Sigurohuni që këto ushqime të jenë pjesë e menys tuaj javore, nëse dëshironi të keni muskujt të fortë.

Ka qindra ushqime të ndryshme që ndihmojnë ndërtimin e muskujve. Por cfarë nëse do të duhej të zgjidhni vetëm 5 ushqimi? Në këtë rast do të duhej të zgjidhni ushqimet që do t’ju ofrojnë të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme për të ndërtuar muskujt. Në mes tyre ju keni nevojë për:

Protein, që ndihmojnë ndërtimin dhe riparimin e muskujve dhe nyjeve. Yndyra, që inkurajojnë hormone të ndryshme dhe reduktojnë inflamacionin. Ushqimet nga bimët, vitaminat dhe mineralet për të pasur një shëndet të plotë. Kaloritë për të pasur energjinë e duhur

Salmoni
Kur vjen pna të ushqimi për ndërtimin e muskujve, trofeu shkon për salmonin. Është I mbushur me proteina, omega3 dhe acide yndyrore. Këto janë nutricionet kryesore për ndërtimin e muskujve dhe riparimin e nyjve. Salmoni është i pasur me selen, Vitamin D e B12.Salmoni po ashtu ju ndihmon të përmirësoni memorien dhe të reduktoni kolesterolin.

Vezët
Vezët, janë ushqimi tjetër që ju ndihmon të ndërtoni muskujt. Një ve përmbanë afër 7-8 gramë proteina, për të mos përmendur omega 3, vitaminat dhe mineralet. Studimet kanë gjetur se njerëzit që hanë një ve në mëngjes, nuk janë të prirur të hanë shumë gjatë ditës.

Bajamet
Bajamet janë shumë të pasura me vlera ushqyese dhe si të tilla janë perfekte për ndërtimin e muskujve. Të mbushura me protein dhe fibra, bajamet ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur, derisa riparon muskujt e dëmtuar. Bajamet po ashtu përmbajnë yndyra të shëndetshme, që ju ofrojnë energji dhe ju rrisin aftësitë njohëse.

Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla janë opcioni i parë për karbohidrate. Ato mund të pregaditen shumë lehtë dhe janë të shijshme. Patatet e ëmbla janë karbohidrate komplekse me vitamin A dhe B, gjithashtu ato përmbajnë fibra që ndihmojnë një atletë të ndihet i ngopur dhe i kënaqur. Patatet e ëmbla mund t’i hani para ose pas ushtrimeve.

Mollët
Mollët janë fruta për secilën sezon. Ato janë ushqim që duhet të hahet pas ushtrimeve dhe janë burim fantastic i karbohidrateve, elektroliteve dhe fibrave. Mollët kanë pak kalori dhe si të tilla preferohen të hahen pas ushqimit, sepse ndihmojnë qfryrjen pas ushqimeve të ëmbla.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!