Ushqimi ju sjellë energji për të punuar e ushtruar gjatë ditës, por pos kësaj ushqimi mund të ju ndihmojë të luftoni kancerin. Ushqimet me mëposhtme janë disa nga ato që luftojnë fuqishëm sëmundjen e kancerit dhe ju patjetër duhet t’i keni në dietën tuaj ditore, sepse kështu do të minimizoni rrezikun për këtë sëmundje.

1. Produktet e qumështit
the-6-best-cancer-fighting-foods-1
Qumështi, jogurti grek, djathi, hirra dhe proteina e qumështit janë vetëm disa nga proteinat anabolike që ju mund t’i konsumoni, të cilat sugjerohen se na mbrojnë nga sëmundja e kancerit. Studimet kanë gjetur se konsumimi i qumështit është i lidhur me reduktimin e kancerit të gjirit, fshikëzës, ovarianit dhe kancerit të prostatës.
Mund të keni dëgjuar të kundërtën e kësaj, por rishikimi masiv i studimeve të shumta ka konfirmuar se konsumimi i qumështit nuk ka asnjë mundësi të rris gjasat për vdekje nga kanceri.

Studiuesit po ashtu kanë vënë re se nuk ka raste që përdorimi i qumështit ka pasur efekte negative në lloje të ndryshme të kancerit, por duhet pasur në mend se nuk ka studime që kanë treguar se edhe konsumi i qumështit në baza ditore të ketë pasur ndonjë ndikim në jetëgjatësi.

2. Domatja
the-6-best-cancer-fighting-foods-2
Një studim në Britani të Madhe ka raportuar se njerëzit që konsumojnë domate apo produkte të domateve si salsa, lëngu apo keqapi, kanë diku 20% më pak gjasa të preken nga kanceri i prostatës. Ky studim vetëm sa ka forcuar studimet e mëparshme të cilat kanë treguar se domatja largon deri në 35% rrezikun nga kanceri i prostatës.
E tërë kjo fuqi e domateve vjen nga përmbajtja e antioksidantëve të quajtur LYCOPENE, që luftojnë komponimet që mund të shkaktojnë dëmtim të qelizave dhe ADN-së.

3. Çokollata e zezë
the-6-best-cancer-fighting-foods-3
Hulumtuesit kanë konfirmuar se kakao mund të reduktojë rrezikun e kancerit, në veçanti atë të zorrës së trashë. Zorra është mjaft e ndjeshme ndaj mbiprodhimit të specieve reaktive të oksigjenit, të cilat mund të provokojnë prodhimin e qelizave kancerogjene dhe është pikërisht kakao që parandalon prodhimin e këtyre qelizave famëkeqe. Këshillohet që kakao të merret para ushtrimeve.

4. Kafja
the-6-best-cancer-fighting-foods-4
Një studim i fundit ka treguar se në më shumë se 1000 meshkuj të cilët janë kuruar nga kanceri i prostatës, ishin ata të cilët kanë konsumuar deri në 4 gota kafe në ditë apo më shumë. Ky studim tregon se kafja mund të ulë rrezikun nga ky lloj i kancerit deri në 60%, krahasuar me meshkujt të cilët pinë më pak apo fare kafe në ditë.

Ky studim vetëm sa ka përkrahur studimin e bërë më parë në universitetin e Harvardit në lidhje me metodat e mbrojtjes nga kanceri.

Kafja gjithashtu na ndihmon të kemi dhe veshkë të shëndosha. Studimi këshillon se njerëzit që pinë shumë kafe mund të zvogëlojnë mundësinë për kancerin e veshkave deri në 50%. E gjitha kjo vjen nga përmbajtja e kafes me këta përbërës si: kafestol, kahweol, acid klorogjenik dhe acid kafeik.

5. Lakra jeshile
the-6-best-cancer-fighting-foods-5
Perimet me gjethe të gjelbra si brokoli, lulelakra, lakra Brukseli, lakra etj janë ushqime që fuqishëm luftojnë kancerin. Kale është po ashtu pjesë e kësaj familjeme komponime të njohura si glucosinolates, të cilat ndihmojnë zvogëlimin e rrezikut nga kanceri, vecanërisht nga kanceri i zorrës së trashë.
Kale mund ta përdorni me një lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë uthull molle dhe pak kripë për shije. Këtë e përzieni dhe e piqni në furrë për 170 gradë për rreth 12 minuta. Më pas e hani të ftohtë.

6. Hudhra

Hudhra është e njohur për përfitimet kardiovaskulare dhe imunologjike. Gjithashtu mund të ndihmojë në humbjen e yndyrave. Hudhra e papërpunuar ndihmon parandalimin e kancerit, veçanërisht të stomakut, zorrës së trashë dhe kancerit të mushkërive. Një studim kinez tregon se konsumimi i hudhrës për dy herë në javë, zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive deri në 45%. Kjo është e vërtet edhe për duhanpirësit.
Gjithmonë preferohet marrja e hudhrës së papërpunuar përmes sallatave të ndrysheme. Kombinoni atë me domate dhe bruschetta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!