, ju duhet të vraponi rregullisht. Në vend se të vraponi pa orar, për shembull sot është koha e keqe, dhe nuk do të vraponi për këtë arsye, është e domosdoshmë të i përmbaheni një orari të vrapimit gjatë javës për shembull, 3 apo 4 herë në javë. Vrapimi i shpeshtë do të ju forcojë muskujt në pjesën e poshtme të trupit dhe kurrizin, që më pas e bëjnë vrapimin më të lehtë, si dhe do të ju rris kapacitetin e mushkërive dhe qëndrueshmërisë. Në fillim vraponi lehtë me hapa të shkurtër, dhe kur të filloni të lëshoheni e ndjeni më lehtë, ngadalë rrisni distancën e vrapimit.

Vraponi ngadale në fillim

Nuk keni nevojë të vraponi në fillim 7  km në minut. Filloni të vraponi ngadalë në atë mënyrë që të merrni frymë më shpejt, por jo edhe të rëndoni muskujt dhe zemrën duke marrur frymë.Vrapimi i lehtë dhe jo i shpejtë është më i mirë se vrapimi i shpejtë(SPRINT) për të shkrirë belin. Ngadalsimi gjatë vrapimit do të ju ndihmojë të përqendroheni në një vrapim në mënyrë të duhur, që mund të lehtësojë dhembjet e zakonshme që mund të ju shkaktojë vrapimi, por edhe nëse jeni më ndonjë partner vrapimi, atëherë edhe mund të bisedoni gjatë vrapimit. Përderisa trupi juaj bëhet gjithnjë e më i fortë, ritmi juaj do të rritet në mënyrë të natyrshme, dhe ju mund të filloni të sfidoni vetën me vrapime të shkurta të shpejta.

Vraponi me dëshirë

Nëse e urreni çdo sekond të vrapimit, atëhere gaboni. Gjeni mënyra për t’a bërë vrapimin më të këndshëm, ose duke vrapuar me qenin tuaj apo shoqen tuaj më të mirën, vrapimi në stazat e reja, pastaj përgatitni listën tuaj të preferuar të këngëve dhe merreni me veti gjatë vrapimit. Si vend i përkryer për vrapim janë stazat në Tokbashqe dhe Gërmi, sidomos me fillimin e pranverës dhe afrimit gjithnjë e më shumë të verës, jo vetëm që do të zhvilloni pjesën e poshtme të trupit, por edhe do t’i mbushni mushkëritë përplot më oksigjen. Ju mund të përqendroheni në formësimin e pjesën së poshtme të trupit tuaj, edhe kur nuk delni në natyrë për të vrapuar. Nëse dëshironi të dini sa kalori keni humbur më saktë, atëherë përcjellni vrapimin tuaj përmes ndonjë aplikaconi në telefon. Nëse jeni në deti, vraponi për skaj detit, dhe do të ju forcohen shputat e këmbëve nga rëra e pllazhës.

Vrapimi në terrene të pjerrëta

Sa më të forta që i keni muskujt e këmbëve, aq më lehtë do të ju duket vrapimi. Nëse dëshironi të forconi muskujt e sipërm të përparëm të këmbëve, atëherë terrenet e përkryera për vrapim janë ato të pjerrëta. Vrapimi në këso terrene, jo vetëm që ju forcon këmbët, por edhe mund të rëndojë edhe muskujt e barkut. Terrenet e pjerrëta ju shtrëngojnë edhe më shumë muskujt e këmbëve. Duhet keni kujdes në vrapimet ne terrene teposhtëze, sepse shumë lehtë mund ti lëndoni gjunjët. Përsëri po kthehemi tek Gërmia, për të gjithë ata që e dijnë se ku gjendet Gërmia në Prishtinë, ka terrene të pjerrëta të përkryera për vrapim. Nëse vendosni të mos vraponi në këso terrene, apo nuk keni mundësi kohore, atëherë mund të bëni ushtrime Squats, Step-Ups ose edhe yoga për vrapues.

Mos vraponi kot

Vrapimi i rregullt do të ushtrojë trupin tuaj në atë mënyrë që të ndjehet më mirë dhe me lehtë, por nëse vrapimi është i vetmi lloj i ushtrimit që e bëni, lëndimet e mërzitshme dhe që përsëriten mund t’a bëjnë të padurueshëm. Përzieni vrapimin me not,vallëzim, ecje në male, ngasje të biçikletës. Nëse bëni edhe ushtrime të tjera kardio përveç vrapimit, do të ndikojnë në forcimin e pjesëve të ndryshme të trupit në mënyra të ndryshme, dhe çdo herë kur dëshironi të vraponi, do t’a keni më të lehtë, dhe nuk do të ju duket e mërzitshme vetëm të vraponi. Arsya që të bëni edhe ushtrime të tjera kardio është se do të ju mungoj vrapimi, dhe do të jeni me i emocionuar dhe ngazëllyer kur merrni të vraponi pas një kohe të gjatë të mos vrapimit. Besoni se do të kënaqeni më shumë duke vrapuar në këtë mënyrë.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!