Po mendoni te filloni te ushtroni ushtrime funksionale apo ndryshe siç njihet Crossfit? Mësoni për gabime e fillestarëve në këtë llojë fitnesi.

CrossFit, ky lloj fitnesi me lëvizje funksionale ka fituar famë viteve të fundit, dhe duke së nuk do të ndalet së zgjuari interesim tek njerzit. Nuk na besoni? Mirë pra, numrat nuk mashtrojnë. CrossFit lojërat që kanë filluar nga viti 2007, kanë marrë vëmendjen e rreth 150 spektatorëve, kurse në vitin 2011 ky numër ka qenë mbi 8000 spektatorë. Mundësitë për suksese tëk atletët janë rritur, duke fituar të holla nga rezultatet pozitive që ka sjellë ky lloj i fitnesit, prej $500 deri në $250,000. Ky numër e përcjellësve të këtij lloji të fitnesit nuk ka të ndalur, dhe sot ai edhe në rrjetin shoqëror Facebook, tejkalon numrin prej 530,000 përcjellësve.

Më tërë këtë intensitet, shumë atletë të rinjë hyjnë në këtë fushë të fitnesit, dhe me atletë që janë të papërvojë, pasojnë edhë lëndimet e trupit. Për të ndihmuar të gjithë ju që dëshironi të provoni ushtrimet e këtij lloji të fitnesit, në këtë qështje na është përgjigjur  Ëill Lanier, trajner në CF-Li dhe një atletë më përvojë në Neë York. Ai na flet për 6 gabimet e mëdha që i ka parë atletët e rinjë në këtë lloj fitnesi t’i bëjnë.

  1. Fillojnë të ushtrojnë shumë rëndë, dhe shumë shpejtë

CrossFit ka natyrë garuese – shumica e ngritjeve të peshave dhe ushtrimet për një kohë të shkurtër që rritë adrenalinën e secilit – por a nuk është e rrezikshme kjo gjë? Shumica e fillestarëve që fillojnë të ushtrojnë ushtrimet e këtij lloji të fitnesit, duke tentuar të bëjnë gara njëri me tjetrin se cili mundet të bëjë më shumë ushtrime për një kohë më të shkurtër, në vend se të mësojnë të gjejnë paqen dhe sfidojnë vetën në këtë llojë të fitnesit. “Është e rëndësishme që të merret çdo ushtrim ngadale në javët e para ose muajt e parë, dhe të lejoni trupin tuaj t’i përshtatet rritjes së intensitetit të këtyre ushtrimeve, ”thotë Lanier. Mësoni si të bëni një lëvizje të ushtrimit në këtë llojë fitnesi në mënyrë të duhur, dhe largoni egon nga vetvetja juaj, nuk është nevoja që ju të lëndoheni pa arsye.

  1. Nuk i qëndron gati ushtrimeve rregullisht

Për të përparuar ne CrossFit, atletët duhet të kenë përkushtim të madh në këtë disciplinë të fitnesit. “Une gjithmonë ju them atletëve të miqë ‘Roma nuk është ndërtuar brenda natë’ ”,thotë Lanier. Si në çdo sport, në mënyrë që të bëheni një ndër më të mirët në atë sport, ju duhet rregullisht të ushtroni ushtrime në lidhje me atë sport. “Nëse përkushtoheni 3 muaj, me nga 3-4 ditë në javë, ju do ta dini nëse jeni për CrossFit apo jo, ”thotë ai.

  1. Ushtrimet e tepruara

Duke konsideruar intensitetin e nivelit të ushtrimeve në CrossFit, si në çdo sport tjetër, trupi ka nevojë për pushim dhe rigjenerim të mjaftueshëm nga lodhja që keni fituar nga ushtrimet. “Nuk mund t’i them asnjë atleti të shkojë në shtëpi, por ushtrimet e tepruara mund të jenë të dëmshme, ” thotë Lanier. Orari i rekomanduar për ushtrime të CrossFit-it është 3 ditë ushtrime dhe 1 ditë pushim, më mënyrë që të pushoni mjaftueshëm. “Personalisht, pushoj të Enjëteve dhe Dielave çdo javë, për t’i lejuar trupit tim të rigjenerohet dhe pushojë mjaftueshëm, ” thotë ai.

  1. Përqendrimi në qëllimet afatgjatë kundrejt objektivave afatshkurte

Crossfit është e ngjajshme si çdo disciplinë tjetër e sportit – në mënyrë që të bëheni i shpejtë dhe i fuqishëm, duhet të kalojë kohë dhe sakrificë. Shumë atletë ngopen kur të arrijnë suksesin apo qëllimin për të cilin kanë shpenzuar kohë të madhe, dhe në fund e humbin rutinën e ushtrimeve dhe dështojnë. “Duhet të përqendroheni në çdo përsëritje të ushtrimeve që bëni , në pothuajse çdo hap, dhe çdo racion të ushqimit. ”thotë Lanier.

  1. Të mos ushtruarit e mjaftueshëm për forcë

Crossfit njihet për nxitje të pabesueshme të metabolizmit. Përdorni gjylet e dorës, dhe bëni ushtrime pull-ups. “Forca është e nevojshme për këto ushtrime, dhe shpesh shoh atletë që dështojnë të ushtrojnë si pasojë e të mos paturit forcë, dhe jo pse nuk kanë durim,” thotë Lanier. Ushtrimi për forcë është 100% i ndryshëm në mes të fillestarit, një mesatari dhe një atleti me përvojë ashtu që mësoni mirë të ushtroni dhe filloni të rrisni fuqinë.

  1. Neglizhimi i nxemjeve dhe zgjatjeve

Nxemjet dhe zgjatjet e muskujve mund të mos jenë pjesa më interesante në CrossFit, por se pa ato ju vetëm se “flirtoni” me rrezikun nga lëndimi. Nuk ka arsye për cilido atletë të çfardo niveli të fitnesit të mos bëjë nxemjet themelore dhe zgjatjet e muskujve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!