Pse është kreatina një suplement aq i popullarizuar?

Është e thjeshtë. Kreatina është hulumtuar gjerësisht dhe është dëshmuar në masë të madhe që sjellë rezultate. Kreatina është një substancë natyrale e cila gjendet në mishin e kuq dhe në peshk, ajo mund të luftojë lodhjen dhe të rris performancën gjatë ushtrimeve dhe aktiviteteve me intesitet të lartë. E këto janë vetëm një pjesë e vogël e të mirave që kreatina mund t’u sjellë.

Këtu mund të gjeni 6 gjëra për kreatinën që secili person që ushtron duhet t’i dijë.

1. I gjithë entuziazmi rreth kreatinës nuk është i vërtetë, nuk është një pluhur magjik që kur ta konsumoni brenda natës do t’u shndërroj në një HULK, por nëse e përdorni atë me diet dhe regjimin strikt të ushtrimeve atëherë mund të pritni që ajo të iu ndihmojë në masë të konsiderueshme për përmirësimin e performancës dhe fizikut tuaj.

Kreatina ndihmon t’u jap energji por duhet ta shtyeni vetën në fitness pa marrë parasysh. Ajo mund t’u ndihmojë t’i nxjerrni 3 apo 4 përsëritje më tepër, të cilat do t’u ndihmojnë të shtoni më shumë muskuj në fund të ditës.

2. Një rast studimi i bërë tek Universiteti Quinnipiac sugjeron që përdorimi i suplementeve të kreatinës mund të sjellë deri tek rritja në peshë prej 0.5 deri në 1.4 kg në javën e parë të përdorimit, gjë që vjen si pasojë e mbajtjes së ujit në trup nga kreatina. Kjo në fakt nuk është gjë e keqe por e mirë, sidomos nëse jeni duke kërkuar që të keni më shumë fuqi gjatë peshë ngritjeve. Përsëri në fund, për shkak të ngritjes së peshës më të lartë, shpresa qëndron që jeni duke i bërë të gjitha gjërat në rregull dhe kreatina po u ndihmon që të shtoni masë muskulore të pastër.

Mos të harrojmë që kur të ndaloni përdorimin e kreatinës pesha e tepërt e ujit në trup do të largohet, mirëpo masa e shtuar muskulore do të qëndrojë në trup.

3. Kreatina mund të ndihmojë që të përkrahë dhe përmirësojë funksionin e trurit si dhe memorien, madje mund të ndihmojë që të trajtojë edhe depresionin. Personat që janë në depresion nuk kanë dëshirë që të lëvizin. Lëvizja u ndihmon të ndjeheni më mirë si dhe kur ndjeheni më mirë doni të lëvizni më shumë, ndërkaq kreatina do të ishte aty tu jap energjinë e duhur për më tepër lëvizje.

4. Kreatina mund të vijë në forma të ndryshme si për shembull, pluhur, hapa apo edhe në formë lëngu. Rekomandimi më i mirë është që ta konsumoni kreatinen në formë pluhuri. Forma më e thjeshtë dhe bazike e kreatine monohidratit është zgjedhja më e mirë. Pluhuri mund të përdoret më së shumti nga trupi. Ndërkaq në anën tjetër kreatina e cila gjendet në çokollada nuk do të mund t’u ndihmojë as afër sa forma bazë e pluhurit.

5. Kreatina preferohet të konsumohet në mënyra të ndryshme. Disa e përzijnë me ujë ose me protein shake, disa të tjerë me lëngje të frutave. Disa njerëz me qëllim e konsumojnë me lëngje të frutave duke menduar se ajo do të ndihmojë thithjen më të shpejtë të kreatinës në gjak, mirëpo kreatina vetvetiu thithet mjaft shpejtë në formë pluhuri nga trupi, andaj nuk keni nevojë të konsumoni sheqer shtesë nën mendimin që kreatina do të thithet më shpejtë në qoftë se e bëni këtë.

6. Bëjeni kreatinën pjesë të rutinës suaj të mëngjesit apo ritualit të cilin e keni para treningut, madje edhe në një shake pas ushtrimeve. Në fund të fundit koha më e mirë për të konsumuar kreatinen do të ishte afro një orë para se të shkoni në ushtrime, mirëpo mos harroni që vazhdimësia dhe frekuenca e përdorimit të kreatines janë kritike për të parë benefitet e saj.

Andaj shumë njerëz nuk mund të shohin rezultate të mira nga kreatina për shkak se e përdorin gabimisht!/

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!