SHALQIRI, PAPAJA, BIZELET, KOSI PA YNDYRË DHE KRIPA JANË USHQIMET MË TË MIRA QË DUHET T’I KONSUMONI NË RAST SE DËSHIRONI TË KENI MUSKUJ TË FORTË DHE TË BUKUR. JA PËRSE!

Ushqimet e pasura me proteina janë të domosdoshme për ata që merren me sport dhe mbi të gjitha për ata që dëshirojnë të formojnë muskuj të fortë dhe të bukur. Ndaj ne këtë herë po ju paraqesim pesë burime proteinash që jo të gjithë i njohin për efektin në fjalë. Ato sigurisht vijnë direkt nga nëna natyrë.

Shalqiri

Sipas një studimi të publikuar vitin e kaluar nga Universiteti i Kartagjenës në Spanjë, konsumimi i një fete shalqiri përpara aktivitetit fizik ndihmon në përmirësimin e performancës dhe reduktimin e dhimbjeve pas trajnimit. Kjo frutë përmban substanca që përshpejtojnë asgjësimin e acidit laktik. Gjithashtu shalqiri, i përbërë kryesisht nga uji dhe sheqeri, është ideal.

Papaja

Një frutë tjetër i mrekullueshëm për atletët është papaja. Ajo përmban një enzimë e cila e ndihmon organizmin për të absorbuar proteinat e nevojshme për fibrat muskulore. E njëjta enzimë është gjetur te kajsitë dhe te lëvozhga e portokallit.

Bizelet

Proteinat e bizeleve janë një bekim i vërtetë për muskujt tanë, sidomos nëse konsumohen përpara fillimit të trajnimit. Bizelet janë një burim i posaçëm energjie për t’u përdorur gjatë fazës së sforcimit, ndërkohë që në fund të trajnimit e ndihmojnë trupin të rikuperohet nga lodhja.

Kosi pa yndyrë

Një kavanoz përmban 20 gr proteina dhe shumë pak karbohidrate. Kosi pa yndyrë është i pasur me kazein, apo me proteinën që trupi e asimilon shumë ngadalë, duke u lejuar kështu muskujve që ta “ruajnë” atë si një burim energjie në fazë pushimi. Ai është i duhur edhe si një vakt i vogël mes vakteve.

Kripa

Është një nga përbërësit më të adhurueshëm në botë dhe për këtë ajo mund të kthehet në një rrezik të vërtetë për shëndetin tonë dhe në veçanti për presionin e gjakut. Megjithatë, e përdorur në sasinë e duhur, kripa favorizon transportin e lëngjeve në muskuj, një proces thelbësor në fazën e moderuar.

Mënyra të tjera për të forcuar muskujt

-Filloni të bëni stërvitje të rënda. Ngritjet e peshave do t’ju ndihmojnë të bëheni akoma më të fortë.

-Mundohuni të bëni lloje të ndryshme ushtrimesh për trupin tuaj, si për shembull aerobi dhe shumë teknika të tjera, të cilat sjellin elasticitet në trupin tuaj.

-Evitoni përdorimin e makinës nëse është e mundur. Bëni sa më shumë lëvizje në këmbë. Kjo do t’ju ndihmojë të keni më shumë rezistencë dhe më shumë fleksibilitet në trupin tuaj.

-Ushtroni këmbët dhe krahët në mënyrë të veçantë. Krahët me anë të peshëngritjes dhe ushtrimeve të ndryshme rrotulluese. Por nuk duhen harruar dhe sportet e ndryshme si basketbolli, volejbolli etj. Ndërsa për këmbët mund të jenë të dobishme ushtrimet e aerobisë, të cilat mund t’ju ndihmojnë shumë. Gjithashtu për këmbët janë të vlefshme dhe lloje të tjera sportesh, si futbolli, noti etj.

-Bëni çdolloj ushtrimi, por me një farë rregullsie dhe ngadalësie. Mos u prini të bëni sa më shumë ushtime, pasi do të jetë një stërmundim për ju dhe diçka më se e pavlerë. Organizmi juaj mund të mos jetë në gjendje të përballojë këtë stërlodhje.

-Bëni pushime. Muskujt rriten teksa ju pushoni dhe jo kur jeni duke u ushtruar.

-Flini gjumë. Hormonet e trupit tuaj rriten ndërkohë që ju flini. Dhe janë pikërisht këto hormone ato të cilat bëjnë të mundur rritjen e muskujve. Duhen të bëni patjetër 8 orë gjumë. Mos plotësimi i një orari të tillë mund t’ju sjellë çrregullime trupore.

-Pini sa më shumë ujë. Kjo gjë eviton dehidratimin dhe mban në formë muskujt. Pini mesatarisht 2 gota ujë për çdo vakt ngrënie.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!