Rregulla #1

Përshkak se ne dëshirojmë t’i mbajmë muskujt, eshtrat, organet dhe gjakun si është më së miri, ne nuk do të përdorin termin Humbje e peshës por humbje e yndyrës. Përgjatë muajve të kaluar, kam përgjysmuar përqindjen e yndyrërave në trupin tim, rritur forcën, mirëmbajtur nivelet e qëndrueshmërisë si dhe energjisë, dhe ende konsumuar ushqime jo-tradicionale për çdo javë.

foto1

Rregulla #2 Matja e peshës

Për te matur përparimin në mënyrë të sukseshme, duhet të dijmë përqindjen e yndyrës, peshën e trupit dhe masën muskulore. Matuni në mëngjes se sa kg peshoni me shpejtësi para se të hapni dollapin e rrobave që do t’i veshni. Të qenurit konsistent është ajo çka duhet jeni. Nëse do të mateni çdo ditë, krejt në rregull, por bëhuni gati për një “rollercoaster”. Une matna çdo ditë, por e krahasojë peshën time me atë të një javë përpara. Ju rekomandoj të përdorni pajisje për matjen e yndyrës në trup. Disa mendojnë se nuk janë të sakta, por nëse e matni vazhdimisht nivelin e yndyrës në trup, atëherë do të vini në përfundim në lidhje me gjendjen e nivelit të yndyrës në trupin tuaj. Yndyra në trup duhet të matet jo më shumë se njëherë në muaj. Masa muskulore matet duke llogaritur peshën tuaj trupore minus pesha dhjamore.

Rregulla #3 Humbja e yndyrërave

Ka vetëm një mënyrë për të humbur yndyrërat e tepërta.Liposuksioni – dhe unë nuk ju rekomandoj. Ne mendojmë se nëse bëjmë më shumë ushtrime si përkuljet anësore, mund të ndikojnë në belin tonë, këto ushtrime mund të kenë efekt, por se arsyeja është që ju po ushtroni më shumë në shkrirjen e kalorive, duke rritur të rrahurat e zemrës, qe rrit poashtu temperaturën e trupit, duke shtyer metabolizmin tuaj të punoj më shpejtë. Do t’i bëja këto ushtrime për të arritur më shumë forcë në kurriz, por së pari duhet të përqendroheni në ushqim, ushtrime Cardio, si dhe ushtrime të forcës.

foto2

Rregulla #4 Ushqimi

Çfarë hani do të ketë më së shumti rëndësi se si do të duket dhe si ndjehet trupi juaj. Nëse do të mbanit ndogjë në mendje, mbani këtë! Nuk ka plan ushqimi që funksionon për çdokënd. Shikoni piramidën e të ushqyerit, më pas duhet të provoni se çfarë funksionon për ju duhet të provoni ushqime në mënyrë që të shihni se çfarë është më e mira për ju. Kur të keni vendosur se çfarë të hani, atëherë përcjellni atë plan në vazhdim. Ju duhet të konsumoni proteina, karbohidrate dhe yndyrëra të shëndosha, si dhe krejt çka është me rëndësi, duhet që vazhdimisht t’i konsumoni këto lloje të ushqimeve, që të arrini vijën e duhur trupore, duke mos kaluar kufijtë dhe tepruar më këto ushqime.

Rregulla #5 Aktiviteti Cardio

Duke supozuar që me ushqim jeni mirë, dhe se po konsumoni ate që duhet, ushtrimet cardio do të ju ndihmojnë në procesin e humbjes së peshës së tepërt. Nëse bëni ushtrimë të intensitetit të lartë, mesatar apo të vogël, faktori më i madh që do të ju ndihmojë, është vazhdimësia në ushtrime. Filozofia ime personale në lidhje me ushtrimet cardio është të qëndroni më shumë në një mesatare të ritmit te punës së zemrës, dmth dikund 85% të rrahjeve të zemrës ose 160 rrahje në minutë. Mund të shkrini kalori nëse vazhdoni ushtroni intensivisht, si dhe metabolizmi juaj do të funksionojë më mirë, duke shkrirë më shumë kalori gjatë ditës. Kardo ushtrimet ju preferoj t’i bëni diku rreth 30 minuta në ditë, që ndihmon mjaftueshëm muskulin të rigjenerohet dhe formësohet.

foto3

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!