Të luftosh dhjamin e barkut është 80% dietë e shëndetshme. Zvogëlo kaloritë duke ngopur vetën me proteinë, perime, drithëra të plota, dhe duke zëvendësuar veset e këqija të ushqyerit me çka do që gjen me vese të mira. Për shembull, hidh ca kanellë (cinamon) në qullë tërshëre (bollgur) në mëngjes, djegësi është parë në disa studime se stabilizon sheqerin në gjak, e përveç tjerash ngadalëson shpejtësinë që ushqimi del nga lukthi, e kjo ju ndihmon të ndiheni i ngopur më gjatë.
4. Vitamina C
Kur je në stres ekstrem ju lironi (sekretoni) më shumë hormon kortizol. Vitamina C ndihmon në balancimin e ngritjeve të kortizolit që ju ndodhin kur jeni në stres. Përveç të qenit mënyrë e mirë në kundërveprim ndaj ftohjes dhe gripit, Vitamina C gjithashtu është esenciale në bërjen e karnitines, një përzierje që përdoret nga trupi për të shndërruar yndyrën (dhjamin) në lëndë djegëse, e kështu kjo vitaminë është mik i juaj për të shkrirë dhjamin.Nëse je duke kaluar në një krizë emocionale, stres nga puna, apo ves i keq i të ushqyerit, shto sasinë e vitaminës C – ju ndihmon ti kundërviheni efekteve negative. Ushqimet me vitaminë C janë speci zile, kivi dhe lakër jeshile (kale). Këto dy ushqime kanë më shumë vitamin C se sa Portokalli i famshëm!
5. Konsumo Yndyrë
Dëgjove! Kërkohet yndyrë për të djeg yndyrë. Ashtu si thamë më lartë, është sheqeri që ju trash, jo yndyra. Yndyrat e mira janë ushqimet e pasura me Omega 3, si peshku salmon, avokado dhe arrat. Këto ushqime janë përplot me materie ushqyese që ju ndihmojnë të jeni i ngopur (ngirë) gjatë gjithë ditës.
6 Ngadalëso frymëmarrjen tuaj
Kjo është një metodë shumë e thjeshtë që mund ta përdorësh edhe kur je duke bërë diçka. Kurdo që ndihesh i shtrënguar dhe i tensionuar kontrollo dhe shiko se si po merr frymë. Shumica e njerëzve kur janë nën stres ose alternojnë mes frymëmarrjeve të shkrutra dhe mbajte të frymën ose marrin frymëmarrje të cekëta por të shpeshta e shpejta. Pasi të jesh i vetëdijshëm ndaj frymëmarrjes, me vetëdije relakso barkun dhe ngadalëso frymëmarrjen. Kjo funksionon më së miri nëse ngadalëson frymëqitjen më shumë se frymëmarrjen. Në çdo frymëqitje ju gjithashtu mund ti thoni vetës “ngadalëso”. Kjo është e tëra që duhet ditur – e thjeshtë por shumë efektive!