Kyçet e duarve tuaja mund të jenë të rrezikuara nga lodhjet duke i mbajtur vetëm në një pozitë. Edhe nëse jeni në palestër apo në kompjuter për orë të tëra, eshtrat që ndërtojnë kyçet ndërmjet duarve dhe parakrahëve tuaja.

Kyçet ndërmjet eshtrave janë vazhdimisht të ngarkuara sidomos në sport. Nëse pranoni top në futboll më fuqi të madhe, atëherë do t’i ndjeni kyçet në duart tuaja dhe do të ju lëndohen kyçet. Të hedhurit e topit, lëvizja e shkopit të golfit, ose nëse bëni ndonjë lëvizje me grusht poashtu do t’i ngarkoj kyçet.

Kyçet ndërtohen nga 8 eshtra të vogla (eshtrat karpale) dhe dy eshtra të gjata në parakrahët tuaj(radiusi dhe ulna). Kyçet mund të tkurren dhe zgjërohen, dhe mund të abduktohen dhe aduktohen. Fleksibiliteti i duhur dhe qëndrueshmëria e kyçeve janë të rëndësishme për të parandaluar lëndimet e tyre.

Një problem i zakonshëm që mund të shfaqet nga ushtrimet e stërgjatura është sindromi karpal i tunelit(CTS). Kjo shfaqet kur nervi i mesëm, që vie nga pjesa e sipërme e krahëve tuaj dhe shkon poshtë në faqet e duarve tuaja, ngeshet dhe irritohet. Tuneli karpal një ngushticë në kyç që ndërtohet nga eshtrat dhe ligamentet, që lejon nervin e mesëm të hyjë në faqet e duarve tuaja.

Nëse nervi ngeshet nga tendoniti, degradimi i eshtrave, ose ënjtja, ju mund të ndjeni dhembje, ose mpirje. Simptomet më së shumti paraqiten në zonat e faqeve të duarve tuaja, që përfshijnë gishtin e madh, tregues dhe mesëm, dhe një pjesë të gishtit të katërt. Kjo zakonisht vërehet tek ata që punojnë me kompjuter lëvizjet e përsëritura gjatë shtypjes në tastaturë.

Sidoqoftë, lëvizjet e përsëritura, nga ngritja e peshave dhe ushtrimet që përfshijnë kyçet mund të shkaktojnë sindromin karpal të tunelit. Dhimbjet e vazhdueshme të duarve apo gishtave, ndjesia e ngërçit, ose mpirja mund të shkaktojnë sindromin CTS. Nëse e keni përjetuar këtë, rishikoni aktivitet tuaja për të zvogëluar stresin në kyçet tuaja. Nëse ndërrimi i zvogëlimit të stresit në kyçe nuk ka efekt, duhet të kërkoni ndihmën për mjekimin e duhur. Por nëse tani ndjeheni mirë – por papritmas ndjeni dhimbje në kyçe- mund të parandaloni këto dhimbje sipas hapave të mëposhtëm.

Ushtrimet për parandalimin e dhimbjeve në kyçe

Më poshtë I keni disa ushtrime për zgjatje të rekomanduara për të parandaluar dhimbjet në kyçe. Mbani në mend, nëse përjetoni ndonjë dhimbje, ngërç, apo mpirje nga këto lëvizje, vizitoni mjekun.

Ushtrimi 1: Zgjatja e muskulit të zgjatur

Me faqën e dorës të ngrehur kah bërryli, ngreheni me dorën tjetër. Do të ndjeni një zgjatje të butë dhe mesatare. Mbajeni kështu për 10-15 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim 3 herë me rradhë. Bëjeni edhe me dorën tjetër të njëjtën gjë.

Ushtrimi 2: Zgjatja e muskulit duke ngrehur dorën drejt muskulit të lartë të dorës

Mbani bërrylin drejt dhe tërheqni kyçin prapa më dorën tjetër. Duhet të ndjeni zgjatje të butë apo mesatare. Mbajeni kështu per 10-15 sekonda. Përsëriteni me kyçin tjetër për 3 herë me rradhë.

Ushtrimi 3: Shtrëngimi i topit të tenisit

Shtrëngoni një top të tënisit sa më shumë që mundeni pa u lënduar. Mbajeni për 5-10 sekonda. Përsëriteni 8-10 herë.

Ushtrimi 4: Shiriti rezistues për përkuljen e kyçit

Lidhni një shirit mbështjellës rezistues përreth dorës tuaj, me faqën e dorës të drejtuar nga lartë dhe bërrylin anash. Mbani bërrylin të kthyer në 90 shkallë dhe ngadalë dredhoni kyçin nga lartë, duke shtrënguar muskujt e dorës dhe parakrahut. Përsërite këtë ushtrim në 3 seri me nga 15 përsëritje.

Ushtrimi 5: Shiriti rezistues për zgjatjen e kyçit

Me bërrylin të kthyer në anën tuaj, lidhni në dorë një shirit mbështjellës rezistues. Mbani faqen e dorës të drejtuar poshtë, dhe bërrylin e kthyer në 90 shkallë. Ngadalë, dredhoni kçyin lartë, duke shtrënguar muskujt e parakrahut. Përsërite këtë ushtrim në 3 seri me 10-15 përsëritje.

Artikuj të ngjashëm

recent comments

1 Comment

Sare March 20, 20164 years ago

Para 8 muajve kam qen shtatzan dhe gishti i madh naten mu pike edhe mdhimke tash e kom lind beben por apet dora e djatht mdhemb me qu rand diqka ose me laku a mundeni mem tregu qka bahet fjal?

reply

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!