Të gjithë kemi vështirësi të zgjohemi në mëngjes për të shkuar në palestër. Ushtrimet e mëngjesit janë si luftë me zërin tuaj të brendshëm që ju tregon vazhdimisht të rrini në gjumë dhe të jeni rehat në shtëpi. Edhe pse disa herë provoni ta mundni zërin tuaj të brendshëm, kjo është e vështirë. Ju keni qëllime për të arritur, kështu që më mirë zgjohuni dhe bëni ushtrimet e mëngjesit.
Në këtë artikull mund të gjeni 7 këshilla sit ë zgjoheni në mëngjes dhe të jeni të motivuar për ushtrime.

1. Largoni orën nga shtrati

Në vend se të leni orën afër shtratit, pse të mos e largoni atë në një qoshe të dhomës? Në këtë mënyrë, ju do të qoheni nga shtrati për ta fikuar atë sapo alarmi t’ju ketë bërë, gjë që do të lajmëroj trurin tuaj se është koha për t’u zgjuar.

2. Lejoni pak dritë

Kur të keni fikur alarmin dhe të jeni në këmbë, hapni perdet e dhomës dhe lejoni që drita natyrale të
hyjë brenda në dhomë. Nëse nuk jeni I vetëm në dhomë, atëherë dilni në koridor dhe nga aty emrrni dritën e diellit. Ndriqimi do t’ju përqoj disa mesazhe trurit për t’u zjguar dhe për të kuptuar se dicka është duke ndodhur.
morning motivation scr2
3. Bëni 10 pompa

Keni fikur alarmin, keni hapur perdet, tani duhet të bëni 10 pompa. Kjo do t’ju mundësoj të lironi pak endropin dhe do t’ju jep energji. Muskujt marrin kohë për t’u zgjuar, prandaj ky ushtrim do t’ju dhuroj atyre adrenalinën që ju nevojiteet për të filluar ushtrimet.

4. Hani një mëngjes të mirë

Ndoshta keni dëgjuar, por duhet të bindeni se mëngjesi është shujta më e rëndësishmë e ditës. Nuk ka rëndësi në cfarë kohe zgjoheni, të hani një mëngjes të mirë me shumë vlera ushqyese do t’ju rrisë energjinë që ju duhet për të vazhduar ditën. Disa ide të për mëngjes janë si qull tërshëre me të bardhë të vesë dhe fruta, omleti dhe protein.

5. Dëgjoni muzikë

Të filloni ditën duek dëgjuar muzikë është një shprehi shumë e mirë. Nuk keni nevojë të dëgjoni më zë të lartë për të gjithë, por dëgjoni muzikën tuaj të preferuar në iPod, kjo ju ndihmon të keni më shumë energji. Mund të dëgjoni edhe fjalime inspiruese të Eric Thomas apo Arnold Schëarzenegger, për të qenë më të motivuar për ushtrimet e mëngjesit,

6. Merrni pije
stimuluese

Nëse keni nevojë, merrni pije për para-ushtrime para se të shkoni në palestër. Përmbajtja e pijes do tju lirojë një sasi të caktuar të kemikaleve në trup për t’ju bërë gati mentalisht dhe fizikisht për trening. Kjo pije gjithashtu do të ushqejë muskujt tuaj për t’I qëndruara peshave që do të qoni.
morning motivation scr5
7. Shndrroni këtë në një takim

Nuk ka rëndësi kë takoni në palestër, por nëse keni bërë plan që të takoni dikë, nuk do të keni zgjidhje tjetër pos kësaj. Të dini se dikush është duke pritur pë rju në palestër, do t’ju motivojë të shkoni. Nëse keni nevojë, komunikoni me partnerin e palestrës dhe dakordohuni të takoheni në mëngjes ditëve të tjera dhe të shkoni bashkë në palestër.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!