5 ushtrimet më të mira për triceps

1. Ushtrimi me shufër të dredhuar

Shtrijuni në bankë ose dysheme. Merrni shufrën, vendoseni prapa kokës, dhe me duar ngriteni deri sa duart të ju drejtohen. Përsëriteni kështu këtë ushtrim për 10 herë. Bëni 3 seri. Në secilën seri rrisni peshat. Nëse jeni fillestar, rekomandohet që serinë e parë ta bëni me shufër pa pesha.

2. Ushtrimi me pesha të dorës

Shtrijuni në bankë. Merrni dy pesha te lehta, dhe poziciononi ato mbi supe. Më pas ngrisni ato lartë duke drejtuar plotësisht duart. Mbani shpindën drejtë. Serinë e dytë dhe të tretë mund ti bëni me pesha më të rënda me nga 10 përsëritje. Për ata që ushtrojnë rregullisht, mund të provoni të bëni serinë e 4-të me 12 përsëritje.

3. Ushtrimi Dips

Afrohuni në mes dy paraleleve të drurit, apo edhe të një makine ku ju mundësohet të ushtroni Dips. Kapni dorëzat dhe rëndohuni mbi to. Lëshoni poshtë duke u ngarkuar plotësisht në triceps. Sa më poshtë që lëshoheni do të ngarkoni pjesën e sipërme të gjoksit. Bëni 3 seri nga 10 përsëritje. Për të gjithë ata që janë fillestar keni kujdes në fillim, duhet ngadale ti bëni këto ushtrime, pasi keni të bëni me peshë trupore.

4. Ushtrimi në bench

Ky ushtrim është i ngjajshëm me atë të gjoksit në bench, vetëm se këtu duhet kapur shufra e metalit më ngushtë, ashtu që të ngarkoni muskujt triceps. Filloni me pesha të lehta, në serinë e parë, më pas mund të ngrisni ato në serinë e dytë dhe të tretë. Keni kujdes me kurriz, mbajeni atë drejt. Bëni për secilën seri nga 10 përsëritje.

5. Ushtrimi me tërheqje të litarit

Afrohuni tek makina me litar për tërheqjen e peshave. Rregulloni peshat sipas dëshirës, dhe më pas pozicionohuni para makinës. Bëni 10 përsëritje nga 3 seri. Në secilën seri, rrisni peshën sipas dëshirës. Preferohet që të filloni me peshë të vogël, më pas të rrisni atë gradualisht.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *