Dihet tashme qe problemi me i madh per femrat (pervec celulitit) eshte heqja e barkut, vecanerisht pasi jane bere nena. Cdo femer deshiron nje bark te dobet, me muskuj e te tonifikuar. Realizimi i kesaj deshire duket kaq e veshtire dhe stermunduese.

Kushtojini vetes vetem 10-minuta ne dite dhe ndiqni kete program te thjeshte e praktik pa qene nevoja te shkoni ne palester. Rezultatet? Bark i sheshte e pa dhjam, forcim i trupit ne pergjithesi, nxjerrja ne pah e formes se belit.

Per rezultate me te mira e te shpejta, konsiderojini keto ushtrime si pjese te rutines tuaj te perdishme ose konsiderojini si nje stervitje te vertete dhe praktikojini 3-5 here ne jave. Gjithcka ju duhet, eshte vetem nje litar dhe nje tapet.

Ky eshte cikli i ushtrimeve qe duhet te ndiqni per nje bark te dobet e te tonifikuar)

1. Hedhje ne litar
hedhje me litar Vetem 10 minuta per nje bark te dobet e te tonifikuar

Filloni nxehjen me 30 sekonda hedhje ne litar. Kjo do te perseritet pas cdo ushtrimi gjate ciklit.

2. Pozicioni V

Ngritja e kembes ve ne levizje muskujt me te poshtem te barkut (abdominalet rektus). Shtrihuni me kurriz, me kembe e duar te shtrira. Ngrini njekohesisht kemben e majte, trupin dhe prekni kemben me doren e djathte. E njejta gje me kemben tjeter. Vazhdoni me kete alternim per 30 sekonda. Me pas beni hedhje me litar per 30 sekonda.

3. Bashkoni gjunjet me berrylat

Ky ushtrim ve ne levizje te gjithe muskujt e trupit tuaj, perfshire muskujt e shpines dhe ato te legenit. Nese keto muskuj jane te forte, edhe pjesa tjeter duket me mire. Ju ndjeheni me mire, me energjike dhe dukeni me bukur.

Qendroni mbi pellembet dhe mbi majat e gishtave, te hapura sa gjeresia e shpatullave. Kurrizi dhe vithet te jene ne te njejtin nivel. Perthyeni gjurin e djathte ne drejtim te berrylit te majte (jo domosdoshmerisht ta preke ate). Shkoni ne pozicionin fillestar dhe perseriteni me kemben tjeter. Vazhdoni per 30 sekonda duke alternuar kembet.

Beni hedhje me litar per 30-sekonda.

4. Pilates

Ky ushtrim  klasik pilates, forcon shpinen dhe pjesen e brendshme te kofsheve.

Shtrihuni me kurriz, me gjunjet te perthyer ne kend 90º. Ngrihuni me duart e shtrira perpara, por pa levizuar kembet. Perseriteni 10 here kete ushtrim duke e kombinuar edhe me frymemarrjen.

Beni 30 sekonda hedhje me litar.

5. Ushtrimi i bicikletes


Ky ushtrim eshte shume i mire per muskujt e pjeses se poshtme te barkut. Levizjet e ngadalta djegin me shume energji dhe i mundojne me shume muskujt. Shtrihuni me kurriz, me gjunjet e perthyer ne kend 90º dhe me duart mbrapa kokes. Shkeputeni koken nga tapeti dhe filloni te levizni kembet sikur i jepni bicikletes, por kembet te jene te shtrira mire dhe levizjet te jene te plota. Ngrini njekohesisht kemben e majte dhe prekeni me krahun e djathte dhe e kunderta. Vazhdoni me alternimet per 30 sekonda.

Beni 30 sekonda hedhje me litar.

6. Pozicion anesor

Ky ushtrim ka efekt te dyfishte. Forcon dhe tonifikon pjesen e brendshme te komplet trupit dhe ndikon tek muskujt anesor te vitheve (gluteus medius). Gjithashtu dobeson belin dhe i jep pamjen e ores se reres (hourglass).

Mbeshtetuni mbi berrylin e majte, me kembet e shtrira e te bashkuara. Mbani sa me lart te mundeni trupin dhe vithet dhe ngrini kemben drejt sa me shume te mundeni. Beni 10 te tilla nga secila ane. Ne fund beni edhe 30 sekonda hedhje me litar.

E shihni nuk eshte dhe aq e veshtire dhe nuk kerkon shume kohe. Duhet vetem perkushtim dhe durim, e rezultatet do jene te dukshme ne nje kohe te shkurter.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!