Në këtë artikull ju kemi bashkangjitur një video, ku do të mund të përcjellni ushtrimet që duhet të kryhen për 5 minuta në mënyrë që gradualisht të formësoni belin tuaj.

Numri i kalorive që shkrini: 21 deri 33

Kohëzgjatja: 5 minuta

Vështirësia e ushtrimeve nga 1-5: 3

Pajisjet: Nuk nevojitet ndonjë pajisje e posaçme

Lloji i ushtrimit: Ushtrime të lehta, Formësim i muskujve të belit

Në këtë video, të gjitha ushtrimet e barkut janë të efektshme sepse përfshijnë një pjesë të madhe të muskujve si dhe kurrizit. Të gjitha lëvizjet e këtyre ushtrimeve ngarkojnë muskujt e barkut, tërë pjesën e kurrizit(barkun, muskujt anësor dhe pjesën e poshtme të shpindës), vithet, kukat dhe pjesën e sipërme të shpindës.

Për të qenë më i kjartë, ushtrimet e kurrizit nuk janë mënyra më e mirë për të shkrirë peshë dhe formësuar muskujt e belit. Në të vërtetë, ushtrimet me lëvizje të lakuara janë mjaft te paefektshme për shkrirjen e yndyrës në bel sepse nuk ndihmojnë në shkrirjen e shumë kalorive dhe nuk janë aq intenzive mjaftushëm për të shkaktuar një nxitje të metabolizmit.  Një nga bezditë më të mëdha të kafshëve është kur trajnerët përdorin dërdëllisjen për të treguar që ushtrimet e thjeshta e të ulurit do të ju ndihmojë të bëni bark të bukur dhe të keni bel të bukur dhe muskuj anësor të përkryer. Nuk do të thotë që ushtrimet e barkut dhe muskujve anësor si këto janë të padobishme dhe nuk ja vlen të humbni kohë duke i bërë këto, do të thotë se ju duhet të përfshini ushtrime të llojllojshme, së bashku me këto ushtrime, në mënyrë që të keni program mirë të organizuar që do të ju ndihmojë të jeni në formë.

Çelësi i gjithë kësaj është që të keni trup të fortë, me një kurriz të fortë, duke kombinuar ushtrimet me dijetën. Ushtrimet e forcës për tërë trupin, llojet e ndryshme të ushtrimeve kardio, dhe një dijetë e pastërt janë elemente të rëndësishme për të pasur një bark të bukur. Për arsye se këto elemente do të prodhojnë një ndryshim të vërtet në trupin tuaj, qëndrimi sistematik ndaj ushtrimeve është më se i rëndësishëm. Mund të ushtroni 3 ditë ushtrime duke mbajtur një dijetë strikte, për të parë rezultatet e kënaqshme. Bëni shprehitë në rutinën tuaj dhe ju do t’i ndihmoni vetës të keni rezultate që edhe kanë bazë të shëndëtshme dhe janë më lehtë të arritshme.

Struktura e ushtrimeve

50 sekonda aktiv, 10 sekonda pasiv, 5 herë

Pa pajisje

Pa ndonjë nxemje apo ngadalsim të ritmit, por gjithsesi dyjat preferohen

Në artikullin e radhës ju mund të lexoni për 8 ushqimet se si të keni bark dhe bel të bukur.

Artikuj të ngjashëm

recent comments

1 Comment

Aferdita April 28, 20155 years ago

shume i qelluar ky program.

reply

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!