Këto janë ato që duhet konsumuar për të pasur një bark për të cilin keni ëndërruar gjithmonë. Nëse dëshironi një bel të përsosur, duhet të eliminoni sheqerin dhe karbohidratet e procesuara duke i zëvendësuar më ushqime që përmbajnë aftësi shkrirëse të yndyrërave.Më posht lexoni se cilat ushqime ju ndihmojnë të formësoni bukur belin.

Bollguri – që bëhet nga mielli i tërshërës

food-belly-1

Ju mund të mendoni se nëse hani pak, do të dobësoheni, por ju kurrsesi nuk duhet të mendoni kështu dhe mos hani ushqimet që përmbanë gjëra të rëndësishme për shëndetin tuaj. Posaçërisht, nuk duhet të shmagni racionin e parë të ditës, mëngjesin. Nëse hani një mëngjes të shëndetshëm, do të ndihmoni metabolizmin tuaj të jetë në kontrollë për pjesën tjetër të ditës. Ushqimi i mëngjesit rregullon nivelin e sheqerit në gjak, dhe ju jep energji dhe qëndrueshmëri deri kur te vie koha për racionin e dyte, drekën. Bollguri, është një ushqim i shkëlqyeshëm për tu ngrënë në mëngjës, sepse ju mbush me energji, ashtu që ju nuk do të kërkoni pastaj për një kifle të thatë më mëngjes. Kërkoni për bollgur natyral dhe jo të procesuar apo aromatizuar fabrikisht.

Boronicat

food-belly-2

Hulumtimet kanë treguar se një dijetë e pasur me boronica mund të ndihmojë në zvogëlimin e yndyrës në bel. Edhe nëse ato janë të ngrira, përmbajnë shumë nga benefitet ushqyese në vete. Dhe mund të përdorni boronicat e ngrira në një përzierje(smoothie) për shkrirjen e yndyrërave në bel.

Bajamet

food-belly-3

Thuhet që MUFA(yndyrërat mono të pangopura) janë përbërës të fshehtë që ju ndihmon në shkrirjen e yndyrës nga beli. Bajamet janë burim i mirë i yndyrërave mono të pangopura dhe ju ndalin nga të pasurit dëshirë pasi që janë burim i mirë i proteinave dhe fibrave.

Salmon

food-belly-4

Ushqimet e pasura me kalori janë të rëndësishme për të fituar muskuj të barkut të rrafshët dhe këto ushqime duhe gjithsesi të konsumohen, për shkak të përmbajtjen së ushqyesve që kanë. Çfarë është e rëndësishme për ushqimet që përmbajnë proteina si peshku, mishi i sojës, qurrës, është se ato përmbajnë shumë energji dhe ju ndihmojnë të shkrini më shumë kalori kur të treten në organizmin tuaj.

Kur zgjedhni peshk, provoni salmon apo tuna pasi që ato përmbajnë nivele të larta të Omega-3s, që zvogëlon pezmatimet në trup si dhe rregullojnë hormonet.

Marula

food-belly-5

Perimet e gjelbërta si marula, spanaqt, dhe lakërra e gjelbërt, jo vetëm që përmbajnë vitamina dhe minerale dhe kanë pak kalori, por përmbajnë poashtu sasi të mëdha të fibrave për të parandaluar fryrjen e belit. Përgatitni për vete një sallatë të madhe për drekë, dhe do të ju mbajë të mbushur për tërë pasditen. Ose përgatitni një sallatë të vogël para racionit të ushqimit, dhe do të hani më pak gjatë kohës së racionit të ushqimit.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!