Një nga mënyrat më të njohura të ushtrimeve kardiovaskulare është vrapimi. Jo vetëm që ngërthen të mira në aspektin fizik, por edhe ka përparësi për arsye se përmirëson shëndetin psiqik të njeriut.

Për arsye se ka shumë fuqi në aspektin psiqik, ju rekomandohet që të vraponi çdo ditë, dhe do të përfitoni nga të mirat që sjellë vrapimi.

Zvogëlon nivelin e yndyrërave

Për çdo kilometër që vraponi, do të shkrini rreth 150 kalori, dhe nëse vraponi rregullisht, do ta shihni se do të shkrini yndyrë dhe peshë në mënyrë plotësisht natyrale, përderisa rrisni numrin e kalorive që shkrini gjatë kohës kur pushoni në 48 orët e ardhshme pasi ta keni përfunduar vrapimin.

Zvogëlon nivelet e larta të shtypjes në gjak

Shtypja e gjakut shpesh shkakton që muret e enëve të gjakut të dobësohen dhe kjo mund të shkaktojë hemorragjinë, aneurizmin, dhe aterosklerozën nëse del jashtë kontrollës. Nga një këndvështrim më i gjerë, shtypja e gjakut poashtu kufizon qarkullimin e gjakut nga dhe në zemër përderisa duhet të punojë dyfish për të dërguar gjak në këto enë të dëmtuara. Të gjitha këto ndryshime ndodhin, kur ju përmirsëoni fitnesin kardiokvaskular, e cila gjë është dëshmuar që ndihmon në zvogëlimin e qarkullimit të gjakut.

Trajtimi i diabetit

Një jetë pa fitnes, dhe të pasurit peshë të tepruar, mund të rris rrezikun nga diabeti(sëmundja e sheqerit) dhe kjo mund të luftohet duke vrapuar rregullisht.

Forcon sistemin imun

Është dëshmuar që ushtrimet aerobik dhe anaerobik stimulojnë prodhimin e makrofagës(qëlizat të cilat sulmojnë bakteriet) dhe limfocitet(rruzat e bardha të gjakut) përderisa sigurojnë që qelizat e sistemit imun qarkullojnë në trup, duke forcuar sistemin imun.

Përmirson fitnesin mendor

Vrapimi nuk ka të bëjë vetëm me të mirat fizike që përmban, përvec kësaj ju rrit edhe vetëbesimin dhe në një far mënyrë imazhin, posaçërisht nëse po punoni për të realizuar qëllimet tuaja në fitnes. Jo vetëm se largoni negativizmin dhe nervozen nga trupi juaj kur vraponi, pore dhe niveli i stresit zvogëlohet si dhe përmirësohet disponimi juaj i përgjithshëm nga lirimi i hormoneve që njihen si endorfinet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!