E dijmë që shpenzoni mjaft kohë për t’u bërë gati me ushtrime dhe ushqim që të dukeni bukur kur të shkoni në pllazhë. Si fillim për të bërë planin që të dukeni bukur, duhet të dini kostumet e larjes që ju përshtaten, por para se të mendoni për këto kostume, duhet të “pajiseni” edhe me gjëra të tjera që ju bëjnë me vetbesim më të madh para se të shkoni në pllazhë. Mos bani dert për fryerje shtesë të trupit para se të veshni kostumet e larjes dhe të shkoni në pllazhë. Më poshtë keni 6 llojet e ushqimeve që duhet t’i shmangni para se të shkoni në pllazhë.

1.Pijet e gazuara

bikini-food-1

Përderisa keni marrë iniciativën për të mos pirë pije të gazuara si kokakollën,fantën a po sprite, uji me gaz mund të jetë si një zëvendësues i përshtatëshëm nëse dëshironi të pini diçka të gazuar. Pa marrë parasysh, gjëja më e mirë është që t’i shmagni pijet e gazuara para se të mendoni të shkoni në pllazhë, dhe moskonsumimi i pijeve të gazuara, ju garanton një bel të përsosur dhe pa dhjam.

2.Kripa

bikini-food-2

Ushqimet që përmbajnë kripë të tepruar ose kripë të shtuar, jo doemosdo ju bëjnë të lironi gazëra, por ato definitivisht ju bëjnë të kërkoni ujë. Edhe pse çipsat dhe salsat e kriposura tepër mund të duken si gjëra të mira për t’u konsumuar para se të shkoni në pllazhë, kërkoni për diçka më nivele të vogla të sodës për të ju ndihmuar që të ndjeheni më së miri para se të shkoni dhe laheni në deti.

  1. Perimet e gjelbërta

bikini-food-3

Këto lloje të ushqimeve janë të përsosura për humbje të peshës për një kohë afatgjate, por nëse është një kohë kur ato nuk preferohet që të konsumohen, është pikërisht koha para se të shkoni në deti. Të konsumuarit e brokolit, karfijollit, përmbajnë sheqera të kompleksuara që shkaktojnë edhe fryerje të padëshirueshme të organizmit.

4.Çamçakëzi

bikini-food-4

Çamçakëzat mund të duken pak të dëmshëm për ç’fryerjen, por në të vërtetë mund të nxis belin tuaj të fryhet. Kjo arsye ka kuptim: po fryheni duke pasur sasi të ajrit brenda zonave ku jeni fryrë pa nevojë.

  1. Pijet e përziera me sheqer

bikini-food-5

Përderisa pijet me rum dhe pina colada janë gati të njëjta në përmbajtje, që konsiderohen si pijet më të njohura në deti, tërë ajo sasi e sheqerit që përmbajnë nuk do të ju bëj mirë. Ndërmjet sheqerërave natyrale dhe ëmbëlzuesve artifical që përmbajnë këto pije freskuese, nivelet e larta të fruktozës mund të ju fryejnë barkun deri në masë që juve nuk ju bën të dukeni bukur.

  1. Produktet e djathit

bikini-food-6

Nëse jeni intolerantë ndaj laktozës, atëherë shmagni prodhimet e djathit para se të shkoni në pllazhë. Ndërmjet gazit, fryerjes, dhe ç’rregullimeve të tjera të belit, më së miri është që prodhimeve të djathit t’u thoni JO para se të shkoni në pllazhë.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!