Jo vetëm që janë të shijshme!

Kivit janë të vogla, por mos e lejoni madhësinë e tyre të vogël të ju mashtroj për të keq. Kjo super pemë, përmban benefite të shumta ushqyese. Si shtesë në ndonjë ushqim tjetër, kivi gjendet edhe si suplement që gjendet në formë të pluhurit apo kapsullës. Më poshtë lexoni për 7 arsye që ju duhet të hani Kivi.

  1. Përmban Vitamina C dhe E

Kivi është e pasur me vitamina C dhe E. 2 kivi të madhësisë së mesme rekomandohet të hahen çdo ditë, me atë rast ju do të konsumoni 230 përqind  vitamina C. Vitamina C njihet se rritë imunitetin dhe lufton stresin dhe mplakjen. Poashtu ndihmon në zhvillimin e eshtrave të forta, si dhe thithjen e hekurit nga organizmi, enët e gjakut, dhe dhëmbët.

Si shtesë për të mirat që përmban vitamina C, kivi përmban një formë të rralë pa yndyrë të vitaminës E. Ky është një antioksidant i jashtëzakonshëm që thuhet se ndihmon në zvogëlimin e yndyrës në gjak(Kolesterolit) dhe rritë imunitetin. Vitaminat C dhe E veprojnë të dyja si antioksidantë dhe po bëhen studime të mëtutjeshme për të gjetur mënyra se si të mbrohen qelizat nga qelizat kancorogjene.

  1. Përmban Serotoninë

Kivi përmban shumë Serotonin, një hormon që ndihmon në funksionet kardiovaskulare dhe të tretjes. Serotonina rritë të mësuarit, kujtesën, disponimin, dhe poashtu rregullon oreksin për ushqim. Serotonina thuhet që ndihmon në të pasurit e një gjumi shumë të mirë. Çka është më e rëndësishmja, serotonina  sjelljë një llojë gjallërie në mëngjes.

  1. Përmban Magnez dhe Kalium

Dëshironi të ndjeheni më mirë? Atëherë hani dy kivi dhe me këtë rast do të keni mundësinë të konsumoni 30 gramë  magnez. Magnezi është i rëndësishëm për funksionimin e muskujve dhe nervave, dhe rritë nivelin e energjisë trupore. Dhe me 20 përqind më shumë kalium se bananja, është një mënyrë e mirë për të u ushqyer me këtë mineral të rëndësishëm që ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut, parandalimin e rreziqeve të gurëve në veshkë, si dhe osteoporozën dhe sulmet në zemër.

KIWI-01

4.Ndikon në frymëmarrjë më të lehtë

Nëse nuk e keni ditur se sa herë merrni frymë në ditë, atëherë sipas një studimi të bërë nga një shoqatë amerikanë për luftimin e kancerit të mushkërive ka gjetur se mesatarja e frymëmarrjës në ditë është 20000 të tilla.Kjo i bie se është një punë goxha e madhe për sistemin respirator, dhe sipas këtij studimi, kivi mund të lehtësojë frymëmarrjen. Ky studim poashtu ka gjetur se fëmijët që hajnë kivi, kanë pasur më pak probleme me frymëmarrje të vështirësuar se ata që kanë nuk kanë ngrënë kivi. Kivi poashtu ndihmon në zvogëlimin e kollitjes nga ndonjë grip nëpër të cilin kaloni.

  1. Është i shëndoshë për sy

Kivi përmban fitokemikalin lutein. Luteina është një vitamin karotenoid që parandalon dobësimin e të pamurit me kalimin e moshës. Poashtu mbron syt nga dëmtime të ndryshme. Përshkak se trupi nuk mund të sintetizojë luteinën e nevojshme për shëndet, është e rëndësishme të merrni sa më shumë lloje të ushqimeve që përmbajnë lutein si për shembull kivi.

  1. Urra për një shëndet sa më të mirë

Kur flasim për benefite shëndetësore, është e lehtë për të thënë se është e gjelbërt. Kivi nuk ka yndyrë, dhe vetëm dy kivi përmbajnë më shumë fibra se drithërat. Kivi janë një zgjedhje e mirë për njerëzit që kanë nevojë të kenë një nivel të sheqerit në gjak – ato përmbajnë një indeks të glicemisë prej 52. Ato janë të freskëta, shijshmë dhe të mira për të mirëmbajtur shëndetin e zemrës, rregullimin e tretjes, dhe kontrollimin e yndyrës në gjak.

  1. Kanë shije të ëmbël

Kivit kanë shije të shijshme plotësisht natyrale. Mund ta përdorni kivin në sallata pemësh, ta përzieni me jogurt grek, si dhe ta kombinoni me dredhëza për një përzierje majhosh të shijshme.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!