5 Ushtrime për një trup të përkryer

1. Squat me dy pjesë
Zona e stërvitjes: muskujt e sipërm të vitheve, kofshët, fundshpina.
Ushtrimi: qëndroni për 5 sekonda në ketë pozicion të shfaqur në foto. Me pas për 5 sekonda të tjera disa centimetra më e përkulur. Përsëriteni të paktën 3 herë këtë proçedurë.
2. Arabesk
Zona e stërvitjes: vithet, kofshët, pulpa, kurrizi
Ushtrimi: qëndroni si në foto. Me ngadalë nisni ritmikisht të ulni këmbën tuaj. Përsëriteni ketë veprim për 15 herë për çdo këmbë.
3. Squat i shtrirë
Zona e stërvitjes: muskujt kryesore të vitheve, krahët
Ushtrimi: qëndroni si në figure me shpinën drejtë. Përkulja juaj duhet të jetë në lidhje me këmbën, 90 grade. Nisni të përkulni këmbën si në foto ritmikisht. Përsëriteni ketë veprim nga 30 herë për çdo këmbë.
4. Ngritje vithesh
Zona e stërvitjes: vithet, barku, shpina, këmbët
Ushtrimi: qëndroni e shtrirë si në foto dhe ritmikisht nisni të ngrini vithet tuaja dhe me pas duke i ulur ato në dysheme. Me ngritjen e vitheve, puthitni edhe gjunjët tuaja si në figure. Qëndroni për 2 sekonda. Përsëriteni 30 herë.
5. Ngritja e këmbës
Zona e stërvitjes: vithet, këmbët, shpina
Ushtrimi: qëndroni e shtrirë me njërën këmbë të përkulur dhe tjetrën drejtë të shtrirë. Me pas, si në foto, nisni të ngriheni nga dyshemeja. Përsëriteni ketë veprim 20 herë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *