Trajnohuni, hani, flini dhe përsëritni. Me këtë filozofi dhe këto 6 këshilla të poshtme, ju do të jeni në rrugën e duhur drejt rritjes së muskulit.

Cdo seancë e djersitjes ju tregon se se trupi nuk ka zgjidhje tjetër por rritjes, por ende javët kalojnë dhe numri i peshores mbetet i njëjtë. Ju mund të brengoseni sepse nuk po keni rezultate, por mos lëshoni pejë. Ju duhet një plan i fortë për të maksimizuar ushtrimet tuaja në palestër.

Këto janë disa hapa vital për të maksimizuar përfitimet nga ushtrimet tuaja:

1. Angazhohuni në sesione të mbrëmjes

Shumë atletë preferojnë trajnimin në mbrëmje, sidomos në fazën e fitimit të masës. Ju mund të hani ushqimin para ushtrimeve dhe më pas të keni performancë më të mirë. Nëse dëshironi të fitoni nga ushtrimet tuaja, hani disa ushqime para palestrës, por mos merrni karbohidrate pas ushtrimeve. Marrja e karbohidratit për ushtrimet është një mënyrë e mrekullueshme për të nxitur performancën dhe për të inkurajuar shërimin e lëndimeve.

Për disa njerëz koha më e mirë e ushtirmeve është 4-7 p.m. cdo orë më vonë mund të ndikojë keq në kualitetin e gjumit. Kujtoni se gjumi i mirë ju ndihmon të riparoni muskujt dhe siguron efekte positive anabolike.
Muskujt tuaj rriten dhe pushojnë gjatë gjumit. Hormone natyrale lirohen në gjumë dhe kjo do të ndihmojë shëriminin, dhe rezultatin që ju dëshironi të fitoni nga ushtrimet.

Gjithashtu. Ekspertët rekomandojnë që të pini protein të qumështit para gjumit, 20-40 gramë. Edhe gjatë gjumit, trupi juaj përdor protein, kështu që është e rëndësishme në mbani atë në nivelin e duhur. Kjo do t’ju mundësojë të keni edhe aminoacdie, të cilat ushqejnë muskujt gjatë gjumit.

2. Qëndroni të hidratuar

Dis anjerëz I kushtojnë rëndësi të madhe ushqimit dhe harrojnë thujse plotësisht të pinë ujë.
“Trupi juaj është 70% i përbërë nga uji, gjë që nënkupton se uji luan një rol tejet të rëndësishëm në funksionimin e organizimit tuaj dhe në një performancë të mirë”, shpjegojnë ekspertët. Për disa atletë, hidratimi është gjë kryesore për një performancë me intezitet të lartë që qon në drejtim të muskujve.
Pini shumë ujë, sidomos nëse dëshironi të largoni yndyra apo të ndërtoni muskuj. Pirja e ujit është gjithashtu shumë e rëndësishme pas ushtrimeve, pasiqë edhe një nivel I ultë I dehidratimit ju qon në një performance jo t ëmirë në fitness.
Mundohuni të pini deri në 2 litra ujë në ditë. Për të bërë këtë më të lehtë bartni me vete një shishe me ujë, kështu do të kujtoheni mëshpesh të pini ujë.

3. Bëni një plan të fortë para ushtrimeve

Ashtu si ushqimi edhe suplimentet kontribuojnë fuqishëm në performancën tuaj në fitness. Disa përbërës të marrë para ushtrimee që ju duhet konsideruar janë, branched-chain aminoacide (BCAAs), të cilat janë shumë të rëndësishme për energji dhe riparim të muskujve, Beta-alanine, që ndihmon qëndrimin e muskujve, kreatina, që mbështet forcën dhe madhësinë.
Ekspertët këshillojnë dhe marrjen e 50 gramëve protein të hirrës pas ushtrimeve dhe 5 gramë kreatinë. Këto suplimente ju ndihmojnë të krijoni një ambient perfekt anabolis për muskujt, dhe riparimin e tyre.

4. Balanconi ushqimin

Një thënie thotë se kuzhina ndërton muskujt e jo fitnesi. Kushtoni rëndësi të vecantë balancit të dietës tuaj. Në ndërtimin e muskujve të rëndësishme janë karbohidratet, protein, dhe yndyrat e shëndetshmë. Si një rregull e përgjithshme merrni 1 gram proteina për cdo gjysmë kilogrami të peshës tuaj trupore dhe gjysmën tjetër mbusheni me kalori, karbohidrate dhe yndyra të shëndetshme.
Karbohidratet mund t’i siguroni nga orizi ngjyrë kafe dhe patatet eëmbla, gjithasthtu nga peshku e bajamet ju siguron iyndyrat.

5. Ushtroni muskujt me shpështësi optimal

Muskujt kërkojnë një stimul për t’u rritur dhe kërkojnë që ky stimul të jetë gjithmonë aty. Ushtroni të paktën katër herë nëjavë, duke u fokusuar në grupe të mëdhenjë të muskujve.
Këshillë e rëndësishme është edhe ndarja efektive e ushtrimeve. Duhet të kalojnë së paku 36 orë për të ushtruar prapë grupin e njëjtë të muskulit. Sipas kësaj ju duhet të ushtroni dy herë në javë grupin e njëjtë të muskujve.

6. Hani shpesh

Mënyra më e mirë për të marr më shumë kalori është që ta hani shpesh. Nëse zakonisht keni ngrënë 2-3 herë në javë, shtoni dhe 2-3 shujta të tjera në ditë, sepse kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni anabolic dhe të keni rezultate optimale.
Duke ngrënë më shpesh, ju trejnoni stomakun tuaj të adaptohet me kalori më të lartë për ndëritimin e muskujve. Ngrënia e shpesht po ashtu mund të ndikojë pozitivisht në sintetizimin e proteinave të muskujve, që është rruga për të rritur muskujt tuaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!