Për të gabuar sa më pak që të jetë e mundshme, po ju sjellim një pasqyrë të pjesshme të gabimeve të zakonshme të cilat ndodhin me rastin e ushtrimeve. Mësoni dhe – shmangini!

Shmangja nga nxehja
Shmangja nga nxehja mund t’i vë në rrezik muskujt tuaj dhe mund t’i lëndojë seriozisht. Para se të filloni me ushtrimet, këshillohet të bëhen të paktën disa minuta nxehje, e cila i përgatit muskujt dhe i vë në atë pozitë që mos të kenë tërheqje. Ekspertët këshillojnë të ecim apo të vrapojmë në tapetën rrotulluese, ose ta ngasim biçikletën statike për 10-12 minuta. Dhe, kur filloni të djersiteni pak, kjo do të thotë se jeni gati t’iu qaseni ushtrimeve.

Mos lejoni ta teproni
Nëse vazhdimisht i bëni të njëjtat ushtrime, të njëjtin numër të përsëritjeve me të njëjtën peshë, atëherë do të vendnumëroni. Kur t’ju bëhen të lehta ushtrimet e caktuara, kur të mos djersini dhe kur të mos shihni përparim, do të thotë që ushtrimet ju janë bërë të lehta. Sfidojeni veten dhe shtoni peshën e ushtrimeve.

Tendoseni trupin
Kur ushtroni në kardio-makinë duhet patjetër të jeni aktivë. Nëse mbaheni për makinë për t’u mbrojtur nga rrëzimi, në vend që të mundoheni, uleni shpejtësinë dhe bëni ushtrimet siç duhet. Shtojeni shpejtësinë gradualisht.

Peshat e rënda / kondicioni i dobët
Kur të provoni të shtoni peshën e veglave me të cilat bëni ushtrime, duhet patjetër të jeni të vetëdijshëm që peshat ngrihen në seri lëvizjesh. Për sigurinë tuaj, gradualisht shtoni peshën e tyre.
Ideale është që gradualisht të bëhen ushtrime, duke i dhënë mundësi trupit që të përshtatet me ato pesha. .

Pushoni më shumë sesa që ushtroni
Periudhat për pushim duhet të zgjasin tamam aq sa të riktheni forcë të mjaftueshme për serinë e ardhshme të ushtrimeve. Mos e përdorni telefonin dhe mos bisedoni me të tjerët në palestër, përvishuni ushtrimeve.

Ushtroni që të mundë të hani
Gjatë vizitës së zakonshme në palestër mund të humbni 400 kalori, dhe pastaj të hani një hamburger me pomfrit dhe t’i ktheni menjëherë ato kalori që i keni djegur. Në atë mënyrë jo që nuk do të ruani peshën, apo të dobësoheni, por me siguri do të shtoni edhe më shumë peshën e trupit.

Stërvitja me stomakun bosh
Ekziston mendimi i përhapur gjerësisht se stërvitja është mirë të bëhet me stomakun bosh. Në fakt, sipas disa studimeve të fundit, gjatë stërvitjes trupi ka nevojë për sasi burimesh energjie, dhe në rastet kur ai nuk i gjen ato, atëherë ai i drejtohet rezervave që ka të pozicionuara në indin muskulor. Po kështu, niveli i ulet i sheqerit mund të shkaktojë momente trazirash në organizëm, prandaj rekomandohet që të konsumohet ushqim dy deri në tre orë përpara se të fillojmë stërvitjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!